Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vërteta për Sali Berishën në Kosovë

Shko poshtë

E vërteta për Sali Berishën në Kosovë Empty E vërteta për Sali Berishën në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 14, 2009 8:08 pm

E vërteta për Sali Berishën në Kosovë

Enver Bytyçi
Kujt i pengon bashkimi i të djathtës


E vërteta për Sali Berishën në Kosovë +--berisha

Një debat shterpë ka nisur rreth asaj se sa ka të drejtë Sali Berisha të kontaktojë me partitë politike të Kosovës. Ai është takuar me Ramush Haradinajn dhe ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi midis PDSH-së dhe AAK-së. Këto ditë ka bërë një takim me krerët kryesorë të LDK-së dhe u ka premtuar atyre mbështetje të gjithanshme politike.
Në një pjesë të shtypit të Kosovës këto lëvizje të Berishës janë trajtuar si "ndërhyrje në punët e brendshme të saj", duke rikthyer arsenalin e akuzave të socialistëve atëherë kur liderët e Kosovës mbështesnin Berishën për rrëzimin e sistemit komunist. Vetë koncepti "i ndërhyrjes në punët e brendshme" është një arkaizëm i sistemit komunist dhe si i tillë ka dalë jashtë mode në përdorimin mediatik e politik. Ai ka një konotacion negativ veçanërisht te ne shqiptarët, sepse për fatin tonë të keq ishte keqpërdorur pa doganë nga diktatori komunist shqiptar, Hoxha si dhe nga regjimi komunist jugosllav si dhe nga krimineli serb, Sllobodan Millosheviç. Të dy këto sisteme në emër të "mosndërhyrjes në punët e brendshme" kishin realizuar izolimin total të shqiptarëve dhe në Kosovë duke kryer ndaj tyre krime nga më të egrat që ka njohur bota.
Por edhe nëse ky sllogan nuk do të ishte jashtë mode, përdorimi i këtij lloj koncepti kur është fjala për të karakterizuar marrëdhëniet midis shqiptarëve, edhe pse ata jetojnë në dy shtete, është më shumë se përçarje dhe ndarje. Sali Berisha është takuar gjithmonë me liderët shqiptarë të Kosovës, të majtë e të djathtë qofshin ata. Ai ka përkrahur në çdo kohë përfaqësuesit politikë të Kosovës, edhe pse në kohë të caktuara disa prej tyre kanë qenë mashë e Fatos Nanos dhe e Rexhep Meidanit në luftën kundër Berishës. Kush e njeh nga afër Berishën e kupton pse ai ka dalë vazhdimisht mbi interesat e veta vetjake, duke i dhënë mbështetje ish-aleatëve të kundërshtarëve të tij në Tiranë.
Pikërisht për këtë mbështetje Berisha ruan një reputacion të veçantë te anëtarët e të gjitha partive politike në Kosovë, të majta ose të djathta qofshin ato. Interpretimi si ndërhyrje në punët e Kosovës i një memorandumi apo një takimi me përfaqësues të partive të caktuara të Kosovës, është skematik dhe jo real. Këto takime dhe marrëveshje partiake midis AAK-së, LDK-së dhe PDSH-së nuk mund të lexohen si kundërvënie e një partie ose grupi tjetër politik. Është në praktikën e të gjitha partive politike në vendet e civilizuara, që marrëdhëniet me spektrin përkatës shfaqen gjithnjë më të ngushta sesa me spektrin tjetër jo përkatës politik.
Berisha dhe PDSH-ja në hapat që kanë bërë për ta afruar Ramush Haradinajn nuk kanë bërë përjashtim të rregullit. AAK është shpallur prej kohësh si parti e spektrit të djathtë dhe ka bërë kërkesë që të jetë pjesë e partive popullore europiane. Si e tillë ajo gëzon dhe duhet të gëzojë me përparësi simpatinë, bashkëpunimin dhe mbështetjen e PDSH-së dhe të liderit të saj, Sali Berisha. Ndërsa LDK-ja është aleate tradicionale e PDSH-së dhe takimi i fundit si dhe mbështetja për këtë parti edhe në fushatë elektorale është një hap i natyrshëm. Nëse Berisha do të merrte iniciativën që me autoritetin e tij të bashkonte të djathtën në Kosovë e posaçërisht LDK-në, AAK-në dhe LDD-në, atëherë ai do t'i bënte një shërbim shumë të madh Kosovës dhe demokracisë në këtë vend.
Përvoja e këtyre viteve po na tregon se Kosovës i duhet një opozitë e fuqishme, ndryshe e ardhmja e saj mund të vihet në pikëpyetje. Prezenca e shumë "qeverive" ndërkombëtare, përveç qeverisë legjitime të Kosovës, e ka të nevojshme një opozitë serioze, e cila mund ta bllokojë procesin që shkon kundër interesave të shqiptarëve. Në zgjedhjet e ardhshme, një e djathtë e bashkuar mund të jetë në opozitë ose mund ta kthente partinë e sotme në pushtet në opozitë. Në të dyja rastet qeveria e ardhshme do të ishte shumë më e përgjegjshme sesa qeveria e sotme, e cila e ndodhur pa një opozitë të bashkuar dhe në aleancë të panatyrshme me një parti të djathtë, ka shfaqur jo pak voluntarizëm, sipas skemave të ndërkombëtarëve, ndonëse Kosova është një vend sovran dhe i pavarur. Qoftë dhe për këtë arsye ndikimi i Sali Berishës për ta forcuar të djathtën në Kosovë, por pa iu kundërvënë spektrit të majtë politik, duhet parë si një hap i rëndësishëm në forcimin e shtetit e të demokracisë në Kosovë.
Ai vakuum që ka shkaktuar vdekja e ish-Presidentit historik, Ibrahim Rugova, duhet plotësuar. Pa plotësimin e atij vakuumi nuk ka dhe nuk mund të ketë ardhmëri të sigurt për Kosovën. Nëse lëvizjet e fundit të Sali Berishës, si autoritet i padiskutueshëm në Kosovë, nëse shihen me këtë sy, atëherë atij i duhet thënë se bën mirë që e përdor autoritetin e tij për forcimin e Kosovës si dhe të institucioneve të saj në pushtet ose në opozitë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi