Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alma Papamihali: Humor s´do të thotë banalitet

Shko poshtë

Alma Papamihali: Humor s´do të thotë banalitet Empty Alma Papamihali: Humor s´do të thotë banalitet

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 03, 2009 2:50 pm

Alma Papamihali: Humor s´do të thotë banalitet U1_AlmaPapamihaliHumor s´do të thotë banalitet
Nga Alma Papamihali
Viti i ri 2009, trokiti në dyert e gjithkujt prej nesh....dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Një vit kalon dhe në mendjet e shumëkujt kalojnë po ashtu në radhë kujtime dhe emocione të viteve të kaluara, viteve të fëmijërise. Viti i Ri, kjo festë familjare dhe tradicionale, që pritet me dëshirë, nga cdo tryezë shqiptare.
Të kujtosh "vitet e rinj" së bashku me fëmijërinë tonë, gjen përzierë gjithcka, duke filluar nga tavolina që mbusheshin pas lodhjeve të nënave tona, që gatuanin pa ndërprerje deri në orët e vona të datës 31 nëntor, apo nga vajtje-ardhjet e baballarëve tanë, që mezi prisnin të shplodheshin nga radhat e gjata dhe të pafundme të cdo lloji.
E pra, ndërrimi i viteve 2008-2009, as që mund të krahasohet me ato emocione sysh fëminorë, që mezi prisnin dhuratat e vitit të ri, fshehur pas pemësh zbukuruar me topa pambuku. Tani është ndryshe, krejt ndryshe. Gjithcka duket si një përrallë e kohrave të vjetra, sesa një përjetim i vërtetë.
E megjithatë, ajo që duket që i mungon vërtetë tryezave moderne të ditëve të sotme është arti i vërtetë.
Ky mendim të vjen menjëherë, ndërkohë që familjarët të ulur rreth këtyre tryezave, dëgjojnë me vëmendje programin e përgatitur enkas për mbrëmjën e vitit të ri nga kanali i njohur top-chanell, që prezantohet me emisionin "Portokalli".
Më shumë se gjithcka do ta quaja një emision bajat!
Të rritur dhe familjarë, që nuk arrijnë të qeshin nga humori banal, ose që shpesh detyrohen të ndërrojnë stacionin, pasi fjalori i përdorur në të ashtuquajturin humor, i kalon të gjitha limitet. Ndaj vetvetiu lind pyetja:
Ky është arti shqiptar, me të cilin prezantohemi në natën më tradicionale të tryezave tona??
Eshtë për të qeshur, apo për të qarë. Mjerisht e dyta!
Kur kujtojmë humoristët tanë: të mëdhenjtë, Tano Banushi, Fadil Hasa, Gëzim Kruja, Zef Deda, Aleko Prodani, Sejfulla Myftari(Cekja), Koco Devole, Paulin Preka, Parodistët e Vlorës, nuk arrin të imagjinosh se c´lidhje kanë me artin këta humoristë të portokallisë, të cilët edhe pse kërkojnë të sjellin në syrin e popullit një humor realist dhe të marrë nga e përditshmja dhe jeta, nuk bëjnë gjë tjetër, vecse sjellin në ekranin e televizorit thjesht banalitet dhe aspak humor të hollë.
Ky nuk është arti i një nate familjare, ky nuk është arti që kërkohet arti sot.
Shpesh për mangësirat e sotme në art, gjehet justifikimi i "sponsorëve".
Eshtë e vërtetë që sponsorët mungojnë, megjithatë të mos harrojmë që sponsorët nuk shkruajnë skenarë...
Të mos harrojmë që në mbrëmjet familjare dhe sidomos festën tradicionale të vitit të ri nuk mungojnë kurrë fëmijët, të cilët më shumë se në asnjë ditë tjetër të vitit, ata ‘’mburren’’ me qëndrimin e tyre në orët e vona.
Ndaj mundohuni të na bëni të qëshim dhe jo të kërkojmë pultin e televizorit, për ndërrim stacioni...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi