Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Më shumë se opozitë instinktive, Kosovës i duhet një opozitë me strategji

Shko poshtë

Më shumë se opozitë instinktive, Kosovës i duhet një opozitë me strategji Empty Më shumë se opozitë instinktive, Kosovës i duhet një opozitë me strategji

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 28, 2011 11:10 pm


Më shumë se opozitë instinktive, Kosovës i duhet një opozitë me strategji



Më shumë se opozitë instinktive, Kosovës i duhet një opozitë me strategji Skender%20BuqpapajNga Skënder Buçpapaj



Opozita e Kosovës i braktisi raundet e votimeve për zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Kosovës dhe miratimin e kabinetit të ri qeveritar të Kosovës, mbajtur më 22 shkurt. Në një vështrim të cekët, ky veprim, ku u përfshinë të gjitha partitë joqeveritare, mund të dukej dhe mund të përcaktohej si një veprim i përbashkët dhe i bashkërenduar i opozitës, kështu edhe si një shenjë e mirë se, më në fund, Kosova do të ketë një opozitë vërtetë të fuqishme, një opozitë të bashkuar.

Një pritshmëri e tillë ndaj opozitës ishte, në fakt, pritshmëria më modeste e mundshme, pritshmëria më pak e këshillueshme. Ajo që e bashkoi opozitën në këtë veprim, realisht, nuk ishte bashkërendimi, nuk ishte strategjia e përbashkët, por droja e përbashkët se mos kandidati i vetëm i Kosovës për president i kishte blerë anëtarët e kësaj opozite. Herë tjetër, qoftë si qoftë puna, opozita nuk duhet t'ia lejojë vetes mosbesimin ndaj deputetëve opozitarë. Stimujt e opozitës ndaj deputetëve të saj është e domosdoshme të jenë shumë më të fortë se stimujt që përdor shumica qeverisëse, madje edhe stimujt që mund të përdorte një kandidat miliarder për president të ri të republikës.

Ishte pritur, në të vërtetë, që opozita të dilte me kundërkandidatin e saj për presidentit të ri të Republikës së Kosovës. Kjo do të kishte qenë sfida e merituar kundër shumicës dhe sfida e dinjitetshme e një pakice të fuqishëm, siç është opozita e Kosovës. Përfoljet dhe hamendjet thoshin se kandidatura mund të shpaloset në minutën e fundit, në çastin e fundit. Dhe kjo do të dëshmonte se opozita jo vetëm është e bashkuar, por edhe është solide, është befasuese. Ajo arrin ta mbajë të fshehtën brenda radhëve të saj dhe e shpalos vetëm atëherë kur do të bëjë efektin më të madh të mundshëm ndaj kundërshtarit.

Nuk pritej, në fakt, që kundërkandidati i opozitës të fitonte. Por dalja e opozitës me kandidat do ta vinte shumicën përballë një situate të re. Ndoshta është menduar se kjo do ta mobilizonte shumicën dhe ajo nuk do të luhatej duke pasur një rivalitet të fuqishëm konkret. Megjithatë, opozita, sipas meje, nuk kishte pse të nguronte, nuk kishte pse të mos dilte me një kundërkandidat konsensual të vetin.

Duket se pika e dobët e opozitës mund të kishte qenë pikërisht se ajo nuk arrinte deri tek një kundërkandidat konsensual, pra nuk mund të arrinte deri tek një pajtim kaq thelbësor i përbashkët. Një arritje e tillë e opozitës, do të kishte qenë tejet ngjethëse për shumicën parlamentare. Koha e pakët deri në seancën plenare të jashtëzakonshme të 22 shkurtit ndoshta ka qenë e pamjaftueshme. Dhe ndoshta nga opozita mund të pritet në të ardhmen që të jetë sfiduese. Këtë unë e kërkoj nga kjo opozitë, ashtu siç e kam kërkuar nga opozita e mëparshme, sepse vetëm një opozitë bindëse e vë në pozita pune qeverisjen e një vendi, vetëm një opozitë bindëse e detyron qeverisjen e një vendi të ndihet gjithë kohën e kontrolluar, vetëm një opozitë bindëse e detyron qeverisjen e një vendi të jetë e përgjegjshme.

As kësaj opozite, miqësore për mua, as ndonjë opozite tjetër, më pak miqësore apo hiç miqësore për mua, nuk ia rekomandoj braktisjen e seancave plenare, madje as braktisjen e seancave në komisione. Sheshi i së vërtetës në demokraci është parlamenti, pra në rastin tonë është Kuvendi i Kosovës. Nuk ka mundësi më të mirë e më të pazëvendësueshme se foltorja parlamentare, pra se kuvendarja e kuvendarëve për përplasjen e argumenteve tua me ato të kundërshtarëve. Nga përdorimi sa më racional, sa më bindës, sa më serioz, sa më i fuqishëm i kësaj foltoreje, i kësaj kuvendarje dëshmohet fuqia e vërtetë e një krahu politik, aq më tepër fuqia e një opozite.

Braktisjen parlamentare, bojkotimin e institucionit të Kuvendit, institucionit shprehës e mishërues të votës së sovranit unë e konsideroj ashtu siç është: vetëpërjashtim. Madje, në kushtet e Kosovës, unë e konsideroj edhe një vetëpërçmim kombëtar, kur kam parasysh karakterin shumetnik të parlamentit, ku pakicat janë të gjitha të përshira në shumicën qeverisëse. Opozita e Kosovës, ndryshe nga shumica, është njëetnike, është krejt shqiptare, pra, duke pasur kështu një epërsi kombëtare ndaj shumicës, duke pasur edhe një përgjegjësi kombëtare kundruall saj dhe përballë Kosovës e kombit.

Nuk i përjashtoj kurrsesi, reagimet instinktive të opozitës. Në politikë veprimet instinktive të imponohen dhe përbëjnë zgjidhjen e vetme të momentit. Nganjëherë janë edhe vendimtare dhe ia japin kahen një lëvizjeje politike, madje edhe një krahu politik të tërë. Por veprimet instinktive rrallë e kanë suksesin të garantuar dhe shpesh e kanë koston e tyre, nganjëherë jo lehtësisht të përballueshme. Një opozitë e bashkuar, me një strategji të veten, do ta kishte shumë më komode edhe të bënte në rrethana të caktuara opozitën instinktive, kundërvepruese, kundërpërgjegjëse të menjëhershme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi