Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kelmendi: Padi kundër Del Pontes

Shko poshtë

Kelmendi: Padi kundër Del Pontes Empty Kelmendi: Padi kundër Del Pontes

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 08, 2009 2:14 am

Kelmendi: Padi kundër Del Pontes



Kelmendi: Padi kundër Del Pontes Ji-490x320


Nga Express

Ministrja kosovare e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi ka thënë se nisja e hetimeve nga Këshilli i Evropës lidhur me pretendimet serbe për trafikim organesh të civilëve serbë nga kryengritësit shqiptarë gjatë luftës, ka prapavijë politike. Ajo nuk përjashton mundësinë që të përgatisin një padi kundër shpifjeve të Carla Del Pontes. Ministrja Kelmendi tha se hetimet e Tribunalit të Hagës kanë dëshmuar se akuzat e ngritura nga Beogradi janë të pavërteta.

Në një intervistë për BBC-në, ajo përjashtoi mundësinë që pjesëtarët e ish UÇK-së të jenë marrë me trafikim organesh të serbëve. Reagimi i ministres së drejtësisë vjen në kohën kur i dërguari i Këshillit të Evropës, Dick Marty po viziton rajonin në kuadër të hetimeve për akuzat e ngritura nga Beogradi dhe të publikuara në librin e ish kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte. Ministrja Kelmendi tha se nisja e hetimeve nga Këshilli i Evropës për krime lufte në Kosovë përbën precedent në praktikat e kësaj organizate.

“Kjo çështje është hetuar disa herë nga Tribunali për Krime Lufte në ish Jugosllavi i themeluar në Hagë dhe nuk ka rezultuar që luftëtarët e UÇK-së të kenë marrë ndonjë veprim në drejtim të hetimit që tani është duke u bërë nga Këshilli i Evropës. Nga ana tjetër, Këshilli i Evropës është i përbërë nga 46 shtete, që të gjitha ato janë anëtare të OKB-së”, tha ajo.

Tribunali i Hagës sipas Kelmendit është themeluar me rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, andaj është shumë e çuditshme se si as Tribunalit të Hagës nuk i besohet për përfundimin e hetimeve dhe për mosgjetjen e asnjë prove, qoftë edhe të një prove të vetme, përkitazi me krimet për të cilat po dyshohet tash dhe po tentohen të mblidhen fakte.

“Thjesht këtu shihet qartazi se është ndikimi i Serbisë, sepse Serbia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe e shfrytëzon pozitën e vet e të qenurit anëtar aty, ka gjetur një grup për të lobuar që të lëviz kjo çështje dhe ajo ka filluar”, shtoi ajo.

Ministrja Kelmendi tregoi se institucionet e Kosovës nuk kanë qenë zyrtarisht të informuar, as si prokuroria e Kosovës.

“Ne kemi tre persona të burgosur nën dyshimin se u kishin ofruar sasi të mëdha parash njerëzve për të dhënë dëshmi jo të vërteta se kishin qenë viktima të trafikimit me organe të serbëve gjatë luftës në Kosovë. Kjo do të vërtetohet në bazë të gjykimit të këtyre personave, pa dashur që të paragjykoj se këta janë fajtorë, por megjithatë vet fakti që ata mbahen në paraburgim bën që të përfundosh se ekziston një dyshim i bazuar se ata janë të involvuar në montimin e provave dhe për montimin e provave, Serbia është gjithmonë lojtare e mirë”, theksoi Kelmendi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi