Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sondazhi në bulevardin e muzgut

Shko poshtë

Sondazhi në bulevardin e muzgut Empty Sondazhi në bulevardin e muzgut

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 13, 2009 10:43 pm

Sondazhi në bulevardin e muzgut



Si është gjendja në komunën tuaj? Përgjigja mirë, shumë mirë! Po çka do të ndryshonit, po të kishit fuqi. Paj jo, nuk ka çka ndryshohet, mirë është çdo gjë, por do të kisha dashur që rinia të kenë punë, është papunësi e madhe, gati 90 % e komunës sonë janë njerëz të papunë! Por, mirë është, shumë mirë. Po çka ka ndryshuar për të mirë në komunën tuaj? Oooo, shumëçka, po shihet se po ndryshon çdo gjë! Po çka konkretisht? Konkretisht nuk di. Por hajt, diçka së paku, trego, çka është ndryshuar. Paj jo, nuk ka ndryshuar asgjë, për shkak se për një dakik nuk pjekët buka, qe sa jemi çliruar, ngadalë vëlla, mirë jemi, nuk bën të ankohemi. E po pse nuk bën të ankohemi, frikohesh, apo nuk bën të ankohesh. Jo nuk bën të ankohemi, nuk është mirë të ankohemi. Sepse është mirë, mirë është. Por bën edhe më mirë, e mira nuk ka fund! A keni rrymë? Jo, paj po… po jo si do të duhej, por çka t’i bësh, nuk është që s’kemi rrymë veç ne, por krejt Kosova, kur nuk ka krejt Kosova, nuk është mirë të ankohemi vetëm ne. As ujë nuk ka, a jo? Po, nuk ka as ujë, vjen nganjëherë, tri katër orë në ditë. E kjo, puna e ujit po të rregullohej, mbase do të shpëtonim. Po a keni vende ku të dilni në qytet, pasi që jeni të papunësuar, ku e kaloni kohën e lire? Çka punoni kur nuk punoni? Shëtisim burrë, sillemi poshtë e lartë qytetit, sa të na kalojë koha. Po në kafene, pse nuk hyni në kafene. Po hyjmë, po si nuk hyjmë, hyjmë që ç’ke më te, por kur na qëllon ndonjë cikërrim xhepit, sa për një kafe 50 cent, më shumë llogarite, edhe kaq 50 cent, për një muaj bëjnë 15 euro, që do të thotë dhjetë për qind e rrogës së atyre që kanë rrogë. Dhe po thua se mirë është puna ë? Mirë sepse ka edhe më keq, e keqja nuk ka fund, mos dhashtë Zoti, se të bie pastaj ta lypësh këtë situatë që e kemi sot, e të bie puna të thuash sa mirë e kishim kur ishim keq. Pastaj papastërtia e rrugëve, do të thotë, bërlloku, kjo është punë që bëhet lehtë, por po thonë se gjindja nuk po i paguajnë obligimet ndaj ndërmarrjeve higjienike, gjindja kanë grumbulluar borxhet e papaguara që janë mbledhur që nga dita e çlirimit, këtu e dhjetë vjet më parë. Mblidhu andej borxhet, përmblidhu andej, e kështu pastaj edhe ata që pastrojnë qytetin, nuk po mund marrin rroga dhe pa pare nuk hyp hoxha në minare. Veç mirë është puna, e puna është mirë, për shkak se ne e dimë që do të bëhet mirë, dhe kështu jo shumë kohë, po shihet se diçka nuk ka qare pa lëvizur, se kur mbështetet njeriu për muri, edhe pse e ka mirë punën e të mbështeturit për muri, megjithatë lodhët, revoltohet dhe del në dritare të shtëpisë dhe i shpëtuan lulet në saksitë buzë themelit të shtëpisë. Ore, mos e ke ti që po frikohesh prandaj po thua se është mirë puna, mos e ke prej frike, hej! Kush prej frike, kujt mund t’i frikohesh, tash nuk ka më “asishne” që ka pasur para lufte. Prandaj po them se jemi mirë, jemi mirë se jemi të lirë, me dashtë edhe shajmë, po ja që nuk shajmë as nuk ankohemi, sepse si të ankohesh kur je njeri i lirë, mund të dalësh në rrugë edhe në mesnatë, mund të flasësh çka të duash, mund të ankohesh për këtë situatë katastrofale. Je i lirë burrë, ku ka më mirë se liria. Qysh ankohet njeriu i lire veç për ujë, e rrymë e për papunësi! Nuk merr bojë. Prandaj e di unë pse them se e kemi shumë mirë punën kështu si e kemi!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi