Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse duhet të jemi të ‘djathtë’

Shko poshtë

Pse duhet të jemi të ‘djathtë’ Empty Pse duhet të jemi të ‘djathtë’

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 24, 2009 10:53 pm

Pse duhet të jemi të ‘djathtë’

Mr.Sc. Blerim Burjani
Profilizimi politik i partive politike “e majtë” e djathtë” (2)

Që të jemi të djathtë, duhet të jemi “të pasur”, me taksa të larta ndaj klasës së varfër dhe asaj të mesme, pa fonde gjithëpërfshirëse, por me fonde vullnetare, fuqizimi i ekonomisë për kompanitë e mëdha, që punojnë për profit të lartë vjetor dhe vendosja e varfërshmërisë së plotë ekonomike të klasës së biznesit individual dhe të NVM-ve nën diktatin e kapitalistëve të vegjël të porsalindur në Kosovë, të cilët ngadalë do të rriten dhe do të rrisin punësimin dhe nuk do të mërziten shumë për baraspeshë sociale, edhe pse janë të pakët, të pakët në Kosovë por të pasur prej “lluksit”, me shkollim më të shtrenjtë dhe më cilësor, me ndarje në fakultete të të pasurve dhe të varfërve. Të varfëritë me kalimin e kohës duhet do të shkonin në universitetin publik, të tjerët do të shkonin në sistemin privatë të edukimit, që pas një periudhe kohore do të krijonte eksperienca më të mëdha dhe me mësimdhënës më të mirë .Tendenca e sektorit publik të shëndetësisë për dominim do të zvogëlohet në mënyrë “drastike” dhe ai privat do të merr hovë siç ka marr tani në Kosovë. Këto do të ishin simptome të qarta se ka elemente të instalimit të “jetës së djathtë në një Kosovë “të begatshme”, duke u pasuruar të pasurit në vazhdimësi, varfëria vjen duke u zvogëluar, ndërsa rritet punësimi në vazhdimësi, ndërsa shteti zvogëlon asistencën dhe fondet sociale. Shteti i djathtë nuk do të njohë kufij të pasurimit për momentin në Kosovë dhe nuk duhet ndalur nga pasurimi, por duhet krijuar në vazhdimësi lehtësime për kompanitë e vogla, të cilat do të jenë në shërbim të ndërmarrjeve të mëdha ose do të gëlltiten nga “kompanitë e mëdha”. Rritja e eksportit dhe fuqizimi i ekonomisë së tregut dhe lufta për tregjet ndërkombëtare, do të fillonte në masën e duhur edhe kooperimi i ndërmarrjeve të mëdha ekonomike të Kosovës me ato të shteteve tjera.
Qytetarët të ne shikojnë dhe dëgjojnë me vëmendje çka flasin për profilizim partish. Është një përshtypje e përgjithshme se nëse jeni përkrahës të një subjekti “të djathtë” është më mirë sepse në pushtet në Shqipëri janë “të djathtët”, kështu ka qytetar të shumtë që mendojnë dhe se dëshira për të ndërtuar një shtet të fuqishëm me rend dhe ligjdhe për mos-shpenzime, të mëdha në sektorin e përgjithshëm social është më mirë, përderisa “jeta e pasur e djathtë” do të sjellë një globalizëm dhe komporativ me jetën e qytetarëve evropian. Fuqizimi ekonomik i vazhdueshëm dhe harresa se dikur ishim “ndryshe”. Sa mirë me “qenë i djathtë”? Shumica e gjeneratës së re nuk është e edukuar në frymën e “djathtë” thonë majtistët në Kosovë, por në atë “të majtë”, të gjithë janë të dhënë kah fakulteti dhe universiteti, edhe pse ata janë klasë e varfër në shumicë, por vlerësojnë se do të gjejnë punë te pasanikët në sektorin privat apo do të punojnë në kompanitë publike që kanë rroga të majma ose për tu bërë qeveritar të ardhshëm. Interesant do të duhej të ishte e kundërta të gjithë së pari do të duhej të arrinin shkallën e ekzistencës së jetës ekonomike, të mendojnë dhe të ndërtojnë biznese individuale me një edukim të mirëfilltë të ndërmarrësisë, e pastaj normal që të arrinin edukimin e lartë mësimor dhe profesional për të hapur fabrika të profileve të ndryshme duke shfrytëzuar kredit bankare dhe forma tjera .Po që se bëjmë një analizë në opinionin publik: “a dëshironi të jeni i djathtë” dhe shtetin të udhëheqin të pasurit kishin thënë “Po”. Sepse ai që ka kapital privat të mjaftueshëm dhe të rritshim në vazhdimësi, do të dijë më mirë se si të zhvillojë ekonominë se ata, të cilët tërë kohën flasin për mirëqenie sociale e jo edhe për pasurim të ekonomisë, por se si të pasurohen vet”. Interesant ne jemi “sui generisë”. Nganjëherë asgjë nuk na bie “si duhet”, edhe nëse na bie prapë jemi të pakënaqur ose kur nuk dimë çfarë duhet të bëjmë gjejmë fajtor kujdestar. Jeta e partive politike në Kosovë po shëtit herë në të majtë e herë në të djathtë, derisa nuk mbushemi mend kah të shkojmë, në këtë mënyrë do të mbesim pa profilizim dhe me probleme të shumta.
Duhet së pari të mendojmë krejt ndryshe, se sa që kemi menduar gjer më tani, duhet bërë përpjekje për të ndërtuar sistem të mirëfilltë ekonomik të edukimit, pastaj pasuritë tona private duhet t’i kapitalizojmë apo ti rrisim, s’duhet të mendojmë veç të kënaqemi me pak, por duhet në vazhdimësi të bëjmë përpjekje që pasurinë sadopak që e kemi, ta vendosim në binare të rrotullimit të parasë dhe kapitalit privat. Edukimi i “djathtë” ka munguar në Kosovë për një shekull. Krejt mësimi ishte se si të mbijetojmë, por jo edhe se si të pasurohemi. Duhet të mendojmë që një shtet i djathtë, që dëshirojmë ta kemi duhet të ketë program ekonomik krejtësisht të djathtë, avancues të kapitalit, ku kompanitë e mëdha, ato që janë të punojnë duke shfrytëzuar ndërmarrjet e vogla dhe ato të mesme për t’i bërë të varur nga kompanitë e mëdha. Neve na duhet një strategji ekonomike e djathtë e qartë.
(Autori është kryetar i Institutit të Kosovës për Politika Zhvillimor)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi