Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dallavere me letra

Shko poshtë

Dallavere me letra Empty Dallavere me letra

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 27, 2009 11:12 pm

Dallavere me letra Fisnik_dobreci_drejtori-akk-hasan-preteni_2053-490x320
(Foto: Fisnik Dobreci)

Dallavere me letra
Nuk paguajnë tatim ndaj shtetit dhe fitojnë tender. Dukuria e falsifikimit të dokumentit, që dëshmon shlyerjen e tatimit ndaj shtetit nga ATK-ja, është në rritje e sipër nga operatorët ekonomikë që aplikojnë në tender. Agjensioni Kundër Korrupsion ka gjetur disa raste të tilla dhe ka dërguar lëndët edhe në prokurori.

Nga Nebih Maxhuni

Kompanitë që aplikojnë për të fituar ndonjë tender në institucionet e Kosovës, falsifikojnë dokumentet të cilat kërkohen sipas ligjit të prokurimit.

Një prej shembujve më të shpeshtë që ka hasur Agjencia Kundër Korrupsion të falsifikimit të dokumenteve, ka të bëjnë me dokumentet që tregojnë se nëse një kompani ka paguar tatimin ndaj shtetit në Administratën Tatimore të Kosovës.

AKK, gjatë hetimeve që ka kryer nëpër disa institucione të Kosovës, qofshin ministritë, komunat dhe çdo institucion tjetër që aplikon procedurat e prokurimit, ka gjetur se operatorët ekonomikë fitojnë të drejtën për kryerjen e ndonjë pune apo për furnizime të ndryshme, duke falsifikuar dokumentin kryesor që dëshmon se ajo kompani nuk ka asnjë cent borxh tatim ndaj shtetit.

“AKK, gjatë hetimeve të ndërmarra për rastet e dyshuara si veprime korruptive, ka hasur në dukurinë e falsifikimit të dokumentacionit nga disa operatorë ekonomikë gjatë pjesëmarrjes në procedurat e tenderimit dhe si rrjedhojë në shumë raste këta ofertues kanë arritur të jenë fitues të disa tenderëve”, thonë zyrtarë të lartë të Agjencisë.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni, thotë se institucioni që ai drejton ka siguruar prova të mjaftueshme për argumentimin e këtyre rasteve dhe informatat e tilla janë përcjellë në prokuroritë kompetente për procedim penal të mëtutjeshëm.

“Do të thotë ajo kompani i ka borxh shtetit dhe shteti e shpërblen atë me kontratë . Raste të shumta kemi edhe te kompanitë e ndërtimit, p.sh. në dokumente thonë se kanë 150 punëtorë, disa inxhinierë, makineri të përsosur dhe në fund kur bëhet kontrolla del se asnjë nga këto nuk janë të vërteta”, thotë drejtori i AKK, Hasan Preteni.

Zyrtarë e AKK u kanë bërë thirrje të gjithë zyrtarëve të institucioneve të vendit e sidomos zyrtarëve të prokurimit, që të kenë kujdes gjatë kontrollimit të dokumenteve të operatorëve ekonomikë në rastet kur ata aplikojnë për ndonjë tender.

Rastet e falsifikimit të dokumenteve po marrin përmasat e dukurisë shqetësuese, vlerësojnë ata.

“Një verifikim i tillë i origjinalitetit dhe validitetit të dokumentacionit të ofertuesve nuk kërkon shumë kohë që të realizohet dhe e njëjta mund të bëhet brenda ditës me një bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, e cila është kompetente për lëshimin e këtyre dokumenteve”, thonë ata.

Kontrollimi i dokumenteve të kompanive për të vërtetuar origjinalitetin e tyre, drejtues të Agjencisë e vlerësojnë si një hap drejt eliminimit të shkaqeve të korrupsionit.

“Veprimet e tilla ngufasin rënd konkurrencën e lirë dhe të ndershme, që është element kyç i kultivimit të transparencës, dhe po ashtu i shkaktojnë dëme të ndjeshme buxhetit të Kosovës dhe ndikojnë në dobësimin e besueshmërisë së institucioneve përballë taksapaguesve”, vlerëson Hasan Preteni.

AKK është zotuar për luftimin e veprimeve të këtyre operatorëve mashtrues deri në shmangien e tërësishëm të tyre nga çfarëdo procesi tenderues nga i cili burim i përfitimit financiar është paraja publike.

“Operatorët e tillë ekonomikë institucionet e Kosovës duhet të fusin në listë të zezë dhe të fillojnë procedurat për ndjekjen e tyre”, thonë ata.

Nga muaji tetor i vitit të kaluar e deri në shtator të këtij viti, AAK thotë se ka pranuar 156 informata për raste të korrupsionit , 56 prej tyre i ka dërguar në prokuroritë e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi