Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Të bashkuar në rrugën e integrimeve

Shko poshtë

Berisha: Të bashkuar në rrugën e integrimeve Empty Berisha: Të bashkuar në rrugën e integrimeve

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 07, 2009 1:23 am

Berisha: Të bashkuar në rrugën e integrimeve



Berisha: Të bashkuar në rrugën e integrimeve --ber-ram
AAK e PD nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Ky Memorandum synon zhvillimin e bashkëpunimit të ngushtë midis dy partive politike, duke u bazuar në përcaktime programore të përbashkëta, të orientimit politik të qëndrës së djathtë për zhvillimin e demokracisë, ekonomisë së tregut të lirë, afirmimin e vlerave kombëtare dhe integrimin euro-atlantik.

Bota sot (Tiranë)
Kryeministri i Shqipërisë, z. Sali Berisha priti në një takim një delegacion të lartë të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i saj dhe ish-Kryeministër i Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Prishtinë, 6 gusht
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-kryeministri i Kosovës, z.Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtorë ka qëndruar për një vizitë zyrtare njëditëshe në Tiranë.
Kryetari z. Haradinaj dhe delegacioni i AAK-së, në përbërje nënkryetarët z. Ahmet Isufi dhe z. Naim Maloku, sekretari i përgjithshëm, z. Burim Ramadani, dhe sekretari organizativ, z. Blerim Kuçi, janë takuar me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe Shqipëri, sikurse edhe për bashkëpunimin e ndërsjell midis dy vendeve.
Anëtari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri njoftoi se kryetari Haradinaj dhe kryeministri Berisha nënshkruan edhe memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet PD-së dhe AAK-së, që për synim ka thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme në interes, pasi këto dy parti janë parti të djathta dhe si të tilla mund të ndihmojnë njëra tjetrën, e sidomos AAK përfiton nga politikat e mirëfillta ekonomike të djathta që PD-ja i ka bërë në qeverisjen e vet dhe që AKK-ja synon ti bëjë në qeverisjen e ardhshme në mënyrë që ta përafroj Kosovën me integrimet evropiane dhe të krijon infrastrukturë të fuqishme për zhvillimin e vendit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi