Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga Maqedonia-Ilirida

2 posters

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 3 Empty Veles, nxënësit shqiptar bojkotojnë mësimin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:17 pm

Veles, nxënësit shqiptar bojkotojnë mësimin




Problemet në arsimin shqip në Maqedoni assesi nuk po marrin epilogun e duhur. Të premten nxënësit shqiptar në gjimnazit e Velesit kanë bojkotuar mësimin, shkaku i mungesës së profesorëve shqiptarë.
Prindërit e nxënësve janë revoltuar me faktin se vitin e kaluar nxënësit kanë dëgjuar ligjëratat në gjuhën maqedonase.
Na detyrojnë ti dërgojmë nxënësit në shkollë, a nuk ofrojnë kushtet e domosdoshme. Në mungesë të profesorëve shqiptarë, fëmijët tanë detyrohen të mësojnë maqedonisht”, thotë Imeri njëri nga prindërit e nxënësve të kësaj shkolle.
Profesorët shqiptarët refuzojnë të japin mësim në këtë gjimnaz. Ata akuzojnë Ministrinë e Arsimit se vitin e kaluar nuk i paguar honorarët e tyre.
“Unë jam në tjetër shkollë i punësuar me fond të plotë të orëve. Vitin e kaluar kemi punuar edhe në këtë gjimnaz, mirëpo Ministria e Arsimit nuk na ka paguar ashtu si ishte arritur marrëveshja, thotë Afrim Zeqiri, profesor.
Vitin e kaluar në qytetin e Velesit për herë të parë është hapur kjo paralele në gjuhën shqipe me 28 nxënës dhe tre profesor, mirëpo këtë rrezikon të shuhet, shkaku i mungesës të kushteve
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 3 Empty Osmani: Incidenti në Çegran skenar i qëllimshëm

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:19 pm

Osmani: Incidenti në Çegran skenar i qëllimshëm



Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 3 Rufi_Osmani]


Kryetari i Komunës së Gostivarit zoti Rufi Osmani, sot shprehu keqardhjen e tij për rastin e djeshëm ku u plagos i bashkëshorti i njërës nga mësueset e shkollës fillore "Perparimi" të fshatit Çegran. Por ai akuzoi se i gjithë rasti ka ndodhur pas provokimit që ka bërë bashkëshoprti i mësueses. Madje Osmani tha se i gjithë ky incident, mund të jetë inskenuar qëllimisht për shkak të lidhjeve familjare që ka me drejtorin e kësaj shkolle.
"Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Gostivarit shprehim keqardhje të thellë për këtë incident të papëlqyeshëm. Shpresojmë se raste të kësaj natyre nuk do të përsëriten në të ardhmen . Dëshiroj të jap këtë informatë shtesë se drejtori i shkollës në fjalë ka qenë i provokuar nga personi i plagosur edhe në mënyrë verbale edhe duke hyrë dy herë pa qenë i autorizuar në zyrën e tij, dhe atë akt të papëlqyeshëm të përdorimit të armës e ka bërë në vetëmbrojtje", thekson Rufi Osmani, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Drejtori i shkollës fillore “Përparimi” të fshatit Çegran të Gostivarit, dje me dy plumba ka lënduar bashkëshortin e mësueses, Mulqie Iseini, i cili kishte shkuar për t’u interesuar se pse gruaja e tij është larguar nga puna. Sherri kishte plasur në zyrën e drejtorit të shkollës Shaban Saliu, ku pas një konfrontimi verbal, drejtori ka nxjerrë revolën dhe me dy plumba ka qëlluar Nexhazi Iseinin. I plagosur tani gjenden i shtrirë në spital ku po kurohet nga plagët e marra. / bs / as /
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 3 Empty LSDM: VMRO-DPMNE keqpërdorë mjetet e ELEM-it

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 10:07 pm

LSDM: VMRO-DPMNE keqpërdorë mjetet e ELEM-it



Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 3 Lsdm

LSDM ka akuzuar qeverinë Gruevski për malverzime dhe verpime kriminale gjatë punësimin në shoqatën aksionare ELEM, e cila është në pronësi shteterore. Akuzat janë bazuar në raportin financiar të kësaj ndërmarrjeje e cila në periudhën para zgjedhjeve lokale dhe presidenciale vetëm për punësime ka harxhuar trefish më shumë mjete se sa ishte planifikuara. Sipas LSDM-së, këto harxhime të panevojshme janë bërë në periudhën kur Maqedonia ishte në krizë ekonomike. Nënkryetari Zoran Zaev tha se kjo është edhe një dëshmi e qartë se pse Maqedonia nuk ka para për ballafaqim me varfërinë energjetike. LSDM-ja përmendi edhe procesin gjyqësor ndaj EVN-së që sipas Zaevit ka turpëruar Maqedoninë.
“Në tremujorin e parë të këtij viti për punësime të përkohshme kanë planifikuar të harxhojnë 228 mijë euro. Por llogaria e shtëpisë nuk ka dalur në treg meqë shihet qartë se udhëheqësia e ELEM-it para zgjedhjeve nga Nikolla Gruevski ka marr obligime shtesë për punësim të ushtarëve partiak të VMRO-DPMNE-së. Vetëm në 3 mujorin e parë 2009 në prag të zgjedhjeve lokale dhe presidenciale udhëheqësi e ELEM-it ka harxhuar 700 mijë euro për punësime partiake apo 3 herë më shumë nga e planifikuara. Ky raport skandaloz tregon se Nikolla Gruevski dhe VMRO-DPMNE në mënyrë të pakontrolluar harxhojnë të hollat e qytetarëve dhe kujdesen vetëm për interesat personale dhe të partisë”, theksoi Zoran Zaev, nënkryetar i LSDM-se.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 3 Empty Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 3 Previous  1, 2, 3

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi