Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Policia nuk i lejon shqiptarët as të pastrojnë pronat e tyre

Shko poshtë

Policia nuk i lejon shqiptarët as të pastrojnë pronat e tyre Empty Policia nuk i lejon shqiptarët as të pastrojnë pronat e tyre

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 1:54 am

Policia nuk i lejon shqiptarët as të pastrojnë pronat e tyre

H. Syla e I. Shabani
Vazhduan tensionet në lagjen veriore “Kroi i Vitakut” të Mitrovicës


Policia nuk i lejon shqiptarët as të pastrojnë pronat e tyre BLLOKADA
Në fakt e tërë situatë është pasojë e të ashtuquajturit “rol i reduktuar i UNMIK-ut”, që siç po shihet tejkalon vlerësimet dhe parashikimet e institucioneve të Kosovës për të.

Mitrovicë, 7 gusht
Shqiptarëve të Kosovës në veri nuk iu lejohet as të pastrojnë mbeturinat e rrënojave të shtëpive të djegura dhe shkatërruara nga serbët. Pavarësisht që ata kishin paralajmëruar se të premten do të punonin në shtëpitë e tyre, të paktën sa për të pastruar mbeturinat. Policia e Kosovës me përkrahje edhe të pushtetit lokal, të premten mbylli rrugën për qarkullimin e shqiptarëve në lagjen “Kroi i Vitakut”.
Zyrtarisht thuhet se Policia e Kosovës e stacionit verior në Mitrovicë, për shkaqe sigurie, nuk i ka lejuar të premten shqiptarët të vazhdojnë punët për pastrimin e pronave të tyre në lagjen veriore “Kroi i Vitakut”.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi ka kërkuar nga banorët e lagjes “Kroi Vitakut” që deri të hënën të mos punohet në pronat e tyre për rindërtimin e shtëpive për arsye të sigurisë jo të plotë. Por, i pari i komunës së Mitrovicës ju premton banorëve se të hënën do të ketë një siguri të plotë nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës. Në fakt e tërë situatë është pasojë e të ashtuquajturit “rol i reduktuar i UNMIK-ut”, që siç po shihet tejkalon vlerësimet dhe parashikimet e institucioneve të Kosovës për të. Por, në qeverinë e Kosovës askush nuk e hap telefonin për të dhënë përgjigje për këtë, as në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ashtu sikur kishin paralajmëruar, banorët e lagjes kishin dalë pikërisht në orën 8:30 minuta në lagje, bashkë me punëkryesit dhe makinerinë përkatëse, për tu nisur drejtë pronave të tyre, në brendi të lagjes, fare afër shtëpive ku tani jetojnë serbët, por kishin hasur në pengesa, përkatësisht në automjetin e policisë të vendosur midis rrugës, për të mos lejuar shkuarjen në pronat e tyre.
Hasan Vitaku, njëri nga banorët e lagjes, i cili bashkë me vëllezërit ka aty mbi pesë hektarë tokë, tha se të gjithë ishin të gatshëm dhe të vendosur që të shkojnë në pronat e tyre, për të vazhduar pastrimin dhe bërjen gati për fillimin e rindërtimit, por që ishin penguar nga përfaqësuesit e KFOR-it, EULEX-it, UNMIK-ut dhe policisë së Kosovës. “Na thanë se hë për hë nuk mund të vazhdojmë pastrimin e shtëpive, për shkaqe sigurie, pasi që serbët që jetojnë aty afër, nuk po pajtohen që ju të punoni”, tha i mllefosur Hasani. Ai bëri të ditur se banorët e tubuar kërkuan me këmbëngulje që tu krijohen mundësitë për të punuar, sepse kthimi në shtëpitë e tyre është një e drejtë elementare njerëzore, e jot u bëhen pengesa banale dhe johumane. “Jo, nuk bënë assesi të shkohet për të punuar, derisa të bëhet një zgjidhje, përkatësisht të merren vesh përfaqësuesit e shqiptarëve dhe ata të serbëve”, tregoi Hasani. Për Hasanin dhe familjen e tij 10 anëtarësh, bashkë me të vëllain, këto dhjetë ishin shumë të rënda, sepse ishin të detyruar të jetojnë në kushte jonjerëzore. “Vetëm për qira gjatë këtyre viteve kam shpenzuar 18.000 euro, ndërkohë që kam ndërruar tetë lagje. Me këto para do ta ndërtoja një shtëpi të re dhe nuk do të maltretohesha. Kjo është johumane nga ana e atyre që po pengojnë dhe atyre që nuk kanë ndërmarrë masa për zbatimin e ligjit”, u shpreh i mllefosur Hasani. Po në orët e mëngjesit, në të njëjtin vend kishin dalur edhe përfaqësues të strukturave paralele serbe dhe administratori i UNMIK-ut për pjesën veriore të Mitrovicës, Jarosllav Kozak, i cili u kishte sjellë atyre lejen e ndërtimit të ndërtesave shumëkatëshe. Madje Kozak në një moment, ju tha serbëve, se përse po pritni e nuk po i sjellin makinat për të punuar, afër shtëpive shqiptare, kur tani e keni lejen. Dhe në atë moment, përfaqësuesi i të ashtuquajturit qark i Mitrovicës, Nedelko Radenkoviq i ftojë punëkryesit serbë që të nisin makinerinë për të ardhur, gjë që edhe ndodhi. Por, as ata, deri në mesditë, nuk u lejuan nga policia që të shkojnë për të punuar afër shtëpive shqiptare, për shkaqe, po ashtu sigurie. Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi, i cili rreth orës 11:00 arriti në lagje, ritheksoi edhe njëherë se e drejta e qytetarëve për kthimin në pronat e tyre është e pakontestueshme dhe se për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara gjatë luftës, nuk ka nevojë për ndonjë leje. “Do të presim deri të hënën dhe kjo pritje ka të bëjë më shumë me një respektim reciprok të një marrëveshjeje për shkaqe të sigurisë. Jemi shumë të vendosur që punimet të vazhdojnë dhe njëkohësisht shumë të ndërgjegjshëm që ato të kryhen pa probleme”, tha Rexhepi. Sipas tij, të hënën KFOR-i, Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës duhet të bëjnë sigurimin e punimeve dhe të pengojnë personat të cilët janë të interesuar që në këtë lagje të shkaktojnë probleme. Në lagje i ashtuquajturi drejtor i urbanizmit në veri të Mitrovicës, Dragan Spasojeviq, deklaroi se paraprakisht duhet të respektohet procedura e rregullave të urbanizmit. Ai përmendi certifikatat e pronave, projektin ideor dhe një varg dokumentesh tjera, për të cilat, siç tha ai, pala serbe sot i ka siguruar dhe pritet që punën ta fillojnë menjëherë, ndërsa shtoi se është duke u punuar që kjo procedurë të kryhet sa më shpejtë edhe për palën shqiptare në mënyrë që edhe ata të fillojnë punimet sa më parë. “Duam që “Kroi Vitakut” të jetë një punishte e madhe dhe shembull i mirë për të gjithë. Për shkak të mosmarrëveshjeve të ndryshme kemi vuajtur me vite, andaj jemi duke kërkuar marrëveshje për të dyja palët”, tha Spasojeviq. Rasim Veseli, drejtor i Drejtorisë për infrastrukturë, theksoi se punimet në këtë pjesë të lagjes janë ndërprerë përkohësisht për të mos ardhur deri te ndonjë incident. “Jemi duke provuar të arrijmë një zgjidhje për fillimin e punimeve pa konflikte, madje edhe nëse presim dy-tri ditë”, u shpreh Veseli. Ai shtoi se pala serbe gjithmonë ka zvarritur punimet me kërkesa të tilla burokratike. Ndërkaq, Jarosllav Kozak, administrator i UNMIK-ut në veri të Mitrovicës, nënvizoi se për rindërtimin e shtëpive kanë të drejtë të dyja palët, mirëpo duhet të bisedojnë paraprakisht dhe të arrijnë marrëveshje në mes tyre në lidhje me këtë, në mënyrë që gjatë punimeve mos të ketë incidente të mundshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi