Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meta: Lobimi për Kosovën, prioritet i Qeverisë Berisha

Shko poshtë

Meta: Lobimi për Kosovën, prioritet i Qeverisë Berisha Empty Meta: Lobimi për Kosovën, prioritet i Qeverisë Berisha

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 9:12 pm

Meta: Lobimi për Kosovën, prioritet i Qeverisë Berisha

Bota sot, Tiranë
Avancimi për njohjen ndërkombëtare për shtetin e ri të Kosovës do të jetë një prioritet i veçantë dhe shumë i rëndësishëm i shtetit, qeverisë, dhe diplomacisë shqiptare.



Meta: Lobimi për Kosovën, prioritet i Qeverisë Berisha METAAA
Meta: Marrëdhëniet politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe në të gjitha fushat tjera mes Shqipërisë dhe Kosovës, do të jenë shumë më intensive gjatë katër viteve të ardhshme.

I nominuari për postin e zëvendëskryeministrit dhe shefit të diplomacisë shqiptare, Ilir Meta, ka theksuar se avancimi i njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës do të jetë prioritet, jo vetëm i diplomacisë por edhe i gjithë qeverisë së re shqiptare. Po ashtu Meta ka thënë se marrëdhëniet politike, ekonomike, tregtare, kulturore dhe në të gjitha fushat tjera mes Shqipërisë dhe Kosovës, do të jenë shumë më intensive gjatë katër viteve të ardhshme, ndërsa ka vlerësuar se, një rol të madh në këtë drejtim padyshim se ka rruga e re që bashkon shqiptarët. Meta ka shtuar se ndër prioritetet kryesore të ministrisë që ai do të udhëheqë është shtimi i numrit të njohjeve të Kosovës.“Avancimi për njohjen ndërkombëtare për shtetin e ri të Kosovës do të jetë një prioritet i veçantë dhe shumë i rëndësishëm i shtetit, qeverisë, dhe diplomacisë shqiptare, dhe për këtë, pa asnjë diskutim, do të forcojmë bashkëpunimin jo vetëm me shtetin e Kosovës, por, në radhë të parë edhe me partnerët më të mëdhenj që kanë marrë atë vendim historik të deritanishëm për njohjen e Pavarësisë së Kosovës, si SHBA-të dhe disa nga parterët kryesorë evropian”, ka thënë Meta. Duke mos përmendur ndonjë datë se kur Kosova mund të ketë ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shefi i ardhshëm i diplomacisë shqiptare, ka potencuar se Shqipëria do të bëjë ç’është e mundur që Kosova të jetë anëtare e mekanizmave më të rëndësishëm ndërkombëtarë.
“Unë besoj dhe do të kontribuojë që kjo gjë të ndodhi sa më shpejtë që të jetë e mundur, në mënyrë që Kosova të mos mungojë në asnjë institucion të rëndësishëm vendimmarrës botëror”, ka thënë Meta.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi