Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK: Ne jemi partia e parë e djathtë

Shko poshtë

LDK: Ne jemi partia e parë e djathtë Empty LDK: Ne jemi partia e parë e djathtë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 14, 2009 10:56 pm

LDK: Ne jemi partia e parë e djathtë



LDK: Ne jemi partia e parë e djathtë Petrit_rrahmani_rame_manaj-490x320-490x320


Nga Express

Udhëheqësit e Lidhjes Demokratike e Kosovës kanë përsëritur se orientimi i kësaj partie është kah qendra e djathtë, kurse nuk kanë përjashtuar koalicione me asnjë parti politike që ka kontribuar në demokratizimin vendit. Këtë qëndrim të LDK`së e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Ram Manaj, gjatë një konferencë të mbajtur sot.

“LDK`ja tashmë e ka identitetin e saj të plotë dhe të qartë, si parti e ‘Qendrës së djathtë’, e cila promovoi dhe udhëhoqi proceset drejt lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së vendit. Ishte dhe mbetet e hapur për bashkëpunim ndërpartiak me të gjitha partitë që e kanë zhvilluar frymën e demokratizimit...”, tha Manaj, i cili mban pozitën e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Thaçi.

Manaj nuk ka hezituar të flasë edhe për pretendimet e AAK`së, e cila po synon të marrë primatin si parti e qendrës së djathtë, por ka thënë se LDK-ja e ka identitetin e saj të qartë dhe të plotë, është prijëse e zhvillimit, e proceseve të promovimit dhe të realizimit të lirisë, pavarësisë së vendit.

Ai e ka komentuar edhe takimin e para dy ditësh të delegacionit të LDK-së me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëherësh kryeministër Sali Berisha, duke e cilësuar si takim në frymën e bashkëpunimit ndërmjet LDK`së dhe PD`së.

“Dr Sali Berisha na ka pritur në cilësinë e kryeministrit, kryetarit të PD-së, sepse vizita ka qenë e tillë dhe përbërja e delegacionit tonë ka qenë në bazë partiake. Njëkohësisht ai është edhe kryeministër i vendit dhe ai ka dëshmuar gatishmërinë e vazhdueshme të bashkëpunimit, të përkrahjes së procesit e reformimit dhe të zhvillimit të LDK-së, edhe në procesin e zgjedhjeve që i kemi përpara”, theksoi Manaj.

Po ashtu Manaj ka njoftuar se deri më 15 shtator LDK`ja do t`i publikojë të gjithë emrat e kandidatëve që konkurrojnë për kryetar të komunave në zgjedhjet lokale që mbahën në nëntor të këtij viti.

Edhe LDK`ja ka përsëritur qëndimin për vendosjen e kamerave në vendvotimet, në mënyrë që të sigurohet transparencë e plotë për të parandaluar manipulimin e rezultateve të zgjedhjeve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi