Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga Republika e Kosovës

3 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 2:29 am

Terrorizonte shqiptarët në veri

Hysni Syla, BOTA SOT
Arrestohet një serb për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm
Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Sh_b
Një i dyshimtë, 33-vjeçar, i nacionalitetit serb, është arrestuar të premten në lagjen “Lumëbardhi” të pjesës veriore të qytetit dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, për shkak të të shtënave me armë zjarri, njoftuan burimet e policisë rajonale në Mitrovicë. Zëdhënësi i kësaj policie, togeri Besim Hoti, tha se policia është informuar se një person i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në drejtim të një objekti në lagjen e lartpërmendur. Njësitë patrulluese të policisë së Kosovës, të stacionit veri në Mitrovicë, fillimisht kanë kontrolluar lokacionin ku ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri, por me këtë rast nuk kanë vërejtur dëme materiale të shkaktuara. Hetuesit policor, së bashku me teknikët e kriminalistikës, të cilët kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes, kanë identifikuar dhe marrë si pjesë të provave materiale një gëzhojë të kalibrit nëntë milimetra, që besohet të ketë qenë përdorur në këtë rast”, ka thënë Hoti. Ai ka bërë të ditur se njësiti patrullues i policisë në veri të Mitrovicës, ka arritur që përmes përshkrimit të dhënë për veturën e dyshuar të përfshirë në rast, të ndalojë dhe të identifikojë ngasësin 33-vjeçar, i cili është dërguar në stacionin policor në veri të Mitrovicës për intervistim, por policia nuk ka arritur që të identifikojë armën e cila ishte e përfshirë në rast. Pas deklaratës së dhënë në polici, i dyshuari është liruar, ndërkohë që rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe i është dorëzuar hetuesve policorë për procedim të mëtejmë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 1:20 am

Haradinaj shprehet i gatshëm të ndihmojë për arritjen e paqes në Ugandë


Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Sh_b

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 _ramushharadiaj


Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, konfirmon lajmet që janë prezantuar në disa media vendore dhe ndërkombëtare rreth mundësisë së angazhimit të tij si ndërmjetësues në dialogun në mes të Qeverisë së Ugandës dhe Forcave Demokratike Aleate në Ugandës (ADF).
Zotëri Haradinaj preferon që për këtë çështje Qeveria e Ugandës dhe Forcat Demokratike Aleate në Ugandës (ADF) të deklarohen, kurse ai vet është i gatshëm që në këtë proces të ndihmojë për arritjen e paqes.
Në një moment të volitshëm në të ardhmen, z. Haradinaj do të jap edhe sqarime më të hollësishme për këtë proces, thuhet në një komunikatë për opinion të lëshuar sot nga Zyra për informim e AAK-së.
Javën që shkoi, agjencia e lajmeve France-Press ka njoftuar se emri i zotit Haradinaj është propozuar nga rebelët myslimanë në Ugandë, për të ndërmjetësuar në bisedimet paqësore me qeverinë në Kampala.
Zëdhënësi i Forcave Demokratike Aleate, Assad Mukasa pati thënë se “kanë zgjedhur Haradinajn për shkak të përvojës së tij”.
Emri i tij nuk është kundërshtuar as nga qeveria në Kampala. Ministri për punë të brendshme në Uganda, Matia Kasaija, pati thënë se “nuk kemi kundërshtim mbi këtë përzgjedhje”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2009 3:11 pm

S’ka më eskorta të UNMIK’ut
Oliver Ivanovic thotë se zyrtarët e Serbisë kurrë nuk kërkojnë leje për të hyrë në territorin e Kosovës, por vetëm përcjellje policore nga UNMIK’u. Misioni i OKB’së thotë se tash nuk mund të ofrojë më këtë shërbim, sepse nuk ka policë. Të gjitha kërkesat ia përcjell Qeverisë së Kosovës dhe EULEX’it.

Nga Express më 23.02.2009 në ora 11:59

Zyrtarët e Serbisë kurrë nuk kërkojnë për leje për të hyrë në Kosovë pasi ajo është pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Kështu ka deklaruar Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanovic, duke iu përgjigjur deklaratave të Qeverisë së Kosovë se ajo ka ndaluar hyrjen e Ministrit Goran Bogdanovic në territorin e vendit.

“Përderisa ka përfaqësues ndërkombëtarë këtu, neve nuk ka duhet leje për të hyrë”, ka thënë Ivanovic.

“Ata nuk mund të na ndalojnë të hyjmë dhe as që do t’i respektojë dikush ndalesat e tyre eventuale”, ka shtuar Ivanovic.

Zyrtarët e lartë kosovarë madje kanë thënë se ky është vetëm fillimi dhe se do të marrin masa të rrepta për të ndaluar hyrjet e zyrtarëve serbë të cilët nuk respektojnë Kushtetutën e Kosovës.
Lideri serb Ivanovic ka nënvizuar se ai ishte i brengosur se ky në fakt “është fillimi i një konflikti që shqiptarët e Kosovës po e shtyjnë me qëllim”.

Sipas tij, drejtuesit shqiptarë po e tërheqin vëmendjen e opinionit të tyre publik nga gjendja e vrazhdët ekonomike duke “nisur telashe”.
“Zyrtarët e Serbisë që udhëtojnë në krahinë flasin me UNMIK’un, jo për të marrë leje, por për të kërkuar përcjellje”, ka insistuar Ivanovic. “Ata e bëjnë këtë pasi objektivisht nuk ndihen të sigurt përderisa vizitojnë enklavat serbe dhe, përgjithësisht, komunitetin serb”.

Kështu, Ivanovic ka thënë se Ministri Goran Bogdanovic kishte kërkuar përcjellje dhe jo leje për të udhëtuar.
“Ajo përcjellje nuk i është aprovuar, nuk e di për çfarë arsye. Nuk ka sqarim zyrtar”, ka thënë Ivanovic.

Sipas një linje, refuzimi i përcjelljes është shtyrë nga faktorë perëndimorë në Kosovë për shkak të refuzimit të liderëve në Serbi për të takuar një Përfaqësues të Bashkimit Europian në Beograd.
Zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë thonë se ata nuk munden më t’i ofrojnë shërbimet e përcjelljes asnjë delegacioni që viziton vendin, prandaj as Serbisë, për shkak se ky mision nuk ka më në dispozicion asnjë polic.

Për këtë arsye, sipas tyre, çdo kërkesë të këtillë UNMIK’u e përcjell tek Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe EULEX’i.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 25, 2009 12:24 am


Rusia mund ta njohe Kosoven pas Serbise

24.02.2009
Ambasadori rus ne Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, deklaroi se Moska mund te njohe pavaresine e Kosoves, por jo perpara Serbise. Deklarata pason pohimet e kryeministrit Thaci, sipas te cilit edhe Rusia mund te pranoje pavaresine e shtetit te ri.
"Mund ta shqyrtojme kete ceshtje, por jo para se Serbia ta njohe Kosoven", eshte shprehur Chizhov per nje te perditshme te Beogradit.

Diplomati rus megjithate nuk eshte optimist per njohje te reja. “Brenda BE-se pese shtete nuk e kane njohur Kosoven. Disa prej tyre mbajne qendrime te palekundura, madje edhe nese Beogradi e ben kete”, tha ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 27, 2009 3:48 am

Demaçi kërkoi një truall për Pallatin e Teatrit dhe Operës

Bota Sot
Mjetet për ndërtimin e një objekti të tillë i ka premtuar Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së.
Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Sh_b
Kryetari Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, sot prit në një takim veprimtarin, Adem Demaçi, i shoqëruar nga Shefqet Sylejmani, këshilltar komunal. Kryetari Mustafa, i uroi mirëseardhje z. Demaçi, dhe e informoi atë për punën dhe aktivitet e Komunës së Prishtinës.
Në këtë takim Demaçi, kërkoi nga kryetari i Prishtinës, gjetjen e një trualli në qendër të Prishtinës, për ndërtimin e Pallatit të Teatrit dhe Operës.
“Prishtina ka nevojë të madhe për një objekt të tillë, dhe është mirë të gjendet në lokacion në qendër të qytetit, tha Demaçi, duke shtuar se mjetet për ndërtimin e këtij pallati i ka të premtuara nga z. Bengjet Pacolli, kryetar i AKR-së.
“Pajtohem se është më se e nevojshme që Prishtina ta ketë një objekte të tillë, tha kryetari Mustafa. “Ne do të bisedojmë edhe me udhëheqjen e ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe me urbanistët tanë, me qëllim të gjetjes së një lokacioni të përshtatshëm për ngritjen e këtij objekti, tha kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa. Kryetari Mustafa dhe veprimtari Demaçi, u pajtuan që të vazhdojnë takimet deri në finalizimin e kësaj iniciative.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2009 1:17 am

Gjendja katastrofë në komuna, kryetarët lëvdojnë vetveten

Albulenë Neziri, BOTA SOT
Asociacioni i komunave debaton për suksese

Kryetarët e komunave, të organizuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës, kanë debatuar të premten në një takim të tyre të rregullt, të kryesuar nga Bajram Rexhepi, kryetar i këtij asociacioni. Rexhepi përmendi sukseset e Asociacionit të Komunave të Kosovës gjatë vitit 2008, siç është implementimi i projektit rreth trajnimit te anëtarëve të rinj, duke përmendur trajnimin e më se 900 anëtarëve të asambleve komunale. Rexhepi përmendi edhe debatet e organizuara për Kushtetutën e Kosovës, pjesëmarrje në grupet punuese të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, e projekte të tjera. Kryetari i AKK-së përmendi edhe shumë suksese të tjera, si nënshkrimi i marrëveshjeve të ndryshme me Slloveninë dhe me qytete të ndryshme të Evropës.
Fjalë superlative për këtë Asociacion thanë edhe Sadri Ferati, ministër i MAPL-së, Susan Fritz, drejtoreshë e misionit të USAID-it për Kosovë, Verner Almhofer, kryesues i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Krenar Loshi nga UNDP-ja etj.
Të gjithë folën me krenari për rezultate, në ndërkohë që gjendja reale në komunat e Kosovës vazhdon të mbetet e pandryshueshme. Kështu nëpër zyrat e komunave edhe më tutje ka burokraci të tepruar, nëpër rrugët e qyteteve plot baltë e gropa, ndërkaq edhe ata pak veta që gjejnë punë, e bëjnë këtë falë lidhjeve familjare apo përkatësive politike.
Kjo është gjendja në terren, ndërkaq në konferencat e kryetarëve të komunave në Prishtinë, gjithçka është në rregull, gjithçka shkëlqen!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2009 1:48 am

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Jetmir_idrizi_ramush_haradinaj_ne_suharek3-490x320

Ramush Haradinaj (Foto: Jetmir Idriyi)


Haradinaj: Thaçi, kryeministër shumë i dobët


Nga Express më 26.02.2009 në ora 10:00

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e konsideron Hashim Thaçin si një kryeministër shumë të dobët. Në një intervistë për “Koha Ditore”, ish-kryeministri i Kosovës e ka akuzuar kryeministrin dhe Qeverinë aktuale se janë duke i ka shkaktuar humbje Kosovës dhe njerëzve të vendit.

“Unë mendoj se kryeministri Hashim Thaçi është shumë i dobët, jashtëzakonisht i dobët si kryeministër, si qeveritar i dobët për të udhëhequr një qeveri të vendit. Dhe me këtë cilësi të dobët ai i ka shkaktuar humbje Kosovës dhe njerëzve të vendit”, ka thënë Haradinaj.

Sipas liderit më të zëshëm opozitar, një kryeministër, duke e ditur agjendën sa e madhe është, “nuk e ka luksin për t’u ngushtuar në shërbyesit e vet lojal në tipin e Hajredin Kuqit, dhe tipave të tjerë që i ka”.

“Kryeministri Thaçi si përgjigje ka gjetur cilësimin tonë jokonstruktiv ose destruktiv dhe edhe të shprehjet që ne duam dhunë në Kosovë”, ka thënë Haradinaj, duke folur për raportet e tij me kryeministrin Hashim Thaçi, i cili tërthorazi e kishte quajtur AAK-në “opozitë destruktive”.

Ai ka akuzuar Qeverinë që nuk ka një plan, kështu që si rezultat i këtij mosprani ka edhe korrupsion.

Haradinaj ka folur edhe për ofertën e rebelëve të Ugandës për të negociuar përderisa ka thënë se një ftesë e tillë e ka zënë në befasi. “T’ju them të drejtën, edhe për mua ka qenë një lloj befasie kërkesa që ta ndihmojë konfliktin atje. Këtu me siguri se përvojat e njerëzve e të zyrtarëve ndërkombëtarë që kanë shërbyer në vend, pastaj zhvillimet rreth meje ndoshta kanë krijuar pozicionin e mundshëm për të qenë adekuat për një krizë siç është ajo”, ka thënë Haradinaj, në intervistën për KD.

Ish-kryeministri ka folur edhe për planin e tij për integrimin e veriut. “Ka një politikë të gradualitetit nga ndërkombëtarët me shpresë se Serbia bëhet me tolerante, më e moderuar në qëndrimet e saj ndaj veriut me shpresë që vet gjendet zgjidhet gjendja. Kjo ka qenë praktika e UNMIK-ut. Për fat të keq kjo është ngulitur edhe në mendjen e udhëheqësve institucionalë të Kosovës”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2009 12:13 am

Hallakamë në RTK
Plas sherri brenda punëtorëve të RTK-së. Çështjet e pazgjidhura për shumë vite, kanë shpërthyer të mërkurën. Këto probleme janë të llojeve të ndryshme dhe fillojnë nga ato teknike e deri tek mos marrëveshjet për emërime të drejtorëve.

Nga J. Musliu më 04.03.2009 në ora 16:09

Brenda punëtorëve të televizionit të vetëm publik në vend (RTK), për të cilin çdo muaj secila familje kosovare duhet të paguajë nga 3.5 euro, ka plasur i sherri i cili duket se është mbledhur për shumë vjet.

Por ky televizion është para kolapsi teknik. Së paku kështu thotë Gazmend Elshani, kryetar i Sindikatës së Pavarur të RTK-së.

Sipas tij, ka tetë vjet që nuk janë bërë investime dhe RTK ndërkohë që sipas Unionit të Transmetuesve Publik Evropian (EBU), deri në vitin 2012, RTK-ja duhet të digjitalizohet.

“Ne nuk jemi kerkund. RTK-ja po rri thjesht në këmbë dhe veç sa nuk është rrezua”, thotë Elshani për Express.

Por brenda këtij televizioni, situate nuk është kaq e thjeshtë. Përkundrazi, aq shumë e komplikuar është situata aty, sa vështirë të merret vesh se çfarë realisht është duke ndodhur.

Një grup i punëtorëve të televizionit, ka akuzuar të mërkurën drejtuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, për publikim të problemeve në opinion dhe shndërrimit të tyre në klan.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 08, 2009 1:15 pm

KOSOVË - VLERËSOHET LART KONTRIBUTI I ARSIMIT DREJT LIRISË DHE PAVARËSISË NË DITËN E MËSUESIT

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 432020143
Arsimtarët e Kosovës, brez pas brezi, kanë qenë në ballë të lëvizjeve tona shekullore për çlirim dhe përparim, tha sot kryeministri Hashim Thaçi në një aktivitet të zhvilluar në Universitetin e Prishtinës, me rastin e Ditës së Mësuesit. "Kjo ditë mbart dy dimensione të pandashme në historinë e shkollës shqipe: përkushtimin për dije dhe sakrificat për liri dhe shtet të pavarur. Historia e rrugëtimit tonë drejt lirisë nuk mund të ketë kuptim pa kontributin e arsimtarëve kosovarë", tha Thaçi. Ai më tej theksoi detyrat dhe sfidat e reja të arsimit kosovar, të cilat kërkojnë përkushtim dhe dije, edhe pas zhvillimeve historike të pavarësisë së Kosovës, të shpallur para më shumë se një viti. "Sot Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i ndërtuar mbi parimet dhe vlerat e demokracisë. Përpara kemi detyra të mëdha të konsolidimit të shtetit dhe zhvillimit ekonomik. Në këtë rrugëtim kemi vetëm një alternativë, alternativën e suksesit", theksoi kryeministri kosovar. Kosova, me më shumë se 500 mijë nxënës dhe studentë, ka festuar Ditën e Mësuesit, 7 Marsin, me një sërë veprimtarish të tjera. Me rastin e kësaj feste të shënuar u hap gjithashtu një ekspozitë fotografike mbi rrugën e mundimshme të arsimit kosovar në periudha të ndryshme kohore, një aktivitet i organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe shkolla fillore "Hasan Prishtina " në Prishtinë. Po sot u përurua një shkolle e re në Prizren dhe një mbajt një koncert në Mitrovicë nga nxënësit e shkollës së muzikës "Tefta Tashko". "Dita e Mësuesit, që lidhet me 7 Marsin e vitit 1887 kur u hap shkolla e parë shqipe në Korçë, nuk ishte rastësi, por fryt i përpjekjeve për shkollën dhe arsimin shqip", tha kryetari i komunës së Mitrovicës, Bajram Rexhepi në veprimtarinë qendrore në këtë qytet, duke folur për rrugën e lavdishme të arsimit shqiptar ndër vite.Burimi / Autori i lajmit : ShtypiDites
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 08, 2009 1:24 pm

PRISHTINË - MER DETYRËN AUDITUESI I PËRGJITHSHËM I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 552257266

Suedezi Lars Lage Olofsson mbërriti në Kosovë dhe mori postin e Audituesit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Ai ishte emëruar nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICO), Pieter Feith, më 19 janar 2009.
"Jam i nderuar dhe i gëzuar që me jepet mundësia për të marrë pjesë dhe shtuar vlera në procesin e ndërtimit të mëtejshëm të qeverisjes së mirë dhe llogaridhënies në sektorin publik në Kosovë. Pres një bashkëpunim të mirë dhe të frytshëm si me legjislativin, ashtu edhe me ekzekutivin", u shpreh Olofsson, i citur sot në një njoftim të zyrës së ICO-së.
Ndërkohë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar i ka uruar mirëseardhjen suedezit Olofsson duke theksuar se "biografia dhe formimi i tij dëshmojnë për standartet e tij të larta profesionale dhe unë kam besim të plotë se ai do të kontribuojë në ngritjen në shkallë më të lartë të efikasitetit dhe të transparencës në institucionet e Kosovës".
Ai ka shtuar se "një Auditues i Përgjithshëm i pavarur dhe efektiv është i rëndësishëm edhe për të risiguruar investitorët dhe donatorët ndërkombëtarë dhe ndihmuar në promovimin e zhvillimit ekonomik të vendit."
Lars Lage Olofsson është shtetas i Suedisë. Ai ka përvojë 25-vjeçare në auditimet e jashtme, menaxhimet dhe kontrollet financiare në sektorin publik dhe organizatat ndërkombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Gur Kepi Mon Mar 09, 2009 9:50 am

serbët plagosin tetë policë shqiptarëLajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 ++++policia
Serbët plagosin tetë policë shqiptarë

Nga raportet e deritanishme tetë policë janë të lënduar lehtë në duar, kokë dhe pjesë tjera të trupit si pasoj e gjuajtjes me gurë dhe mjete tjera të forta nga ana e protestuesve. Ndërsa ende nuk ka informata zyrtare se sa nga protestuesit janë të lënduar.

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Sh_b
Rreth 350 protestues serbë të fshatit Shillovë të Gjilanit kanë protestuar edhe të dielën për 2 orë kundër KEK-ut, dhe kanë tentuar edhe njëherë të bllokojnë magjistralen Gjilan-Bujanoc.
Ata me këtë rast edhe kanë hedhur gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të policëve.
Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, toger Ismet Hashani tha se si pasojë e gjuajtjeve me gurë dhe mjete të tjera të forta nga ana e protestuesve në drejtim të policisë, janë lënduar tetë policë, ndërkohë që policia ndaj këtij veprimi të protestuesve ka reaguar me masa proporcionale duke penguar turmën që të dalin në rrugën kryesore, në magjistralen Gjilan – Bujanoc.
“Rreth 300 – 350 protestues fillimisht ishin grumbulluar para fabrikës për ruajtjen e pemë perimeve (Frigoriferit), në Shillovë të Gjilanit, më pastaj masa ka marshuar drejt udhëkryqit të fshatit dhe magjistrales Gjilan-Kamenicë duke depërtuar me forcë kordonin e policisë dhe duke hedhur gurë dhe mjete tjera të forta në drejtim të policëve”, ka thënë Hashani.
Ai tha se nga raportet e deritanishme tetë policë janë të lënduar lehtë në duar, kokë dhe pjesë tjera të trupit si pasoj e gjuajtjes me gurë dhe mjete tjera të forta nga ana e protestuesve. Ndërsa ende nuk ka informata zyrtare se sa nga protestuesit janë të lënduar.
“Dy protestues më të dhunshëm, një burrë dhe një grua, që të dy të nacionalitetit serb banor të fshatit Shillovë, janë arrestuar nga policia dhe pas intervistimit në stacionin policorë në Gjilan ata janë liruar”, ka thënë Hashani. Ai tha se, masa është shpërndarë rreth orës 14.00 duke brohoritur “Duam rrymë”.
Gur Kepi
Gur Kepi

Numri i postimeve : 59
Age : 71
Registration date : 08/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 11, 2009 11:12 am


Serbet bllokojne magjistralen Prishtine - Mitrovice


11.03.2009
Dhjetëra serbë të fshatit Prelluzhë kanë bllokuar për një orë rresht magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, në shenjë pakënaqësie, për shkak se Korporata Energjetike e Kosovës ua ka ndërprerë energjinë elektrike.
Rruga magjistrale ka qenë e bllokuar për një orë, nga 20:00 deri në 21:15. Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë munduar t’i qetësojnë protestuesit dhe të mbajnë rendin.

Protestuesit në fund janë shpërndarë. Ndërkohë, zyrtarë të KEK-ut thonë se në këtë fshat ka pasur disa prishje, të cilat kanë shkaktuar ndaljen e rrymëse atje.

Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut,tha për Express se në këto raste, KEK-u nuk bën riparimin, derisa të shlyhen borxhet që konsumatorët kanë ndaj KEK-ut

“Ka pasur prishje. KEK-u nuk bën riparimin e prishjes nëse nuk i përgjigjën konsumatorët me pagesë të energjisë elektrike. Kjo vlen për të gjithë konsumatorët e KEK-ut”, tha Buzhala,për Express.

Sipas tij, ditë më parë të njëjtin problem e kanë pasur dhe fshatrat shqiptare.

“Kemi rastin fundin në Miloshevë, edhe nuk u riparua dalja, deri në momentin kur ata kanë filluar të paguajnë pagesën e energjisë elektrike”.

Të dielën nga ora 12:00 deri në ora 14:00 në fshatin Shillovë, komuna e Gjilanit, fshat i banuar me popullatë etnike serbe, ishte mbajt një protestë ngjashme. Për disa ditë rresht serbët kishin bllokuar rrugët, në shenjë protestë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 14, 2009 3:19 pm

Kyreqytetit të Kosovës,Prishtinës i shtohen edhe 1,20 ha, gjelbërim
Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Lagja-dardania-prishtine
PRISHTINË,13 MARS 2009-Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë Civile, Bajram Bujupi, nesër më 14 mars, në orën 12.00, do të marrin pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të rehabilitimit dhe gjelbërimit të një sipërfaqe prej 1, 20 ha, në lagjen “Dardania”( në afërsi të Bashkësisë Lokale, rruga “Lekë Dukagjini”). Rehabilitimin, gjelbërimin, mbjelljen e fidanëve dhe drunjtëve do ta bëje N.K. “Hortikultura”, ndërsa shtrimi i shtigjeve për këmbësor do të kryhet nga Drejtoria për Infrastrukturë Lokale. Ky projekt Komunës së Prishtinës do t’i kushtoj mbi 70 mijë euro, njofton Zyra për Informim pranë Komunës së Prishtinës.

Hajdin ISLAMI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 17, 2009 12:05 am

Deputetëve serbë u ndalohet hyrja në Kosovë
Shtatë deputetëve serbë të Parlamentit të Serbisë, u është ndaluar hyrja për në Kosovë nga policia e Kosovës, pasi që nuk kanë respektuar procedurat e parapara me ligj. Këta deputetë ishin nisur për në Ranillugë të Gjilanit ku do të njoftoheshin për gjendjen e serbëve në Kosovë.

Nga Besiana Xharra më 16.03.2009 në ora 14:26

Shtatë deputetëve të Parlamentit serb, së bashku me shoferin e tyre, u është ndaluar hyrja për në Kosovë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.

Hyrja në vendkalimin kufitar Serbi – Kosovë u është ndaluar nga policia Kosovare, pasi që këta serbë nuk kanë respektuar procedurat e parapara me ligj, tregon Arbër Beka, zëdhënës i policisë Kosovës.

“Për shkak të mosrespektimit të procedurave të parapara me ligj, tetë personave serbë, të hënën, në orën 11, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, nuk u është lejuar të hyjnë në Kosovë”, tha Beka, i cili shtoi se ndalimi i tyre për të hyrë në territorin e Kosovës ishte thjesht respektimi i vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Këta deputetë serbë, bëhet e ditur se ishin nisur nga Serbia për në Kosovë, për të vizituar fshatin Ranillugë të Gjilanit, ku do të njoftoheshin për gjendjen e serbëve në Kosovë.

Fisnik Rexhepi, këshilltar i Ministrit për Punë të Brendshme të Kosovës, tha se delegacioni serb kishte njoftuar zyrën e Kombeve të Bashkuara në Beograd për këtë vizitë, por kërkesa e tyre, në bazë të ligjit duhet bërë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

“Delegacioni serb ka vazhduar me avazin e vjetër që të njoftojnë vetëm zyrën e Kombeve të Bashkuara në Beograd se do ta vizitojnë Kosovën, ndërsa sipas ligjit është e përcaktuar qartë se duhet të kontaktohet drejtpërdrejtë Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës”, tha Rexhepi, i cili shtoi se fakti se u është ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës është se nuk janë respektuar procedurat.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 17, 2009 4:52 pm

Sheshi 21
Emrat për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese i dërgohen Kuvendit të Kosovës për miratim, brenda muajit prill. Në fazën e dytë, nga 34 kandidatë, numri reduktohet në 21. Përveç këtyre personave, janë edhe dy minoritarë që nuk i kanë plotësuar kushtet, por megjithatë vazhdojnë garën. Express sjell emrat e tyre.

Nga Jeton Musliu & Selvije Bajrami më 17.03.2009 në ora 8:07

Pavarësisht se disa kanë shkruar ‘shkarravina’ në esetë e tyre, Komisioni i Kuvendit të Kosovës, nga 34 kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, së paku te 21 prej tyre, ka gjetur diçka të hajrit.

Edhe pse ditëve të fundit, Express ka publikuar dosjet për dyshime të shkeljeve të rënda ligjore të kryera nga ana e disa kandidatëve që dikur kanë qenë gjyqtarë, disa prej tyre, ky komision i ka futur në fazën tjetër të konkurrimit.

Faza e parë ka përfunduar të hënën në mesditë, në mbledhjen e Komisionit për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, vetëm dy orë para se kryetari i këtij komisioni, Jakup Krasniqi, të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe.

Express ka siguruar emrat e këtyre kandidatëve, të cilët javëve të ardhshme, sipas deklarimeve të zyrtarëve të Kuvendit të Kosovës, do të hyjnë në intervistë para Komisionit parlamentar.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Express
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 17, 2009 11:54 pm

Austria emëron ambasadorin në Kosovë


Nga Express më 17.03.2009 në ora 18:13

Qeveria austriake ka emëruar të hënën ambasadorë të rinj në disa vende të rajonit, përfshirë edhe Kosovën.

Ambasador i Austrisë në Prishtinë do të jetë diplomati Valter-Maria Stojan. Ndërkaq, ambasador në Podgoricë do të jetë Martin Pramer, në Sarajevë Donatus Kek, ndërsa në Zagreb Jan Kikert. Ky i fundit ka punuar edhe në Kosovë, si këshilltar i ish-shefit të UNMIK’ut, Bernard Kourchner.

Qeveria austriake ka emëruar ambasadorë dhe konsuj dhe në disa shtete të botës.
Austria ka qenë një ndër vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Kosova dhe shteti austriak kanë vendosur marrëdhëniet zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike, ndërkaq në Vjenë është hapur Ambasada e Republikës së Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 21, 2009 7:00 pm

Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, emëroi grupin për rishikimin e Ligjit për Shëndetësi
Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Ministri-alush-gashi-vizite-ne-spitalin-e-vushtrrise
PRISHTINË,20 MARS 2009(VushtrriaPRESS)–Ministri i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Alush Gashi emëroi Grupin për rishikimin e Ligjit për Shëndetësi të miratuar në Kuvendin e Kosovës më 2004.Rishikimi i ligjit është i nevojshëm për të mundësuar zhvillimin e shëndetësisë kosovare në sektorin publik dhe privat dhe përmirësimin e cilësisë së përkujdesjes, përgjegjësisë si dhe financimin e qëndrueshëm për këtë sektor që përbën prioritet qeveritar. Grupi për rishikimin e ligjit do të analizoj hollësisht Ligjin ekzistues dhe do të parashtroj propozimet për ndryshime. Ky grup punues do të pranoj edhe sugjerimet nga njohësit e shëndetësisë, profesionistët shëndetësorë, qytetarët si dhe grupet e interesit nëpërmjet edhe debatit publik për ndryshimet e Ligjit për Shëndetësi apo mënjanimin e ngecjeve ligjore në ligjin aktual. Gjatë muajit të ardhshëm, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Grupin punues do të organizoj debat me të gjithë të interesuarit për rishikimin e Ligjit për Shëndetësi, njofton Zyra për Informim pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Hajdin ISLAMI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Kuçi: Vendet t’i tërheqin përfaqësuesit e tyre nga UNMIK-u

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 10:09 pm

Kuçi: Vendet t’i tërheqin përfaqësuesit e tyre nga UNMIK-u



Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Jetmir.idrizi_rycker-kuqi05-490x320
Nga Express më 26.03.2009 në ora 16:56

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, u ka bërë sot thirrje shteteve, që kanë përfaqësues në misionin e OKB-së, që ata t'i tërheqin nga Kosova.

Për kërkesën e Britanisë, për zvogëlimin e përfaqësuesve të vet në misionin EULEX, zëvendës kryeministri Kuçi tha se kjo nuk është arsye për shqetësim dhe se Kosova nuk mbrohet me numrin e përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare, por me politikën e bashkësisë ndërkombëtare.

Ai ka vlerësuar pozitivisht tërheqjen e përfaqësuesve të Rusisë nga UNMIK-u. (Evropa e Lirë)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Gjermania nuk do t’i tërheqë trupat

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 11:46 pm

Gjermania nuk do t’i tërheqë trupat




Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Nejse-490x320

Nga Express më 28.03.2009 në ora 21:33

Gjermania nuk ka në plan tërheqjen e trupave të saj nga Kosova, për dallim nga Spanja, e cila edhe zyrtarisht ka paralajmëruar tërheqjen graduale të ushtarëve të saj që shërbejnë në kuadër të KFOR-it në Kosovë.

“Qeveria gjermane nuk do të ndërmarrë një hap të tillë”, ka thënë për RTK, Erhald Fyger, komandant i Task-forces Shumëkombëshe të Jugut në Prizren.
Disa ditë më parë, Spanja shprehu qëndrimin e saj për tërheqjen e trupave nga Kosova, duke provokuar kështu reagimin e zyrtarëve të NATO-s dhe atyre të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 10:09 pm

Ministri Skënder Hyseni kthehet nga misioni diplomatik në botë dhe Evropë

Shqipe Osmani, BOTA SOT

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Sh_b
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni u kthye në Kosovë pas përfaqësimit të denjë në Këshillin e Sigurimit dhe në takimin jo formal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.
Ministri i Jashtëm duke folur për takimin e Nju-Jork, tha se ka prezantuar pikëpamjet e Kosovës dhe synimet e saj. Në takimin e ministrave të BE-së, Kosova është përfaqësuar si shtet, përderisa shefi i UNMIK-ut ka qenë në cilësinë e vëzhguesit. “Vendit tonë i janë hapur rrugë për të qenë pjesë e procesit të stabilizim-asocimit në mënyrë që më pas të jetë pjesë e BE-së”, tha ministri Hyseni, pas kthimi në Kosovë. Hyseni deklaroi se gjatë takimeve me ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme, ai u ka ofruar atyre fakte për qëndrueshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Ministri Hyseni, theksoi gjithashtu se Kosova tani e tutje do të jetë në pritje që të hyjnë në listën e shteteve që do të kenë lehtësi në marrjen e vizave. Ai paralajmëroi se shumë shpejtë Bosnja dhe Hercegovina do t’i njohë pasaportat e Republikës së Kosovës. Brukseli duhet të pranojë kërkesat për vendet kandidate dhe më pas edhe t’i pranojë në Union, vendet të cilat i plotësojnë kriteret. Karshi vendeve të tjera të rajonit edhe Kosova duhet ta gjejë vendin e vet në procesin e integrimit, vlerëson kryesuesja e BE-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 10:11 pm

Mësimdhënësit pa paga, nesër në protestë



Mësimdhënësit llapjanë që kanë mbetur pa paga që nga shtatori i vitit të kaluar, e që konsiderohen të jenë mbi 70, kanë paralajmëruar një protestë për nesër, duke filluar nga ora 10:00 para zyrës së Drejtorisë Komunale të Arsimit në Besianë. “Kjo protestë vejnë pas disa takimeve të njëpasnjëshme me udhëheqësit e KK të Besianës, të cilët edhe përkundër premtimeve se ky problem do të rregullohet, edhe më tutje nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim”, ka thënë kryetari i Këshillit të këtyre mësimdhënësve, Nysret Ismaili. Ai ka ftuar të gjithë mësimdhënësit llapjanë që të solidarizohen me këta mësimdhënës, po ashtu ka kërkuar mirëkuptimin e nxënësve dhe prindërve. “Kërkojmë nga kolegët tanë mësimdhënës që të na bashkëngjiten në bojkotin e procesit mësimorë që nga e hëna e ardhshme, sepse kërkesat tona janë të drejta dhe legjitime”, ka thënë Ismaili. Ndërsa, drejtori i Drejtoratit për Arsim, Zukë Xhemaili ka thënë se nesër kemi takim me MASHT-në dhe jemi duke u angazhuar që kjo çështje të rregullohet sa më shpejt. “Unë i kam bërë kërkesat në Ministrinë e Arsimit dhe Ministrinë e Financave, ne jemi në kontakt dhe do të mundohemi që të bëjmë një zgjidhje, e çfarë zgjidhje do të behet ende s’e di”, tha ai. Gjithashtu , një gjë të tillë e konfirmon edhe Sindikata e Arsimit Fillorë në Besianë. Kryetari Naim Bajrami ka thënë se edhe SBASH-ku në krye me Ali Shabanin janë zotuar javë më parë në një takim të përbashkët me mësimdhënësit dhe zyrtarët komunal se do të jenë në përkrahje të plotë të kërkesave të mësimdhënësve. “Edhe ne si sindikatë iu kemi drejtuar të gjitha institucioneve relevante, përfshirë DKA-në, kryetarit të komunës, Ilaz Pireva, MEF-it dhe MASHT-it, për mos përfshirje të këtyre punëtorëve në lista të pagave mujore për 7 muaj rresht, pa dhënë askush deri më tani llogari”, ka thënë ai dhe ka shtuar se do t’i përkrah kërkesat e këtyre mësimdhënësve./ (K. P.)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Republika e Kosovës - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Republika e Kosovës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi