Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buka nga importi

Shko poshtë

Buka nga importi Empty Buka nga importi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 8:09 pm

Buka nga importi
Buka nga importi Teksti_kryesor-490x320

Fermerët nuk janë aq optimist sa qeveritarët e Kosovës. Përderisa Qeveria deklaron se nga 71 mijë hektarë drithëra që u korrën këtë verë do të mbulohen 70 për qind e nevojave, fermerët thonë se nuk është siguruar as 40 për qind e miellit. Kosova në vit importon 200 mijë tonë grurë


Nga Agon Sinanaj

Prej 70 mijë hektarë drithëra që u korrën sivjet, në hambarët e fermerëve janë grumbulluar 241 mijë tonë grurë, që është përgjysmë më pak se nevoja vjetore e kosovarëve për miell.

Gjendja mund të jetë edhe më e keqe kur dihet se shumë kultivues të grurit sasitë e grumbulluara i shfrytëzojnë për konsum individual dhe nuk i nxjerrin në treg. Aq më tepër kur këtë vit çmimi i grurit për kilogram kushton vetëm 17 centë.

Fermerët ankohen se çmimi grumbullues i caktuar nga mullisët për këtë vit është shumë i ulët, krahasuar me vjet kur një kilogram grurë kushtonte deri në 25 centë.
Kjo rënie nga bujqit shpjegohet në mënyra të ndryshme.

Agmi Deshishku, pronar i fabrikës së bukës dhe miellit “Kualiteti”, ka thënë se rendimentet sivjet janë më të ulëta e sidomos vërehet dëmtim në cilësi. Kjo, sipas tij, ka ardhur për shkak të breshrit dhe pamundësisë që bujqit të kompensohen për dëmet e shkaktuara.
“Sivjet rendimentet janë me të ulëta. Kemi afër pesë mijë tonë sivjet. Edhe kualiteti ka qenë më i vogël për shkak të breshrit”, ka thënë Deshishku.
Përveç që kultivon grurë, ndërmarrja e tij ka edhe mullirin. Thotë se sivjet vërehet një rënie në sasinë e grurit që vjen në mulli për arsye se shumë bujq nuk pajtohen me çmimin prej 17 centë për kilogram.

“Po hezitojnë me pru në mulli për shkak të çmimit”, pohon Deshishku.

Ndërkaq, Ardian Kelmendi, fermer në “Agro Qyshk”, thotë se me ketë çmim fermerët nuk kanë llogari ta shesin grurin, përveçse ta mbajnë në hambar. Edhe pse ndërmarrja ku punon e ka shitur tërë sasinë e grurit, Kelmendi thotë se çdo çmim me pak se 20 centë për kilogram është humbje për bujqit.
“Nuk është e mjaftueshme pasi qe i bie me punu në humbje. Kjo është arsyeja që shumë nga ta e mbajnë grurin në hambar për nevoja të veta”, pohoi ai.
Përkundër reshjeve, ai thotë se rendimenti ka qenë me shumë se 5 tonë për hektar.

Nga ana tjetër, mullisët mendojnë se kjo mund t’ia rrisë popullatës edhe më shumë apetitet për miell në mungese të tij.

Kryetari i Shoqatës se Mullisëve të Kosovës, Muhamet Farizi, e vlerëson jo të mirë gjendjen me miell sivjet në krahasim me vitin e kaluar. Sipas tij, ndryshimet klimatike, shtrenjtimi i karburanteve dhe plehrave kane qenë disa nga shkaqet që kanë ulur rendimentet.
“Disa ditë para fillimit të korrjeve, klima ka qenë e ndryshuar, kanë filluar shira, ka pas edhe breshër dhe ka ndikuar që cilësia e grurit të jetë më e dobët”, shpjegon Farizi.
Farizi thotë se çmimi i grurit në Kosovë, krahasuar me shtetet tjera është më i lartë. Ai sillet prej 165-170 euro për tonë. Më i lirë çmimi është nga vendi fqinje Serbia, dhe kjo shihet të jetë arsyeja pse një pjesë e madhe e importit vjen prej atje.

Megjithatë, i pari i mullisëve ka thënë se është fat që sivjet prodhimi i grurit në tregjet botërorë ka shënuar rritje, dhe kjo mund të ndikojë në uljen e çmimit.
“Gruri është një artikull që varet nga tregjet botërore. Është fat që vitin e kaluar ka pas prodhim të madh dhe ka ndikuar në uljen e çmimeve”, theksoi ai.
Së fundi ekziston një iniciative për t’iu ndihmuar bujqve. Ministria e Bujqësisë ka premtuar një shumë prej 2 milionë eurove ndihmë këtij sektori. Mirëpo, Farizi kujton se deri tani këto kanë mbetur vetëm fjalë, pasi që asgjë konkrete nuk ka.

Njazi Idrizi, këshilltar në ketë ministri, pranon se sivjet ka rënie të këtij artikulli, megjithatë ai ketë e arsyeton me demet që kane shkaktuar reshjet atmosferike.
Sipas tij, shumica e të korrave kanë shkuar në mullinj, por kjo nuk është sasi e mjaftueshme për t’i plotësuar nevojat në tregun e Kosovës.
Për një vit kalendarik kosovarët shpenzojnë gjithsej 410 mijë tonë miell, ose 205 kilogram miell për kokë banori, ndërkaq prodhimi i sivjetmë është 241 mijë tonë.

“Ketë vit i kemi plotësuar nevojat vetëm 55 për qind”, ka thënë Idrizi.
Sipas tij rendimentet e grurit vitin e kaluar, kanë shkuar deri në 4500 kilogramë për një hektar, kurse sivjet janë prodhuar rreth 3500 mijë kilogram për hektar.
Sikur edhe vet fermerët Idrizi thotë se kanë qenë kushtet atmosferike që kanë ulur rendimentet dhe ministria nuk ka mundur të bëjë asgjë në këtë drejtim.
Për ta mbushur zbrazëtirën tjetër të kërkesës për miell në tregun e Kosovës edhe këtë vit do të ketë nevojë për import të miellit, që e dikton edhe çmimin e bukës në treg.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi