Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dallavere me garanci

Shko poshtë

Dallavere me garanci Empty Dallavere me garanci

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 14, 2009 11:05 pm

Dallavere me garanci
Pronari i agjencisë “Kosova Voyage” ka fajësuar kolegun e tij nga ajo “Air Kosova” se ka bërë dallavere kur i ka futur edhe tri agjenci të tjera brenda një garancie bankare, për të cilat nuk ishin marrë vesh. Ministria e Transportit kërkon kompensimin e dëmit për udhëtarët, ndërsa kompanitë nuk merren vesh mes vete. Banka për Biznes, e cila ka dhënë garancinë, deklaron se punon me dokumente që i ofrohen, ndërsa MTPT-ja nuk pranon të flasë.


Dallavere me garanci Teksti.kryesor.anp4-490x320

Nga Agon Sinanaj

Kanë dalë pengesat e para për mundësitë e realizimit të garancisë bankare së paku prej 500 mijë eurosh, që janë të detyruara ta deponojnë kompanitë që kanë fluturime çarter. Rasti i fundit, kur 300 udhëtarë mbetën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë ka nxjerrë shumë parregullsi e mosmarrëveshje. Zeqir Smajli, pronari i agjencisë “Kosova Voyage”, ka thënë për “Express” se ai e ka deponuar garancinë bankare, së pari për 500 mijë euro, e më vonë edhe 100 mijë të tjera, për turoperatorin “Air Kosova”. Pasi ka dështuar krejt puna, Ministria e Transportit dhe e Telekomunikacionit kërkon që kompensimi i udhëtarëve të bëhet nga garancia. Zeqiri thotë se ka shumë dyshime dhe punë të parregullta, të cilat janë bërë pas shpinës së tij.

Ai thotë se pronari i “Air Kosova”, Sibush Haziri, ka ndryshuar kontratën fillestare dhe ka futur në të edhe tri agjenci të tjera, për të cilat, thotë se nuk ka qenë në dijeni. Fjala është për kompaninë “Fly Baboo”, “Pron Air” dhe “Fibule”.

“Ai e ka marrë origjinalin dhe ka bërë ndryshime, pa pëlqimin tim. Aty ka futur edhe kompani të tjera”, thotë ai.

Madje, Smajli ka siguruar kontratën e bërë me Bankën për Biznes dhe thotë se është i habitur se si kjo kontratë ka pësuar ndryshime. Fajin ia hedh zyrtarit të kompanisë “Air Kosova”, i cili përmes lidhjeve në Ministrin e Transportit i ka futur këto kompani në emër të garancisë bankare që ka paguar ai. Tash, kjo ministri kërkon prej tij paratë, si posedues i garancisë.
“Ministria thotë se udhëtarët duhet të kompensohen prej nesh, pasi ne paskemi garantuar. Unë kam garantuar vetëm për agjencinë time, ndërsa këto të tjerat, as që i njoh”, ka deklaruar ai.

Zeqiri thotë të mërkurën ka pasur takim me një zyrtar nga Ministria e Transportit dhe ka kërkuar prej tij që kjo ministri ta pyesë zyrtarin e agjencisë “Air Kosova” se si ka arritur që në garanci të futen edhe kompanitë e tjera.

Pas disa përpjekjeve, gazeta nuk ka arritur të kontaktojë asnjë zyrtar të Ministrisë së Transporteve. Shefi i Divizionit për Aviacion civil, Ismajl Berisha nuk pranoi të flasë me arsyetimin se është i zënë me punë.
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Driton Gjonbalaj, ka thënë se dy ose më shumë agjenci mund ta shfrytëzojnë të njëjtën garanci bankare, vetëm nëse janë pjesë e një kompanie.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi