Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Shqipëria ka nevojë për opozitë më të kulturuar

Shko poshtë

Meta: Shqipëria ka nevojë për opozitë më të kulturuar Empty Meta: Shqipëria ka nevojë për opozitë më të kulturuar

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 17, 2009 6:31 pm

Meta: Shqipëria ka nevojë për opozitë më të kulturuar

Kreu i LSI-së i bëri thirrje Partisë Socialiste që të bashkëpunojë me koalicionin e ri në realizimin e reformave


Meta: Shqipëria ka nevojë për opozitë më të kulturuar META
Meta: Vendi ka nevojë për një opozitë që sillet sipas standardeve evropiane

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, i bën ftesë Partisë Socialiste që të bashkëpunojë me qeverinë e re, e cila pritet të formatohet në muajin shtator. Në një intervistë televizive, Meta ka theksuar se, pak e rëndësishme është se kush zgjidhet kryetar i Partisë Socialiste. Sipas tij, e rëndësishme është politika që duhet të ndjekë Partia Socialiste, e cila duhet të jetë bashkëpunuese dhe konstruktive. Ai ka theksuar se, PS duhet të reflektojë në qëndrimin e saj, duke dhënë kontributin e saj në reformat e rëndësishme që e presin vendin në kuadër të integrimit. "Për mua dhe për LSI-në nuk është shumë e rëndësishme se kush zgjidhet në krye të Partisë Socialiste. I rëndësishëm është se, kush politikë është në krye të kësaj force politike, dhe në këtë drejtim do të uroja që të reflektojnë. Për mua është e rëndësishme që PS të shikojë drejt së ardhmes, të shikojë drejt bashkëpunimit me koalicionin e ri dhe njëkohësisht një vend evropian ka nevojë për një qeveri që të garantojë standarde evropiane në të gjitha aspektet e qeverisjes, por edhe për një opozitë, e cila sillet sipas standardeve evropiane", është shprehur Meta. Në përgjigje të të gjitha akuzave që Partia Socialiste në mënyrë të vazhdueshme ka lëshuar kundrejt koalicionit të ri, PD-LSI, Meta ka theksuar se këto deklarata nuk i shërbejnë aspak integrimit të vendit dhe janë dëshmi e një mendësie të vjetër, me të cilën lidershipi aktual i PS-së nuk po mund të ndahet dot. Në këtë drejtim Meta e ka ftuar Partinë Socialiste të pranojë humbjen, pasi mbetja në opozitë nuk është aspak një tragjedi. Duke e cilësuar sjelljen e Partisë Socialiste si në depresion të thellë, Meta ka theksuar se, opozita duhet të shikojë qëndrimin e saj për t`u bërë pjesë e reformave dhe pjesë e kontributit për integrimin e vendit. "Më vjen shumë keq për këtë mendësi kaq të vjetër, që nuk po shkulet dot as nga lidershipi aktual i Partisë Socialiste, i cili ka pretenduar për politikë të re, do ta ftoja që ta marrë me qetësi, pasi nuk është fundi të jesh në opozitë, nuk është një tragjedi. Përkundrazi është një përgjegjësi shumë e madhe aq më tepër të jesh në një opozitë me një numër të tillë deputetësh", është shprehur Meta. Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, vlerësoi se koalicioni i ri qeverisës midis forcës politike që ai drejton dhe Partisë Demokratike do të jetë një koalicion funksional dhe do të realizojë aspiratat e vendit për liberalizimin e vizave si dhe për integrimin evropian. Ai ka shprehur bindjen e palëkundur, se pranimi i ftesës për të bashkëqeverisur me PD ishte zgjidhja më e mirë për vendin. Kreu i LSI-së thekson se ky ka qenë një vendim i drejtë dhe ka të bëjë me atë qetësinë e situatës, e cila sipas tij nuk duhet të harrohet se ishte tepër e konfliktuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi