Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Trusti, po e merr veten

Shko poshtë

Trusti, po e merr veten Empty Trusti, po e merr veten

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 16, 2009 8:10 pm

Trusti, po e merr veten

Trusti, po e merr veten Teksti.kryesor.fisnik_dobreci_trusti-adrian-zalli13-490x320


Trusti ka vazhduar me kthim pozitiv të investimeve edhe gjatë muajit korrik. Megjithatë, udhëheqësit e këtij institucioni thonë se duhet një kohë e gjatë për t’i kompensuar humbjet e vitit të kaluar, që ishin krijuar nga kriza ekonomike botërore dhe rënia e tregjeve të aksioneve.

Nga Zekirja Shabani

Trendi pozitiv në bursat ndërkombëtare e ka rritur performancën e Trustit të Kursimeve Pensionale në muajit e fundit, krahasuar me bilancin negativ të vitit të kaluar.

Gjatë muajit korrik çmimi i aksionit në tregun ndërkombëtar, përkatësisht aty ku janë investuar paratë e kursimtarëve kosovarë, ka qenë 0.92 euro dhe në këtë muaj Trusti ka siguruar 12.4 milionë euro kthim të investimeve. Megjithatë, pasqyrat e përgjithshme te investimeve flasin se ky institucion ende operon me minus.

Pas që kishin humbur mbi 100 milionë euro të parave të pensioneve për shkak të krizës ekonomike, udhëheqësit e këtij institucioni nuk presin që për një periudhë të shkurtër gjendja të përmirësohet, përkatësisht të kthehet në atë çfarë ishte para dy viteve. Kthimet pozitive në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë sinjale të përmirësimit të situatës, por jo garanci se kriza ka përfunduar.

Drejtori i Trustit, Adrian Zalli, thotë se kriza ekonomike është zbutur, por nuk ka përfunduar.

“Ne ngurrojmë të themi se kaloi kriza. Do të shkojë gjatë derisa të rikuperohemi dhe të kthehemi ku kemi qenë”, thekson Zalli.

Sipas tij, para se të përfshiheshin nga kriza investimet e Trustit, vlera e aksionit ka qenë 1.27 euro, derisa në gjendjen më të rëndë kjo vlerë ka rënë edhe në 0.76 euro.

Ai thotë se për t’i kthyer humbjet dhe për të arritur në nivel të përgjithshëm pozitiv vlera e aksioneve duhet të jetë mbi 1.05 euro. Kjo do të siguronte kthim më të mirë të investimeve për një periudhë më të shkurtër, derisa që nga muaji mars ka rritur vlerën e mjeteve për 40 milionë euro.

Zalli pohon se në menaxhim të Trustit janë 320 milionë euro, prej të cilave mbi 100 milionë euro janë kursime të reja , të cilat mbahen në Bankën Qendrore të Kosovës dhe ato të investuara në bankat komerciale në vend.

Sfida më e madhe e udhëheqësve të Trustit, sipas Zallit, është çfarë të bëjnë me paratë që kanë mbetur në Kosovë.

“Rreth një e treta e fondit është në Kosovë dhe shpresojmë se bordi do të marrë vendim në shtator së çfarë të bëhet me këto mjete”, ka pohuar Zalli.

Këto mjete, në bazë të ligjit, nuk mund të investohen në Kosovë dhe derisa nuk ndryshon ligji mbetet bordit t’i investojë në vende të sigurta.

Në mbledhjen e fundit të Bordit të TKPK-së është vendosur që të vazhdojë investimi i parave jashtë vendit, ndërsa paratë që janë në Bankën Qendrore t’u jepen bankave komerciale.

Sipas ligjit, vetëm 5 për qind e mjeteve mund të investohen në depozita bankare. Do të thotë se mund të vijnë edhe 15 milionë euro, përveç 10 milionë euro që më herët janë depozituar në “Raiffaisen Bank” dhe pesë milionë euro të tjera në “ProCredit Bank”.
Konkursi për bankat, që do të përfitojnë këto mjete, tashmë është mbyllur dhe drejtori i Trustit, Adrian Zalli tregon se të gjitha bankat e licencuara në Kosovë kanë aplikuar në këtë konkurs.

“Të gjitha bankat kanë dhënë oferta të ndryshme. Bordi do të vendosë se kush i plotëson kushtet për t’i marrë paratë”, është shprehur Zalli.

Ndryshimi i strategjisë së investimeve të parave të pensioneve është kërkuar disa herë nga deputetët dhe institucionet e Kosovës, por deri më tani nuk është nisur procedura për ndryshimin e ligjit.

Ndërkaq, derisa të jetë në fuqi ky ligj për Trustin, paratë e pensioneve do të mbeten të investuara jashtë Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi