Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sondazhi: 31% e shqiptarëve kanë një borxh për të shlyer

Shko poshtë

Sondazhi: 31% e shqiptarëve kanë një borxh për të shlyer Empty Sondazhi: 31% e shqiptarëve kanë një borxh për të shlyer

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 01, 2012 3:28 pm

Sondazhi: 31% e shqiptarëve kanë një borxh për të shlyer


Sondazhi: 31% e shqiptarëve kanë një borxh për të shlyer Largea_euro-para1348908841
31% e familjeve shqiptare thonë se kanë një borxh për të shlyer, ndërkohë që përqindja rritet ndjeshëm në rastin e bizneseve, duke qenë se 56.4% e tyre pranojnë se kanë marrë hua. Të dhënat vijnë si rezultat i një sondazhi të kryer nga Banka e Shqipërisë, ku janë anketuar 1200 familje dhe 800 biznese. Sipas rezultateve të sondazhit, të publikuara në Raportin Statistikor të Bankës së Shqipërisë për gjashtë muajt e parë të vitit, në rastin e familjarëve qëllimi kryesor i marrjes së borxhit është blerja apo ristrukturimi i banesave, ndërsa bizneset kanë treguar se në pjesën më të madhe të rasteve huatë janë marrë për të mbuluar shpenzimet operative.
Familjet
Sondazhi i kryer nga Banka e Shqipërisë në 1200 familje shqiptare arrin në përfundimin se, 31% e të anketuarve pohojnë se kanë aktualisht një borxh për të paguar. Nga vrojtimi rezulton se, borxhet u janë marrë "personave fizikë" nga 54% të huamarrësve dhe "bankave" në 43% të të anketuarve. Të anketuarit janë përgjigjur se qëllimi i marrjes së borxhit është blerja/riparimi i një pasurie të paluajtshme në 36% të rasteve, konsumi në 27% të rasteve dhe zhvillimi i biznesit për 16% të të anketuarve. Të pyetura se si e presin situatën e borxhit, rreth 32% e familjeve borxhmarrëse deklarojnë përkeqësim të aftësisë së tyre paguese.
Për të përballuar vështirësitë financiare lidhur me shlyerjen e detyrimeve të borxhit, në 45% të rasteve familjet ulin shpenzimet e tyre dhe vetëm në 8% të rasteve kërkojnë një rinegociim të kushteve të borxhit. Ndërkaq, 65% e familjeve huamarrëse nuk presin ndryshim të aftësisë së tyre paguese. Burimet kryesore të të ardhurave për individët vazhdojnë të mbeten: Vetëpunësimi, pensioni dhe puna në sektorin privat, përkatësisht për 25%, 28% dhe 24% të të anketuarve.
Bizneset
56.4% e 800 bizneseve të anketuara në sondazhin e Bankës së Shqipërisë pohojnë që kanë aktualisht një hua për të paguar. Të pyetur për mënyrën se si e financojnë veprimtarinë e tyre, 15.3% e bizneseve janë përgjigjur se e bëjnë këtë përmes të ardhurave që fitojnë nga shitjet, ndërkohë që huamarrja është përdorur nga 29.3% e të anketuarve për financimin e aktiviteteve. Lidhur me qëllimin e përdorimit të huasë, 35.6% e bizneseve kanë thënë se e kanë përdorur për të mbuluar shpenzimet korrente, ndërkohë që vetëm 34.1% të të anketuarve janë shprehur se e kanë shfrytëzuar për investime afatgjata. 73.3% e të anketuarve kanë vendosur kolateral në formën e pasurisë së paluajtshme. Madhësia e vlerës së përgjithshme të huasë përbën rreth 50% të kapitalit për 70.4% të të anketuarve, ndërkohë që bizneset kanë raportuar se shpenzimi mujor (vjetor) për pagesën e huasë u zë mesatarisht 24.6% të të ardhurave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi