Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme nga Maqedonia-Ilirida

2 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Incident ne Struge, zihen nxenesit shqiptare dhe maqedonas

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 11:37 am

27.03.2009
Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Zenke Tre nxënës të lënduar dhe dhjetë të arrestuar është epilogu i zënkës së sotme masive në Strugë midis nxënësve maqedonas dhe atyre shqiptarë nga shkolla e mesme "Ibraim Temo".
Zënka siç konfirmoi drejtori i "Ibraim Temos", Musa Musai ndodhi rreth orës 11 e 30 minuta jashtë shkollës, ndërsa në të kanë marrë pjesë 60-të nxënës nga viti i dytë.

Të lënduarit janë transferuar në repartin kirurgjikal në spitalin e Strugës. Policia ka arrestuar pjesën më të madhe të pjesëmarrësve në këtë zënkë. Tani për tani nuk ka informacione se kush ka qenë motivi i incidentit. (lajm/albeu)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Sulmohen studentët që protestuan kundër kishës në sheshin e Shkupit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 12:28 am

Sulmohen studentët që protestuan kundër kishës në sheshin e Shkupit


Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Sh_b

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Student%20mk

Sot në mesditë, një grup i cili veten e quan “Të krishterët”, i sulmoi studentët e Fakultetit Arkitektonik, të cilët u përpoqën të mbajnë një protestë të qetë kundër ndërtimit të kishës në qendër të Shkupit.
Deri tek incidenti, ku nuk pati të lënduar, erdhi disa minuta pasiqë demosntrantët arritën në shesh, pas çka menjëherë u sulmuan verbalisht dhe fizikisht nga grupi që kishte ardhur për ta penguar protestën. “Kemi ardhur nga e gjithë Maqedonia, për shkak se jemi të krishterë dhe për shkak se jemi për ndërtimin e kishës, pa marrë parasysh se ku do të ndërtohet”, deklaroi për ALSAT-M njëri nga grupi i demonstruesve.
“Ne nuk jemi kundër ndërtimit të kishave, por kundër lokacionit të kësaj kishe, e cila nga aspekti arkitektural nuk i takon sheshit qendror”, theksoi për televizionin tonë një nga studentët që u përpoqën të protestojnë qetë.
Policia intervenoi shpejtë, kurse studentët shkuan. Grupi “Të krishterët” vazhdoi të qëndrojë në sheshin “Maqedonia”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Vjedhje spektakulare në Shkup

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:55 pm

Vjedhje spektakulare në Shkup


Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Sh_b
Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Vjedhje%20(Small)
Vendi ku ndodhi vjedhja
Policia gjeti njërën prej veturave me të cilën sulmuesit e armatosur kryen vjedhjen deklaroi një burim policor.


Dy policë dhe një grua u plagosën, gjatë plaçkitjes së armatosur që sot në mëngjes rreth orës 9.30 ndodhi në filialin e Prokredit Bankës përballë kishës "Shën Klimenti i Ohrit" në Shkup. Policia menjëherë pas vjedhjes filloi kërkimin nëpër rrugët e qytetit pas grupit prej dhjetë sulmuesve të armatosur, i cili kreu vjedhjen spektakulare.
Informatat nëse vjedhësit janë gjetur ose jo janë kundërthënëse. Grupi prej dhjetë deri në pesëmbëdhjetë veta me maska në fytyrë hyrën në filialin e Prokredit Bankë dhe filluan të shtinë në arkën. Të punësuarit e hapën arkën, pas çka të armatosurit i morën paratë dhe ikën. Nga banka lajmëruan se është marrë shumë prej 50.000 eurove. S'ka të lënduar nga të punësuarit dhe klientët në Prokredit Bankë, të cilët gjatë ndodhisë hasën në filialin, shtohet në kumtesën. Falë reagimit me kohë të qendrës monitoruese të Prokredit Bankës, menjëherë u morën masa përkatëse të sigurisë dhe u lajmërua policia e cila menjëherë erdhi në vend të ngjarjes, theksoi banka. "Gjithçka ndodhi shumë shpejtë, si në film, deklaroi për Makfaks-in një dëshmitar i vjedhjes. "Dhjetëra njerëz të armatosur me pushka sot në mëngjes hyrën në bankën", theksoi dëshmitari, duke shtuar se vjedhësit ishin të maskuar. "Të gjithë u shtrimë të tokë, ndërsa vrapuan drejt arkës dhe filluan të shtinë në të, thekson dëshmitari", i cili dukshëm ishte i shqetësuar. Rrugët në qendër të Shkupit dhe më gjerë sot për shkak të vjedhjes janë mbyllur pjesërisht ose tërësisht nga automjetet policore, automjete të ndihmës së shpejtë, si dhe kolona të veturave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida

Mesazh nga Agim Gashi Sat Apr 11, 2009 10:56 pm

Nuk ka rrëmbyes të arrestuar, automjetet janë gjetur


Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Sh_b

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Grabitesit%20(Small)
Shkupi

Grupi i cili kreu plaçkitjen e armatosur spektakulare në një bankë në qendrën e Shkupit ende është në arrati, ndërsa policia gjeti dy automjete të cilët ata i kanë drejtuar, rrugës drejt vendkalimit kufitar Bllacë, drejt Kosovës. Policia e Maqedonisë ka vendosur kontakt dhe tashmë është duke shkëmbyer informata me policinë e Kosovës. Në automjetet e tipit "Alfa Romeo" dhe "Golf", që janë zbuluar në Stenkoc, policia zbuloi armë, municion dhe bomba, ndërsa ekspertiza ende është në rrjedhë. Këto detaje për plaçkitjen që ndodhi rreth orës 09.30 minuta në ekspoziturën e ProKredit bankës, përballë Kishës Shën Klimenti i Ohrit, në konferencën për gazetarë i lajmëroi policia. Sulmuesit, për të cilët policia beson se kanë qenë katër ose pesë veta, gjatë plaçkitjes kanë mbajtur jelekë me mbishkrim "police". Njëri prej tyre, përgjegjës të ruajë para bankës, kur i ka vërejtur policët, ka hapur zjarr pas çka filluar shkëmbimi i zjarrit. Të armatosurit, sipas MPB-së, pas incidentit kanë ikur nëpërmjet urës Goce Dellçev dhe Kala, drejt vendkalimit Bllacë. Gjatë sulmit, sipas informatave zyrtare, janë plagosur dy policë të moshës prej 42 dhe 50 vjeçe. Njëri prej tyre ka gërvishtje të lehtë në trup, ndërsa tjetri është qëlluar në pjesën e sipërme të bërrylit dhe ijëve dhe është kontaktibil. Para vetë hyrjes në ekspoziturën e ProKredit Bankës është parkuar një automjet, të cilin me siguri e kanë shfrytëzuar plaçkitësit. Të gjitha rrugët tashmë disa orë janë bllokuar nga policia, ndërsa ekipe për ekspertizë janë në vendin e incidentit. Një dëshmitar, i cili ishte dukshëm i tronditur nga ngjarja, për Makfaks-in deklaroi se furgoni që ka furnizuar ekspoziturën me para ka mbërritur dhjetë minuta pas plaçkitjes, në të cilin të armatosurit kanë plaçkitur 50.000 euro nga sefi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Shkup: Kryeministri Gruevski, shpërfill marrëveshjen e Ohrit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 10:29 pm

Shkup: Kryeministri Gruevski, shpërfill marrëveshjen e Ohrit

Qeveria e Maqedonisë e udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski vazhdon me skenarët e njëpasnjëshëm për të minuar realizimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Shkup- Kriza ekonomike dhe përfaqësimi i shqiptarëve në Maqedoni , janë dy nga problemet më të cilat ballafaqohen qytetarët e këtij vendi pas zgjedhjeve të fundit. Në këtë kontekst ende vazhdon diskriminimi kundër popullatës shqiptare. Kjo është evidencuar së fundi kur qindra të rinj shqiptarë të ftuar në intervista muajin e kaluar për tu punësuar në administratën shtetërore, rezultatet negative i morën që dje nga kryeministri Gruevski i cili deklaroi se nuk do të ketë punësime të reja, dhe shpenzimet rrjedhëse do të zvogëlohen për 16 për qind. Gruevski paralajmëroi kursim të madh, duke informuar se këtë vit nuk do të ketë rritje të rrogave në administratën publike për 10 për qind, që ishin planifikuar më herët. Të gjitha këto pasi që sipas tij, vendi rrezikohet nga kriza ekonomike globale, krizë e cila nuk vlen kur janë në pyetje miliona euro të planifikuara për ndërtimin e kulteve dhe skulpturave duke provokuar kështu shqiptarët në Maqedoni dhe shtetet fqinje për rreth. Edhe në qeverinë e re shqiptarët nuk ndihen të rehatuar, as atëherë kur vihen në pikëpyetje marrëveshjet dhe zbatimi i ligjit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Ndryshime në qeverinë maqedonase

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 10, 2009 2:12 pm

Ndryshime në qeverinë maqedonase


Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 KABINETI
Ndryshimet e para në kabinetin Gruevski

Partia e Ahmetit akoma nuk ka dhënë sqarime se përse tërhiqet nga vendimi për të mos ndryshuar ministrat e saj, edhe pse deri tani disa nga ministrat kanë qenë në shënjestër të ndrrimeve, për shkak të pakënaqësive me punën e tyre. Kjo ishte shprehur kohë më parë edhe nga anëtarë të lartë të kryesisë.

Parlamenti i Maqedonsië pritet të zgjedhë të premten katër ministra të rinj.
Kjo bëhet pas dorëheqjes së Zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Ministrit të Arsimit, atij të Bujqësisë dhe shkarkimit të Ministrit të Financave.Seanca e së premtes pritet me interes sepse përveç opozitës që, siç thotë, do të ketë shumë për të thënë për punën e qeverisë, pritet të flasin edhe ministrat e dorëhequr dhe sidomos Ministri i Financave, Trajko Sllavevski, i të cilin e ndërroi vetë Kryeministri Gruevski.
Z. Sllavevski e mori vesh nga mediat lajmin se ishte shkarkuar.Drejtuesit e rinj të katër dikastereve, që propozohen para parlamentit, vijnë po nga qeveria, por kanë qënë në nivele më të ulta, me përjashtim të Zëvendëskryeminstrit, Zoran Stavrevski, i cili pritet të marrë postin e Ministrit të Financave.
Të enjten disa nga ministrat e dorëhequr dhanë sqarime për veprimet e tyre.Ministri i Arsimit tha se nuk mundi që të shmangë politizimin në arsim edhe përkundër angazhimit të tij.Kryesisht problemet kishin të bënin me arsimin në gjuhë shqipe.Ministri i Bujqësisë tha se kishte respektuar një marrëveshje mes Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste, nga radhët e së cilës ai vjen.
Më herët Ivica Bocevski, që drejtonte çështjet evropine, pati deklaruar se janë shteruar mundësitë për të dhënë kontribut në këtë qeveri.
Për vëzhguesit e gjithë situata është e orkestruar nga vetë Kryeministri Nikolla Gruevski.Ndryshimet në qeveri nuk do të prekin ministrat shqiptarë nga radhët e BDI-së.Zyrtarë të kësaj partie thonë se organet partiake nuk kanë vendosur për lëvizje ministrash. BDI-ja ka katër ministra dhe një zëvendëskryeministër. Ndryshmet në qeveri që pritet të miratohen në parlament janë të parat që kur qeveria e Nikolla Gruevskit u krijua pas zgjejeve rreth një vit më parë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Shqiptari i njësisë speciale grushtohet nga maqedonasit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:13 pm

Shqiptari i njësisë speciale grushtohet nga maqedonasit

“U bëra me dije se jam pjestar i policisë speciale, por ata vazhduan edhe më fort të më godasin. Ata ishin 4-5 veta, dhe kuptova më vonë se dy prej tyre janë vëllezër dhe janë të njohur si problematikë në Strugë. Të gjithë sulmuesit ishin të nacionalitetit maqedonas”, theksoi i rrahuri Genci Bekteshi, pjestar i njësisë speciale të MPB-së

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Maqe


Edhe pse si pjestarë i njësisë për intervenime të shpejta në Ministrinë e Brendshme, Genci Bekteshi është rrahur brutalisht nga një grup maqedonasish në qytetin e Strugës. Ai është ndaluar me veturën e tij të tipit “golf” me targa OH-471-HS, rreth orës 2.30 pas mesnatës së ditës së martë, kur ishte duke udhëtuar drejt shtëpisë së tij. Është ndaluar nga persona të panjohur për te dhe bashkëudhëtarin e tij Arben Nura. Lidhur me ngjarjen, Genci Bekteshi deklaroi: “Isha duke u këthyer nga Veleshta me bashkëvendasin tim Arben Nura, kur disa persona të panjohur, më prenë rrugën me një veturë të tipit “Opel vektra” dhe një motor dhe papritmas filluan të më godasin me grushta dhe shqelma”. Sipas tij, njëri nga dhunuesit kishte në dorë një shufër hekuri, me të cilën e kishte dëmtuar veturën e tij, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA. “U bëra me dije se jam pjestar i policisë speciale, por ata vazhduan edhe më fort të më godasin. Ata ishin 4-5 veta, dhe kuptova më vonë se dy prej tyre janë vëllezër dhe janë të njohur si shkaktar të incidenteve të këtilla, prishjes së rendit dhe qetësisë në Strugë. Të gjithë sulmuesit ishin të nacionalitetit maqedonas”, theksoi Genci Bekteshi. Sipas tij, pas ndërhyrjes së qytetarëve të pranishëm, ka arritur t`i shpëtojë dhunës dhe rrahjes brutale, me ç`rast pas pranimit në qendrën klinike është konstatuar se ai ka pasur kontuzione dhe hematome në kokë, trup, dhe në gjymtyrë. Rasti është paraqitur në polici dhe organet e rendit i kanë identifikuar sulmuesit, identiteti i të cilëve u bë në stacionin e policisë në Strugë. Gjatë paraqitjes së rastit në stacionin e policisë në Strugë, ata-sumlmuesit, kanë ardhur të shoqëruar nga avokati mbrojtës i tyre dhe përmes prindit të sulmuesve, në një mënyrë “ia kanë tërhequr vërejtjen” së masat eventuale që mund të ndërmirren ndaj sulmuesve, nga organet e hetuesisë dhe gjyqësisë, mund të ketë pasoja edhe më të rënda për Genci Bekteshin. Organet e policisë, prokurorisë dhe gjyqësisë, të cilëve u është kaluar lënda për procedurë të mëtejme, punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.
(INA)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Ivanov kërkoi falje për gabimin me Arnaudovin, polemikat vazhdojnë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 01, 2009 3:15 pm

Ivanov kërkoi falje për gabimin me Arnaudovin, polemikat vazhdojnë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Ivi

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov u kërkoi falje qytetarëve të Maqedonisë për gabimin që shërbimet e kabinetit të tij bënë dje me listën e të burgosurve që duhej t’i falte presidenti Ivanov me rastin e festës së Ilindenit. Presidenti Ivanov duke shpjeguar gabimin tha se në gazetën zyrtare është shpallur lista e konsultimeve e jo lista përfundimtare e të burgosurve të cilët tërësisht apo pjesërisht lirohen nga kryerja e mëtejshme e dënimit me burg.
“Gabimi është konstatuar, e pranojmë dhe i njëjti do të përmirësohet me shpalljen e vendimit të ri në Gazetën Zyrtare. Kishte mungesë të caktuar të komunikimit, sepse në periudhën e verës një pjesë e kabinetit është në Ohër dhe pjesa tjetër në Shkup. Unë u kërkoj falje qytetarëve të Maqedonisë që bëmë këtë lëshimi teknik”, deklaroi Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Ivanov la të hapur mundësinë që në vendimin e ardhshëm për falje të ndodhet edhe ish drejtori i EEM-së Llambe Arnaudov i cili ishte dënuar me 4 vjet burg për shkak të mashtrimit me miliona eurosh.
“Arnaudov sikurse çdo i burgosur i plotëson kushtet dhe në faljen e ardhshme ai do të mund të parashtrojë kërkesë individuale”, shtoi Ivanov.
Ndërkohë edhe sot kanë vazhduar polemikat mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së nëse kishte ose jo vendim për faljen e Llambe Arnaudovit. Ndryshe nga presidenti Ivanov mendojnë në partinë e kryeministrit Gruevski. Për VMRO-DPMNE-në, kjo nuk është gabim, ndërsa akuzojnë liderin e LSDM-së Branko Cërvenkovski se duke keqpërdorur nëpunësit shtetërorë dhe administratën publike, ka vendosur emrin e Arnaudovit në listën për falje.
“Shfrytëzimi i shërbimeve shtetërore arriti kulminacionin mbrëmë me atë që ishin sjellur në huti shërbimet në kabinetin e presidentit Ivanov dhe në mënyrë arrogante dhe të paturpshme në listë iu shtua personi për të cilin presidenti Ivanov asnjëherë nuk ka dhënë pëlqim për falje”, deklaroi Aleksandar Biçikliski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Por, LSDM-ja opozitare duke reaguar ndaj këtij pretendimi, i bëri thirrje kryeministrit Nikolla Gruevski të jap fund frikësimit dhe nënçmimit të administratën publike.
“Është e palejueshme që për vendimet dhe gabimet e tyre politike, fajtorë dhe viktima të kërkojnë në radhët e administratës shtetërore. Nuk mundet për faljen e Llambe Arnaudovit fajtor të jenë nëpunësit në kabinetin e presidentit të cilët me dekada në mënyrë të ndërgjegjshme dhe profesionale e kryejnë punën e tyre”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Për rastin e faljes apo jo të Llambe Arnaudovit, u debatua edhe në Kuvend, njofton 'Alsat'. VMRO-DPMNE akuzoi liderin LSDM-së Cervenkovski se duke përdorur nëpunësit shtetëror ka arritur të sigurojë edhe dokumente të besueshme, të mbledhjeve të mbyllura qeveritare dhe të njëjtat dokumente i ka publikuar në takimin e liderëve. Ndërsa në reagimin e LSDM-së thuhet se dokumentet që përmend partia e Gruevskit, në bazë të ligjit për qasje të lirë tek informatat me karakter publik nuk janë sekret.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Thaçi udhëton në Sofje

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 10:05 pm

Thaçi udhëton në Sofje

Pas vizitave në Prishtinë dhe Tiranë u dhanë mesazhet e para në adresë të politikës shtetërore të Shkupit, që të kihet kujdes lidhur me çështjet e realizimit të të drejtave të shqiptarëve.



Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Udhetim
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi pas vizitave në Tiranë dhe Prishtinë për të alarmuar ngecjet për avancimin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni, në agjendën e tij e ka vizitën në Sofje, ku pritet të takohet edhe nga përfaqësues të institucioneve të këtij vendi fqinj.
Pas vizitave në Prishtinë dhe Tiranë u dhanë mesazhet e para në adresë të politikës shtetërore të Shkupit, që të kihet kujdes lidhur me çështjet e realizimit të të drejtave të shqiptarëve. Në kuadër të këtyre vizitave, me tone kërcënuese vijoi deklarata e Thaçit, që Shqipëria të vendos veto për Maqedoninë në rast të diskriminimit të vazhdueshëm të shqiptarëve.
Por këto vizita u konsideruan si tendencë e vazhdueshme për të konsoliduar de forcuar të djathtën shqiptare. Ligjëruesi universitarë, Jeton Shasivari thekson se procesi i konsolidimit të së djathtës është në fazën fillestare dhe se mbetet të shihet sipas tij në të ardhmen. Ai duke komentuar deklarimet e Thaçit, thekson se agjenda e tij është përshkak të ngecjes së proceseve të integrimeve euroatlantike.
“Në anën tjetër unë këtë e kuptoj si një parandalim i një situate negative që mund të ndodh në të ardhmen , nëse Maqedonia do të ngelet edhe më tej jashtë këtyre strukturave”, thekson Shasivari.
Analisti politik, Sefer Tahiri duke folur për takimet e kreut të PDSH-së me politikan të vendeve të rajonit tha se kjo është në vazhdën e tentimit të kësaj partie për të bërë alarm tek faktori politik shqiptar lidhur me ngecjet në avancimin e statusit të shqiptarëve, veçanërisht në procesin e integrimit të vendit në BE dhe NATO.
Këto aktivitete të PDSH-së për analistin Tahiri duhet parë si lëvizje të një partie opozitare e cila dëshiron që të demaskoj politikën rigide të kryeministrit Nikolla Gruevski që po ngec proceset eurointegruese.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Plagosen katër ushtarë të Maqedonisë në Kabul

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 10:06 pm

Plagosen katër ushtarë të Maqedonisë në Kabul




Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 BOMBE


Katër pjestarë të Armatës së Maqedonisë janë plagosur sot nga një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga një automobil bombë në hyrje të komandës së misionit ISAF të forcave të NATO-s në Kabul.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, katër ushtarët kanë marrë lëndime në trup dhe në pjesë të fytyrës nga shpërthimi, i cili ka ndodhur në ora 8.40 derisa ata po kryenin misionin e tyre. Pjestarëve të ARM-së menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë dhe se të gjithë janë jashtë rrezikut të jetës. Siç bëhet e ditur një kamikaz vetëvrasës kishte aktivizuar mjetin shpërthyes të vendosur në një makinë. Komanda qendrore e misionit ISAF sigurohet edhe nga 148 ushtarë të Maqedonisë nga gjithsejt 164 ushtarë, që janë pjesë e misionit në Afganistan.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty 39 pacientë me 'gripin e derrit'

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 15, 2009 10:07 pm

39 pacientë me 'gripin e derrit'





Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 ----gripi


Dy pacientë të rinj në vend janë infektuar me gripin A/H1N1, me çka arrin në 39 numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara. Të dhëna pozitive janë konfirmuar te dy pacientë shtesë, prej të cilëve njëri është kthyer nga verimi në Mal të Zi, përderisa pacienti tjetër ka mbërritur nga SHBA-të. Gjendja e shtatë pacientëve që momentalisht gjenden në Klinikë Infektive është stabile dhe ka përmirësim të gjendjes së përgjithshme shëndetësore. Deri tani në Klinikë janë hospitalizuar për mjekim gjithsej 124 pacientë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Falsifikime dhe aktivitete klandestine që rrënojnë USHT-në

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 1:55 pm

Falsifikime dhe aktivitete klandestine që rrënojnë USHT-në



Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 USH
Këshilli Drejtues i Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë njofton pjesëmarrësit e ftuar dhe opinionin publik se, për arsye të rrethanave të krijuara në USHT, (mosfinancimit nga ana e qeverisë së Gruevskit, ndërkohe kjo qeveri financon Seminarin e Maqedonishtes me para të majme) SEMINARI III NDËRKOMBËTAR I ALBANOLOGJISË do të mbahet së afërmi (data do të caktohet më vonë), dhe se "Seminari paralel" në Shkup nuk përfaqëson asgjë, përveçse një argëtimi pa vlerë dhe limonadë mashtruese.


Struktura udhëheqëse paralele e USHT-së e drejtuar nga prof.dr. Agim Vela ka akuzuar udhëheqësinë aktuale në këtë universitet për organizimin e aktiviteteve klandestine, duke falsifikuar shkresat e Drejtorisë së Seminarit të Albanologjisë. “Njëfarë drejtorie fantom e vetëquajtur e Seminarit te Albanologjisë në mënyrë klandestine u ka shpërndarë njëfarë ftese disa institucioneve dhe individëve gjoja për organizimin e SEMINARIT III NDËRKOMBËTAR TË ALBANOLOGJISË, nga data 23 deri 28 shtator 2009 në Shkup, të nënshkruar nga një person ilegjitim Dr.sc Fehari Ramadani. Kjo fare shkrese, nga ana përmbajtjesore, është kryekreje kopjim dhe plagjiat i shkresës së Drejtorisë së Seminarit te Albanologjisë, që kjo ua kishte dërguar të interesuarve për pjesëmarrjen në Seminar nga data 1 qershor 2009, dhe së cilës i janë përgjigjur mbi 100 pjesëmarrës; e nga ana procedurale është e paligjshme, sepse docenti Agron Reka, i nominuar dhunshëm ushtrues i detyrës rektor i USHT, dhe stafi i tij po ashtu i dhunshëm nuk kanë kurrfarë kompetencash ligjore të shkarkojnë Drejtorinë legjitime të Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë dhe të emërojnë drejtori fantome”, theksohet në reagimin e bërë nga prof.dr Agim Vela dhe Drejtoria aktuale e Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë, e kryesuar siç thuhet nga albanologu Prof. dr. Qemal Murati, profesor i rregullt (ordinar) në USHT dhe autor i më se 30 veprave shkencore nga albanologjia, është zgjedhur në mënyrë të rregullt procedurale nga Rektorati i USHT me mandat 4-vjeçar (2007-2010).
Këshilli Drejtues i Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë njofton pjesëmarrësit e ftuar dhe opinionin publik se, për arsye të rrethanave të krijuara në USHT, (mosfinancimit nga ana e qeverisë së Gruevskit, ndërkohe kjo qeveri financon Seminarin e Maqedonishtes me para të majme) SEMINARI III NDËRKOMBËTAR I ALBANOLOGJISË do të mbahet së afërmi (data do të caktohet më vonë), dhe se "Seminari paralel" në Shkup nuk përfaqëson asgjë, përveçse një argëtimi pa vlerë dhe limonadë mashtruese.
“Me një akt të këtillë të drejtorisë fantom, ku në vend të konsolidimit kemi deformime të thella në USHT, udhëheqja e dhunshme e USHT po përpiqet të degradojë dhe të shkatërrojë edhe një institucion shumë të rëndësishëm, sikundër është Seminari Ndërkombëtar i Albanologjisë, por as në këtë projekt nuk do t`ia dalë mbanë. Tendencat për ta përvetësuar dhe shpërvetësuar këtë Seminar në mënyrë të paligjshme e nga drejtues të paligjshëm anonimë, me vjedhje projekti, do të jetë edhe një lende e re për gjykatën dhe një vetëmashtrim për dhunuesit e USHT”, thekson Drejtoria e Seminarit Ndërkombëtar të Albanologjisë si dhe kabineti i rektorit të USHT-së, prof. dr. Agim Vela.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Ligji për Parlamentin miratohet pa konsensus

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 1:56 pm

Ligji për Parlamentin miratohet pa konsensus

Ekspertët thonë se mungesa e konsensusit dhe dialogut politik do të ndikojë që Maqedonia në vjeshtë të marrë raport negativë nga Komisioni evropian.


Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Shkupi
Partia opozitare shqiptare PDSH kërkoi përdorimin e plotë të gjuhës shqipe në të gjithave nivelet dhe respektimin e propozimeve të saj për avancimin e statusit të shqiptarëve. Mos përfillja e këtyre kërkesave rezultoi me bojkot të punës së Parlamentit.

Pa konsensusin e kërkuar nga Brukseli dhe vetëm me votat e VMRO-DPMNE, LSDM-së dhe BDI-së të hënën Parlamenti i Maqedonisë e miratoi Ligjin për Parlamentin.
Ekspertët thonë se mungesa e konsensusit dhe dialogut politik do të ndikojë që Maqedonia në vjeshtë të marrë raport negativë nga Komisioni evropian.
Në të ardhmen do të lexohet sërish edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe parashikohet të gjitha materialet të jenë në gjuhën shqipe, por jo edhe udhëheqja e seancave. Partia opozitare shqiptare PDSH kërkoi përdorimin e plotë të gjuhës shqipe në të gjithave nivelet dhe respektimin e propozimeve të saj për avancimin e statusit të shqiptarëve. Mos përfillja e këtyre kërkesave rezultoi me bojkot të punës së Parlamentit.
Sipas PDSH-së, Parlamenti sjellë ligje që lënë pas dore dinjitetin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni dhe që janë segregative për bashkësinë shqiptare.
Në seancën e djeshme njëherit, u miratua konkluzion, me të cilin Komisioni për çështje të rregullores dhe imunitetit-mandatit deri te Komisioni në afat prej katër muajve duhet të parashtrojë Propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores kuvendore në bazë të mendimit të Komisionit evropian për demokraci dhe Komisionit të Venecies.
Mes pikave të rendit të ditës janë edhe Propozimi plotësues - Ligji për përdorimin e gjuhës së shenjave, Propozim-Ligji për menaxhim elektronik dhe Propozim-ligji i plotësuar për transformimin e Ndërmarrjes Publike për Ekonomizim me sipërfaqe banesore dhe afariste të Republikës së Maqedonisë, po ashtu të gjitha në leximin e dytë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty OSBE-së në Shkup nxitë dialog në mes bashkësive

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 1:56 pm

OSBE-së në Shkup nxitë dialog në mes bashkësive




Misioni Vëzhgues i OSBE-së në Shkup paralajmërojë sot se ka dhuruar ndihmë financiare për tre konsorciume të komunave shumetnike si pjesë e një nisme për të përkrahur njësit e vetëqeverisjes lokale gjatë procesit të decentralizimit dhe për të inkurajuar partneritete ndërmjet komunave etnikisht të përziera.
“Bashkëpunimi ndër-komunal jo vetëm që do të ju asistojë komunave për të zbatuar projekte të përbashkëta, por, gjithashtu do të kontribuojë për kohezionin social dhe nxitjen e bashkëpunimit dhe mirëbesimit ndërmjet grupeve të ndryshme etnike,” deklaroi Mari-Karin fon Gumpenberg, Oficeri i Lartë i OSBE-së për Qeverisje të Mirë.
Një panel duke përfshirë përfaqësues nga Misioni i OSBE-së dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, e cila e përkrahu këtë nismë, i zgjodhi konsorciumet të udhëhequra nga komunat e Tetovës, Kisela Vodës dhe Zajasit nga 18 konsorciume – që përfaqësojnë 43 nga 85 komuna – të cilat aplikuan për ndihmë financiare.
“Aktivitetet e përbashkëta japin mundësi për Njësit e Vetëqeverisjes Lokale të përfshihen në forma të shumëllojshme të bashkëpunimit ndër-komunal për t’i zmadhuar kapacitetet e tyre dhe për të ofruar shërbime publike me cilësi të lartë dhe në të njëjtën kohë për të përforcuar marrëdhëniet ndëretnike,” theksoi Rahim Musliu, Inspektor shtetëror në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale.
Projektet fituese, të cilët fituan ndihmë financiare prej 20,000 eurosh secili, përfshinë dy nisma për zhvillim ekonomik dhe një për përmirësimin e transparencës dhe pjesëmarrjen e qytetarëve. Implementimi i tyre do të fillojë nga muaji shtator e deri më muajin dhjetor të vitit 2009.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty BDK kundërshton Jeremiçin në mbrojtje të Berishës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 19, 2009 9:05 pm

BDK kundërshton Jeremiçin në mbrojtje të Berishës






Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Makd
“Ne si parti shqiptare jo vetëm që e përshëndesim një qëndrim të tillë të kryeministrit shqiptar Berisha, por e inkuarajojmë atë që të vazhdojë në realizimin e proektit të bashkimit, sepse ai për her të pare u paraqit në rolin që i takon si kryeministër i të gjith shqiptarëve në trojet etnike”, thuhet nw reagimin e BDK-së.


Partia Bashkimi Demokratik Kombëtar me seli në Shkup, kundërshton ashpër reagimin e Ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç, i cili deklaratën e Kryeministrit shqiptar Sali Berisha rreth projekti për unitetit kombëtar të shqiptarëve, e vlerësoi si cenim të sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.
“Ne si parti shqiptare jo vetëm që e përshëndesim një qëndrim të tillë të kryeministrit shqiptar Berisha, por e inkuarajojmë atë që të vazhdojë në realizimin e proektit të bashkimit, sepse ai për her të pare u paraqit në rolin që i takon si kryeministër i të gjith shqiptarëve në trojet etnike”, thuhet nw reagimin e BDK-së.
Ndërsa sa i përket kundërshtimit të këtij proekti nga ana e ministrit të jashtëm serb, BDK-ja vlerëson se kjo nuk është asgjë tjetër përpos vazhdim i politikës që ka për qëllim destabilizimin e ballkanit perëndimor, sepse Kosova asnjëher nuk ka qen tok serbe, por në mënyrë të dhunshme dhe të padrejt ajo dhe trojet tjera etnike shqiptare u shkëputën nga trungu amë.
“Por kur Jeremiç nxjerr lot krokodilli për Kosovën, ai në fakt e vajton Luginën e Preshevës sepse e din fare mir se edhe kjo pjesë është në fakt tok shqiptare dhe mesiguri do të vij dita kur duhet hequr dor nga ky teritor i grabitur. Ndërsa Jeremiç kur flet për kinse prishjen e raporteve ndërshtetërore, është mëse e qartë se raportet shqiptaro-serbe janë të prishura për më shum se 100 vite, që kur filluan pastrimet e trojeve etnike me anë të masakrave të shumta që i aplikuan serbët që nga vititi 1878, në shum troje etnike shqiptare e që po vazhdojnë sod e kësaj dite në Kosovën Lindore. Prandaj që të përmirsohen raportet shqiptaro-serbe, Serbia në rradh të para duhet tu kërkoj falje publike shqiptarëve për gjith gjenocidin e shkaktuar deri më sot, por edhe të heq dorë nga sundimi i trojeve shqiptare. Gjermania dhe populli gjerman nuk ngurroi që të kërkoj falje ndaj hebrenjëve, të cilët kishin pësuar nga nazizmi, prandaj është koha që edhe Sërbia të mësoj pak më shum nga bota demokratike perëndimore”, thuhet në fund të reagimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Maqedonia i ofron ndihmë Greqisë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 10:39 pm

Maqedonia i ofron ndihmë Greqisë


Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Shkupi-1-big



Qeveria e Maqedonisë i ka ofruar ndihmë qeverisë greke pas përfshirjes nga zjarret të kryeqytetit grek.
Qeveria në Shkup thotë se është e gatshme të dërgojë në Athinë tre helikopterë dhe mjete e personel me eksperiencë në shuarjen e zjarreve.
Ndërkohë që vijnë njoftime për rreziqe serioze nga zjarret që kanë përfshirë Athinën, qeveria në Shkup, në emër të qytetarëve të saj, u ka shprehur keqardhje dhe solidaritet të gjithë atyre që janë prekur nga zjarret.
Kjo ndërkohë nuk është hera e parë që Maqedonia iofron ndihmë Greqisë.
Në një situatë të ngjashme, kur Greqia u përfshi nga zjarret para më shumë se një viti, autoritetet greke refuzuan ndihmën e Maqedonisë.
Edhe tani, dy vendet janë në proces negociatash rreth çështjes së emrit të Maqedonisë. Marrëdhëniet mes tyre shpesh karakterizohen nga tensione.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Ivanov i shmanget vizitës në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 10:41 pm

Ivanov i shmanget vizitës në Kosovë




Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 IVANOV
Presidenti Gjorgje Ivanov me kabinetin qeveritar


Presidenti maqedon Gjorgje Ivanov në agjendën e tij zyrtare gjatë tre muajve të ardhshëm nuk planifikon që të vizitojë Kosovën, edhe përkundër homologut të tij optimist nga Prishtina, Fatmir Sejdiu
Presidenti Gjorgje Ivanov në shpalosjen e 100 ditëshit të kryerjes së funksionit të tij ka bërë publike edhe një pjesë të agjendës së tij zyrtare të udhëtimeve jashtë vendit. Sipas agjendës së paraparë nga zyrtarët e nivelit të lartë zyrtar, Ivanov planifikon që muajin e ardhshëm të shkojë në Gjermani, si një nga vendet relevante të BE-së, siç thuhet nga presidenca, por edhe vizitën e tij në SHBA, ku do të jetë pjesëmarrës në sesionin e 64 të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Në agjendë janë paraparë edhe vizita të tjera, të nivelit të lartë, por duke mos u evidentuar askund Kosova, si vend fqinj dhe pas deklaratave të tij të fundit muajin e kaluar në Ohër, kur zhvilloi një drekë private pune me presidentin Sejdiu, të cilit i`u premtua vizita në Prishtinë. Kabineti presidencial nuk ka dhënë detaje se çfarë do të bëhet me vizitën në Prishtinë, por duke shtuar se për gjithçka do të informohen mediat.
Presidenti Ivanov me rastin e 100 ditëshit të punës së tij ka shtypur edhe mbi 25 mijë broshura për aktivitetet dhe punën e deritanishme dhe të ardhshme, por këto janë publikuar vetëm në gjuhën maqedonase. Presidenti Ivanov është një nga presidentët e zgjedhur me disa vota të shqiptarëve por edhe me mbështetjen publike nga partia shqiptare në pushtet BDI, e cila ftoi shqiptarët që të votojnë këtë kandidaturë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Buçkovski kritikon politikën e Shkupit ndaj Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2009 9:04 pm

Buçkovski kritikon politikën e Shkupit ndaj Kosovës



Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 BUCKO
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski
Unë nuk mund të kuptoj cila është politika e Maqedonisë ndaj shtetit të Kosovës. Përmirësimi i marrëdhënieve me Beogradin më bën të mendoj se në prapaskenë zhvillohen disa lojëra serbo-maqedonas.



Shkup - Ish-kryeministri i Maqedonisë, Vllado Buçkovski, e ka kritikuar qëndrimin e presidentit e të qeverisë së vendit të tij lidhur me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. Ai e ka cilësuar politikën e Shkupit si "një lojë që po zhvillohet prapa kuintave mes Maqedonisë e Serbisë". "Unë nuk mund të kuptoj cila është politika e Maqedonisë ndaj shtetit të Kosovës. Përmirësimi i marrëdhënieve me Beogradin më bën të mendoj se në prapaskenë zhvillohen disa lojëra serbo-maqedonas", ka thënë Buçkovski. Ky reagim i ish-kryeministrit maqedonas vjen pas deklaratës së Presidencës së Maqedonisë se marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën nuk do të vendosen para përfundimit të procesit të demarkacionit të kufirit midis dy vendeve. Edhe deputeti i partisë Demnokracia e Re, Abedin Zyberi, e ka kritikuar Qeverinë e Maqedonisë lidhur me qëndrimin e saj ndaj Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Vejseli: Me Kosovën po luhet një politikë e errët

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 9:55 pm

Vejseli: Me Kosovën po luhet një politikë e errët





Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 VEJSELI

Nënkryetari i PDSH-së, Abyladi Vejseli


Nënkryetari i PDSH-së, Abyladi Vejseli ka deklaruar se Maqedonia për shkak të Beogradit po mban peng vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën. "Zvarritja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën ka nxjerrë në sipërfaqe aleancën e re me Beogradin, ku pikërisht në mënyrë të turpshme dhe të pamerituar Prishtina po mbahet peng për hir të Beogradit.
Është shumë e qartë se me Kosovën po luhet një politikë e errët, ndërsa në anën tjetër jepen arsyetime të pabaza se bëhet fjalë për çështje teknike", ka theksuar Vejseli.
Sipas tij, injorimi i shtetësisë së Kosovës si një vend fqinjë u pa edhe me vizitat e presidentit kosovar Fatmir Sejdiu, i cili deri tani është pritur me disa protokolle private.
Ai nënvizoi se pushteti aktual që po vepron sipas parimit të njëmendësisë nuk po respekton vullnetin e popullit shqiptar në Maqedoni. Lidhur me shënimin e vijës kufitare, ai ka thënë se kjo çështje aspak nuk ka të bëjë me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Vejseli ka shtuar se kjo politikë e keqësimit të marrëdhënieve fqinjësore është në kundërshtim me parimet dhe përcaktimet e NATO-s, SHBA-ve dhe BE-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Cërvenkovski atakon qeverinë e Gruevskit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 9:56 pm

Cërvenkovski atakon qeverinë e Gruevskit




Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 MAKED
Branko Cërvenkovski


Kryetari i Lidhjes Social Demokrate (LSDM), Branko Cërvenkovski ka kritikuar ashpër Qeverinë aktuale për mënyrën e qeverisjes dhe arritjen e rezultateve
"Tre vite gënjeshtra dhe premtime boshe në të gjitha sferat e shoqërisë, në ekonomi, në procesin euro-integrues të vendit, përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike dhe rrënim të vlerave civilizuese", ka theksuar Cërvenkovski, duke shtuar se partia që drejton ai ka përgjegjësi të ofrojë alternativë serioze dhe më cilësore kadrovike dhe programore.
Cërvenkovski ka theksuar se LSDM nuk do të jetë organizatore e protestave, por sipas tij nëse popullit do të ketë qëllim të shprehë revoltën përmes protestave, atëherë kjo parti do të jetë në ballë të tyre.
"Në planin ekonomik, gjendja më shumë po rëndohet, papunësia dhe varfëria po rriten, investimet plotësisht u ndërprenë kurse investitorët po shmangin Maqedoninë si zonë e ndaluar. Gjatë këtyre tre viteve kishte prishje të marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni. Është më se e qartë se nuk bëhet fjalë për rastësi por për rregull, se gjithmonë kur VMRO-DPMNEja është në pushtet mosbesimi dhe dyshimi i ndërsjellë rritet, tensionet rriten ndërsa incidentet s'kanë të ndalur", ka deklaruar kryetari i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, duke paralajmëruar formimin e Qeverisë nën hije, e cila do të përbëhet vetëm nga partia e tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Agjentë serbë nëpër Maqedoni

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 9:57 pm

Agjentë serbë nëpër Maqedoni




Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 AGJ
Një numër i madh i agjentëve serb janë të strehuar nëpër Maqedoni dhe aktivitetet e tyre i realizojnë në forma të ndryshme, nëpërmjet përfaqësive të bizneseve, diplomatë dhe nën petkun e kamuflimeve të tjera


Në mesin e agjentëve serbë është edhe ish-zëvendëshefi i Shërbimit sekret serb, Milorad Braçanoviç gjatë periudhës së regjimit të Sllobodan Millosheviçit, i cili shpeshherë është parë në Shkup dhe kryen detyrën e një zbulimsi në ambasadën serbe.
Një numër i madh i agjentëve serb janë të strehuar nëpër Maqedoni dhe aktivitetet e tyre i realizojnë në forma të ndryshme, nëpërmjet përfaqësive të bizneseve, diplomatë dhe nën petkun e kamuflimeve të tjera. Për praninë e agjentëve serb, kryesisht nga ata që kishin vepruar gjatë regjimit të kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviç janë alarmuar edhe përfaqësuesit të disa ambasadave perendimore në Shkup.
“Prania e tyre është tejet me një mision të caktuar që ka për qëllim vetëm destabilizimin. Kjo konsiston edhe me disa deklarata që vijnë nga koluare zyrtare të Beogradit për të krijuar një situatë destabilizuese dhe për të goditur imazhin e shqiptarëve”, ka theksuar një diplomatë perendimor ekskluzivisht për gazetën “24 orë”, duke apeluar që kjo çështje të ngritet edhe në nivel të politikave.
Në mision zyrtar në Maqedoni është edhe ish-zëvendësshefi i shërbimit sekret serb BIA, Milorad Bradanoviç, në cilësinë e një zyrtar për çështje sigurie në ambasadën serbe në Shkup. Ai është një nga figurat më të afërta me klanin e njerëzve të ish-kryekriminelit serb, Sllobodan Millosheviç, të cilët operacionalizuan aktivitete të ndryshme në luftën në Kosovë.
Derisa Bradanoviç kryen misionin e tij në Shkup, ai në Beograd nga gjykatat akuzohet për krim të organizuar, i dyshuar për vrasjen e ish-presidentit serb Ivan Stamboliç dhe veprime të tjera kriminale dhe të dhunës në Kosovë, sepse gjatë kësaj periudhe ai ishte në krye të detyrës së shërbimit sekret BIA në Serbi.
Deklarata ndërlidhet me lansimin e lajmeve të ndryshme nga media të Beogradit, ku si qëllim është krijimi i një klime destabilizimi në Maqedoni, por edhe në Luginën e Preshevës. Në të njejtën vijë ishte edhe deklarata e fundit e presidentit serb Boris Tadiç, i cili ka nënvizuar se “ekstremistët shqiptarë tentojnë të destabilizojnë Maqedoninë”.
Deri tani nuk është ngritur asnjë nismë për të shqyrtuar këto elemente destruktive që janë të pranishme në Maqedoni dhe që paraqesin rrezik për vendin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Arrestohen 20 policë për marrje të ryshfetit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:21 pm

Arrestohen 20 policë për marrje të ryshfetit



Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Mpb-ja
Arrestohen për korrupsion


MPB-ja në kuadër të realizimit të fazës së fundit të aksionit "Bumerang" sot arrestoi edhe njëzet policë nga vendkalimi kufitar "Tabanoc", të dyshuar për kërkesë dhe marrje të ryshfetit.
Nga analiza e bërë e materialit të grumbulluar të fakteve në "Bumerang", që filloi në janar të këtij viti, theksojnë nga MPB-ja, është zbuluar edhe një grup kriminelësh i përbërë prej 11 nëpunësve të policisë të cilët kanë vepruar në mënyrë të organizuar.
Përveç këtyre 11 personave kundër së cilëve do të dorëzohet padi penale për marrjen e rryshfetit, involvim kriminal dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit, janë identifikuar edhe nëntë të tjerë, të cilët kanë vepruar në kuadër të dy grupeve të identifikuara kriminale.
Këta nëntë policë nga "Tabanoci" me dy raporte të veçanta në lidhje me paditë e dorëzuara paraprake nga 24 gushti, do të dorëzohen në Prokurorinë Publike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Taxhikistani ndihmon Shkupin në luftën kundër trafikimit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:22 pm

Taxhikistani ndihmon Shkupin në luftën kundër trafikimit





Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 TRAFIK
Trafikimi fenomen shqetësues në rajon

Një delegacion nga Taxhikistani i angazhuar për luftimin e trafikimit të njerëzve ka arritur sot në Shkup me ftesë të Misionit vëzhgues të OSBE-së në Shkup për të ndarë përvojat dhe mësimet me kolegët e tyre në vend.
Gjatë vizitës tre-ditëshe, zyrtarët nga institucionet shtetërore të Taxhikistanit që merren me luftimin e trafikimit do të takohen me përfaqësues nga Ministria e punëve të jashtme, Komisioni nacional për luftimin e trafikimit dhe migrimit ilegal, Ministria e punës dhe politikës sociale, Zyra e prokurorisë dhe organizatat jo-qeveritare për të diskutuar qasjet më të reja në luftën kundër trafikimit, si dhe identifikimin dhe ndihmën e viktimave.
“Misioni ka kënaqësinë të ndajë përvojat dhe praktikat më të mira në fushën e luftimit të trafikimit me njerëz. Këto vizita studiuese paraqesin mundësi unike për zhvillimin e raporteve të ndërsjella dhe krijimin e përgjigjeve rajonale ndaj këtij lloji të krimit të organizuar,” ka thënë Lisa Tilney, Shefe e Departamentit për sundim të së drejtës pranë Misionit të OSBE-së.
Misioni i OSBE-së ndihmon subjektet qeveritare dhe jo-qeveritare në angazhimet e tyre për luftimin e trafikimit me njerëz, si dhe ofrimit të ndihmës për viktimat duke përkrahur implementimin e Planit nacional veprues për luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe migrimit ilegal.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Komisioni i dosjeve nuk pranon gjuhën shqipe

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:14 pm

Komisioni i dosjeve nuk pranon gjuhën shqipe




Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Komisioni
Komisioni i dosjeve apo për verifikimin e fakteve nuk pran deklaratat e funksionarëve shtetëror shqiptarë në gjuhën shqipe


Komisioni i dosjeve apo për verifikimin e fakteve nuk pran deklaratat e funksionarëve shtetëror shqiptarë në gjuhën shqipe. Kjo është konfirmuar edhe nga anëtarë të këtij komisioni, të cilët bëjnë të ditur se deklaratat duhet të jenë ekskluzivisht në gjuhën shqipe.

“Deri tani kemi vetëm deklaratat e disa funksionarëve shqiptarë, kryesisht zyrtarë shtetëror dhe deputetë, të cilët pa hezitim i kanë sjellur ato në gjuhën maqedonase, ndërsa vlerësojmë se duhet të pranohen edhe në gjuhën shqipe”, kanë theksuar pranë Komisionit të dosjeve. Me Ligjin për përdorimin e gjuhëve ka hapësirë që të zbatohet përdorimi i gjuhës shqipe edhe në këtë nivel të komunikimit. Por, çështja e përdorimit të gjuhës shqipe gjatë dorëzimit të deklaratave nga funksionarët shtetëror duhet të shqyrtohet urgjentisht nga partitë politike shqiptare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Ohër: Fundoset anija me turistë, 19 të vdekur

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 7:15 pm

Ohër: Fundoset anija me turistë, 19 të vdekur

Bota sot
Një anije maqedonase që transportonte turistë është mbytur sot në liqenin e Ohrit (jugperëndim), duke shkaktuar të paktën 19 të vdekur.

Konsulli shqiptar në Maqedoni, Alfred Hoxha, tha se nuk ka asnjë konfirmim për turistë shqiptarë në bordin e anijes. "Jemi njohur me tragjedinë në brigjet e Ohrit, kur u mbyt anija me një grup turistësh bullgarë që ishin nisur të vizitonin Manastirin e Shën Naumit. Besohet se ngarkesa tej normave të anijes ka shkaktuar tragjedinë. Ajo kishte licencë për 43 pasagjerë, ndërsa mendohet që në bord të kenë qenë rreth 70 vetë. Nga të dhënat e deritanishme, nuk ka pasur shqiptarë, ata kanë qenë të gjithë bullgarë", u shpreh Hoxha.
Më shumë se dhjetë persona janë mbytur të shtunën kur anija turistike "Ilinden" u fundos në rreth 200 deri 300 metra nga bregu i ujërave të Liqenit të Ohrit, në afërsi të autokampit "Eleshec". Druhet se numri i viktimave mund të jetë më i madh.
Ngjarja
Anija ka transportuar një grup prej pesëdhjetë turistësh nga Bullgaria. Për momentin po vazhdon aksioni për nxjerrjen e trupave të viktimave. Janë angazhuar ekipe të policisë së liqenit me barka, ekipe të zhytësve specialë dhe të gjitha automjetet e ambulancave, me të cilat disponon shërbimi për ndihmë urgjente në Ohër. Arsyeja për aksidentin ende nuk është bërë e ditur, ndërsa vendi është i siguruar nga policia, e cila nuk lejon qasje. Në vendin e aksidentit pritet të mbërrijë ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski.Jozyrtarisht, të parët në ndihmë të udhëtarëve në anijen e fundosur kanë ardhur persona nga autokampi me barkë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë një pjesë të madhe të tyre.Aksioni i kërkim-shpëtimit vazhdon, ndërsa shkaqet e fatkeqësisë ende nuk dihen. Autoritetet thanë se janë angazhuar ekipe të policisë së liqenit me barka, ekipe të zhytësve specialë dhe të gjitha automjetet e ambulancave, me të cilat disponon shërbimi për ndihmë urgjente në Ohër.
Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta, ndërsa vendi është i siguruar nga policia, e cila nuk lejon qasje. Në vendin e aksidentit pritet të mbërrijë ministri i Mbrojtjes, Zoran Konjanovski.Të parët në ndihmë të udhëtarëve në anijen e fundosur kanë ardhur persona nga autokampi me barkë, të cilët kanë arritur të shpëtojnë një pjesë të madhe të tyre.
Reagimi
Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 ANIJA
Presidenti Maqedonas Ivanov ka reaguar ndaj ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në liqenin e Ohrit ku humbën jetën rreth 17 persona.Ai ështe nisur menjëherë drejt vendngjarjes ndërkohë që janë pezulluar të gjitha aktivitetet që zhvilloheshin sot në shtetin fqinj.Sipas të dhënave të mediave vendase anija “Ilinden”, me 50 persona në bord po udhëtonte drejt manastirit të Shën-Naumit ku dhe është mbytur rreth 100 metër pasi është nisur nga porti.Gjithashtu mësohet se deri më tani janë nxjerrë nga forcat e kërkim-shpëtimit 15 persona ndërsa 5 të tjerë deklarohen të zhdukur.I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit Gruevski i cili ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar.
Mesohet se anija është mbytur në një thellësi prej 7 metrash ndërkohë që të mbijetuarit e kësaj tragjedie janë dërguar për në spital.
Nga të dhënat që japin mediat maqedonase bëhet e ditur se anija e mbytur sot në liqenin e Ohrit ishte një anije 60-vjeçare.Pritet te bëhet dhe transportimi i të mbijeturave për në Bullgari nga një avion i nisur nga nga ky shtet.
Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 ANA
Policia lokale e ka cilësuar incidentin si një tragjedi të madhe. Njoftimet nga vëndngjarja thonë se ka pasur një shpërthim të madh dhe anija u mbyt me shpejtësi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lajme nga Maqedonia-Ilirida - Faqe 2 Empty Re: Lajme nga Maqedonia-Ilirida

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi