Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reduktimi paralel me sigurinë

Shko poshtë

Reduktimi paralel me sigurinë Empty Reduktimi paralel me sigurinë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 14, 2009 11:03 pm

Reduktimi paralel me sigurinë
Reduktimi paralel me sigurinë Fisnik_dobreci_rasmussen06-490x320
NATO do zvogëlojë numrin e trupave në Kosovë paralelisht me forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend. Në janar do t’i ketë 10 mijë trupa. Hapi tjetër parashihet të reduktojë KFOR’in në 5,700 trupa. Shefi i ri i NATO’s, Anders Fogh Rasmussen premtoi se NATO do të ndihmojë zhvillimin e FSK’së.

Nga Bekim Greiçevci

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar se Aleanca Veriatlantike do të reduktojë trupat në Kosovë, por kjo varet nga përmirësimi i gjendjes së sigurisë në vend dhe rajon.

Në vizitën e parë në Kosovë në cilësinë e Shefit të NATO’s, ish-kryeministri danez tha se deri në janar të vitit të ardhshëm numri i trupave të KFOR’it do të shkurtohet në 10 mijë.
“Hapi tjetër do të ishte reduktimi në rreth 5,700 trupa, por shumëçka varet nga zhvillimet në Kosovë dhe rajon’, ka thënë Rasmussen, në një konferencë shtypi në Aeroportin Ushtarak në Sllatinë.

Mirëpo, ai theksojë se reduktimi i trupave ushtarake të NATO’s do të bëhet paralelisht me përforcimin e stabilitetit në Kosovë.

“Mund të ju sigurojë se ne nuk do të ndërmarrim hapa që përkeqësojnë gjendjen e sigurisë në Kosovë. Reduktimet tjera në numrin e trupave do të jenë në përputhje të plotë me përmirësimin e sigurisë”.

Shefi i ri i NATO’s është takuar me presidentin Fatmir Sejdiu, kryeministrin Hashim Thaçi dhe me ministrin e FSK’së, Fehmi Mujota.

Kreu i Aleancës Veriatlantike premtoi se asistenca për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ne do të mbesim të përkushtuar për të ofruar siguri në Kosovë dhe paralelisht me këtë mund të konfirmojë se ne do të vazhdojmë të ndihmojmë autoritetet e Kosovës për zhvillim të vazhdueshëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka thënë Rasmussen, në një deklaratë për shtyp, pas takimit me liderët kosovarë.

FKS, që aktualisht është një organizatë civile, në të ardhmen pritet të avancohet në ushtri dhe të zëvendësojë rolin e KFOR’it.

I pyetur rreth kompetencave të ardhshme të FSK’së, Rasmussen nuk mundi të japë përgjigje shumë të qartë për shkak se NATO mban një qëndrim neutral ndaj statusit të Kosovës meqenëse jo të gjithë anëtarët e saj e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“KFOR’i operon brenda mandatit të OKB’së. Ky mandat nuk përfshin FSK’në si një forcë ekzekutive. Megjithatë, ne do të vazhdojmë asistencën tonë. Nuk është marrë asnjë vendim lidhur me kompetencat e ardhshme të FSK’së. Kjo do të varet shumë nga zhvillimet e ardhshme”, ka thënë ai.

Presidenti Sejdiu ka propozuar që edhe pjesëtarët e FSK’së të ftohen në misione paqësore të NATO’s.

Shefi i NATO’s ka folur edhe rreth anëtarësimeve të reja në NATO nga rajoni i Ballkanit, duke theksuar se parakusht për të hyrë në këtë aleancë ushtarake është zgjidhja e mosmarrëveshjeve rreth kufijve. “Ne nuk importojmë mosmarrëveshje të pazgjidhura rreth kufijve. Aplikantët për anëtarësim në NATO duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet kufitare në mënyrë paqësore”, ka thënë ai, i pyetur rreth mundësisë së anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në NATO.

Kreu politik i NATO’s tha se e vlerëson lart angazhimin e lidershipit kosovar në përmbushjen e planit të Ahtisaarit dhe se është i impresionuar me përparimin që është bërë gjatë viteve të fundit.

Ai ka inkurajuar Sejdiun dhe Thaçin që të shtyjnë përpara procesin e decentralizimit.
Rasmussen tha se Kosova do të jetë prioritet i lartë në punën e tij si Sekretar i Përgjithshëm i NATO’s, detyrë të cilën e ka marrë në fillim të këtij muaji.
Sekretari i Përgjithshëm është takuar edhe me Veton Surroin si dhe me përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi