Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cili do të jetë kabineti i ri i qeverisë Berisha?

Shko poshtë

Cili do të jetë kabineti i ri i qeverisë Berisha? Empty Cili do të jetë kabineti i ri i qeverisë Berisha?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 18, 2009 1:47 pm

Cili do të jetë kabineti i ri i qeverisë Berisha?

Qeveria e re parashikohet të ketë shumë objektiva. Dy ditë para takimit të paralajmëruar midis kreut të maxhorancës së djathtë Sali Berisha dhe atij të LSI-së, Ilir Meta, partia e dytë më e madhe e së majtës shqiptare, vazhdojnë bisedimet intensive për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.



Cili do të jetë kabineti i ri i qeverisë Berisha? BERR
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha.
Përfaqësues të dy partive të koalicionit të ri në Shqipëri, PD-së dhe LSI-së, po vazhdojnë bisedimet intensive lidhur me krijimin e kabinetit të ri qeveritar. Këto bisedimet do të kurorëzohen me takimin e liderëve të dy partive, Sali Berishës e Ilir Metës, i cili është pritet të mbahet pas dy ditësh


Tiranë- Dy ditë para takimit të paralajmëruar midis kreut të maxhorancës së djathtë Sali Berisha dhe atij të LSI-së, Ilir Meta, partia e dytë më e madhe e së majtës shqiptare, vazhdojnë bisedimet intensive për krijimin e kabinetit të ri qeveritar. Kryeministri aktual Berisha, i cili do të udhëheqë edhe qeverinë e re, duket se do të ftojë në përbërjen e saj jo vetëm pjestarë të partive parlamentare, por edhe të partive të tjera aleate me të cilat PD ishte në koalicion në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Në nivel ministriash do të jenë përfaqësuesit e PD-së, PR-së dhe PDI-së, ndërsa ata të partive jo parlamentare do të jenë në qeveri në nivele më të ulta.
Nga ana e saj Lëvizja Socialiste për Integrim, ndoshta për shkak të ndryshimit të kursit të saj në raport me të djathtën, nuk po shfaq detyrimin për të sjellë në qeveri partitë e koalicionit të saj të majtë.Zyrtarë të lartë të kësaj partie kanë bërë të ditur se ajo synon që në qeverinë e re të drejtojë dikasteret e shëndetësisë, arsimit dhe ekonomisë.
Është bërë gjithashtu e ditur se kreu i kësaj partie Ilir Meta, do të jetë pjesë e ekzekutivit të ardhshëm, por njëkohësisht do të drejtojë dhe partinë. Sikurse është bërë e ditur, qeveria e re që pritet të krijohet, do të quhet “qeveria e integrimit europian”. Ajo është qeveria e tretë e përbashkët midis të majtëve dhe të djathtëve, pas qeverisë së stabilitetit në vitin 1991 dhe asaj të pajtimit kombëtar në vitin 1997, qeveri të cilat janë përfolur mjaftë për bashkëpunimin midis të majtës dhe të djathtës.Qeveria e re parashikohet të ketë shumë objektiva. Nëse ju referohemi deklaratave të kryeministrit Berisha, prioritet do të jetë punësimi, zhdukja e varfërisë, vazhdimi i veprave të mëdha infrastrukturore, ndërsa epërsi të LSI-së paralajmërohet të jenë integrimi, arsimi, ekonomia, shëndetësia dhe bujqësia.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Cili do të jetë kabineti i ri i qeverisë Berisha? Empty Negociatat Berisha-Meta më 2 shtator

Mesazh nga Agim Gashi Sat Aug 22, 2009 9:20 pm

Negociatat Berisha-Meta më 2 shtator

Posti që pritet të marrë kryetari i LSI, është ai i Kryetarit të Parlamentit.


Cili do të jetë kabineti i ri i qeverisë Berisha? META
Negociatat për formimin e qeverisë së re nisin në datën 2 shtator. në një tryezë të rrumbullakët ku fillimisht do të marrin pjesë krerët e dy partive dhe më tej përfaqësues të PD dhe LSI.


Negociatat për formimin e qeverisë së re nisin në datën 2 shtator në një tryezë të rrumbullakët ku fillimisht do të marrin pjesë krerët e dy partive dhe më tej përfaqësues të PD dhe LSI. Mësohet se negociatat do të zhvillohen pikërisht të mërkurën më 2 shtator, në ditën që në fakt është e programuar për mbledhje qeverie.
Burimet vler╒sojnë se mbledhja e fundit e qeverisë aktuale do të bëhet të mërkurën e ardhshme më 26 gusht.
Në këtë ditë, pritet që kryeministri të flasë gjatë para ministrave të kabinetit të tij, duke i evidentuar punën e katër viteve të Këshillit të Ministrave që drejtoi pa ndërprerje.
Berisha, sipas burimeve për agjencinë e lajmeve NOA nga kabineti qeveritar, mësohet se do të paraqesë një raport të detajuar mbi punën e bërë, arritjet, procesin reformues dhe do të evidentojë po ashtu disa nga vendimet dhe projektligjet më të rëndësishme.
Gjithashtu kryeministri pritet që të flasë jo pak edhe për reformat e parealizuara ende, projektligjet e lëna në mes dhe ato të cilat disa prej ministrave të qeverisë aktuale, do të duhet të vazhdohen në kabinetin e ri.
Ndërkohë, e mërkura 2 shtator, vetëm pak ditë para mbledhjes së pritshme të Parlamentit të ri, do të vërë përballë njëri-tjetrit në një vend ende të pakonfirmuar, përfaqësuesit e LSI dhe PD.
Mësohet se fillimisht do të ketë një takim kokë më kokë mes Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe menjëherë më pas do të vazhdohen negociatat me përfaqësuesit e dy partive tashmë në koalicion qeverisës.
Posti që pritet të marrë kryetari i LSI, është ai i Kryetarit të Parlamentit, duke nxjerrë kështu jashtë loje, Jozefina Topallin, një përfaqësuese e rëndësishme e PD, e njohur si rivale potente ndaj Berishës për drejtimin e partisë më të madhe në vend. Roli i Bamir Topit, duket se ka nisur të zgjohet këto ditë dhe pritet të zhvillojë bisedime për atë se çfarë postesh do të ketë grupi që e mbështet Presidentin, në qeverinë e re.(noa)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi