Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu dhe Thaçi hedhin poshtë memorandumin e EULEX-it

Shko poshtë

Sejdiu dhe Thaçi hedhin poshtë memorandumin e EULEX-it Empty Sejdiu dhe Thaçi hedhin poshtë memorandumin e EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 8:20 pm

Sejdiu dhe Thaçi hedhin poshtë memorandumin e EULEX-it

Shqipe Osmani
Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi i kanë bërë të qartë shefit të EULEX-it se vetëm institucionet e Republikës së Kosovës janë kompetente për nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve me vendet tjera.


Sejdiu dhe Thaçi hedhin poshtë memorandumin e EULEX-it ++takimiiii
Asgjë për Beogradin
“Në asnjë rrethanë Beogradit nuk do t’i jepet hapësirë e as autoritet në territorin e Republikës së Kosovës përmes asnjë mekanizmi, qoftë ai vendor apo ndërkombëtar. Vendimet për Prishtinën i marrin institucionet e Republikës së Kosovës”, tha Thaçi.

Shefi i EULEX-it Iv de Kermabo duket se ka pësuar një grusht për herë të parë, që nga ardhja e tij në krye të misionit evropian vitin e kaluar. Ai ka marrë mesazhin e Kosovës se më nuk mund të udhëhiqen në Kosovë misione që janë në kundërshtim me interesat e shqiptarëve dhe të vetë shtetit.
Zyrtarët e lartë të shtetit të Kosovës, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, kanë refuzuar propozimin e shefit të EULEX-it Iv de Kermabo për nënshkrimin nga ky mision i protokolleve të bashkëpunimit ndër-policor me Serbinë, ngase qëndrimet e liderëve të vendit ishin të kundërta lidhur me synimet e EULEX-it për këtë marrëveshje.
Ishte shefi i EULEX-i, ai që dy ditë më parë kishte kërkuar takim me Sejdiun e Thaçin për të sqaruar se EULEX-i nuk ka nënshkruar asnjë protokoll në emër të Kosovës.
Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi i kanë bërë të qartë shefit të EULEX-it se vetëm institucionet e Republikës së Kosovës janë kompetente për nënshkrimin dhe ratifikimin e marrëveshjeve me vendet tjera. Ndërsa, Kermabo e quajti këtë vetëm një fillim të takimeve në kërkim të mbështetjes së institucioneve të Kosovës.
Kermabo: Protokolli nuk ka të bëjë me planin 6-pikësh
“EULEX-i nuk mundet dhe nuk do të nënshkruaj asnjë marrëveshje protokollare në emër të Kosovës”, tha Iv de Kermabo, i cili i ka siguruar udhëheqësit e Kosovës se kjo marrëveshje bashkëpunimi me Serbinë nuk ka të bëj me planin 6-pikësh të Kombeve të Bashkuara, i cili është refuzuar tashmë nga Prishtina zyrtare. “Ky protokoll do të ndihmoj luftimin e krimit dhe kontrabandës dhe ka të bëj me bashkëpunimin ndërmjet EULEX-it dhe policisë serbe”, është shprehur Kermabo.
Dy përfaqësuesit e shtetit, Sejdiu e Thaçi, kanë kundërshtuar marrëveshjen e propozuar, duke bërë me dije se marrëveshjet e tilla nuk mund të nënshkruhen pa miratimin e institucioneve të Kosovës. “Është një dokument me karakter të protokollit të propozuar për të cilin kemi qëndrimet e ndryshme dhe se qëndrimi ynë është i qartë. Do të vazhdojmë bashkëpunimin e thellë në të gjitha proceset, por gjithmonë duke qenë të zotuar në zbatimin e asaj që Kosova ka arritur si shtet sovran dhe i pavarur duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjet e saj, me një mbështetje të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Sejdiu. Kreu i shtetit tha se Kosova do të vazhdoj bashkëpunimin me EULEX-in, por nuk do të përkrah legjitimimin e strukturave paralele që Serbia ka ngritur në pjesë të caktuara të Kosovës. “Absolutisht nuk mendojmë se mund të ketë ide që dikush të instrumentoj apo të mbajë gjallë strukturat paralele të cilat realisht janë në dëm edhe të vetë komunitetit serb, sepse e mbajnë peng në iluzione për procese nëpër të cilat kemi kapërcyer. Por, do të japim ofertën më të mirë të mundshme të zhvillimit të Kosovës, të proceseve integruese edhe me atë pjesë të qytetarëve që ende mbajnë pezull vetën e tyre dhe të ecim në një bashkëpunim për të ardhmen e përbashkët”, u shpreh ai. Institucionet e vendit shfaqin qëndrimin e tyre për përfshirjen e Kosovës në të gjitha nismat rajonale për bashkëpunim dhe siç tha Sejdiu Kosova është e gatshme të bashkëpunoj me gjithë fqinjët në fusha të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të luftës kundër krimit të organizuar dhe gjitha format e aktivitetet kriminal tej kufitar. “Për këtë qëllim ne do të bashkëpunojmë me EULEX, ICO dhe në përgjithësi me mekanizmat ndërkombëtar për të gjetur format më efikase të bashkëpunimit rajonal, gjithnjë duke pasur parasysh interesat jetike për Kosovën dhe duke ruajtur sovranitetin dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe autoritetin e institucioneve të saj”, tha ai.
Vendimet për Prishtinën i marrin institucionet e Republikës së Kosovës
Bashkëpunimi i institucioneve të Kosovës me EULEX-in dhe ICO do të vazhdoj edhe në të ardhmen sikurse edhe deri më tash, për të nxitur hapat dhe ecjet tona në integrimet euroatlantike që është vizion yni të përhershëm. Kryeministri Hashim Thaçi shprehi qëndrimin e institucioneve për zbatimin e kushtetutës dhe pakos Ahtisari, ndërkohë që shpreh gatishmërinë edhe për bashkëpunim me përfaqësues të EULEX dhe ICO në të gjitha zhvillimet rajonale, por që siç tha ai vendimet për Kosovën i marrin vetë institucionet e saj. Ai tha se Kosova nuk do t’i lejoj Beogradit që përmes mekanizmave të caktuar të mbajë ndikimin e vet në Kosovë. Andaj, Thaçi tha se marrëveshjet e tilla nuk mund të nënshkruhen pa miratimin e institucioneve të Kosovës. “Në asnjë rrethanë Beogradit nuk do t’i jepet hapësirë e as autoritet në territorin e Republikës së Kosovës përmes asnjë mekanizmi, qoftë ai vendor apo ndërkombëtar. Vendimet për Prishtinën i marrin institucionet e Republikës së Kosovës. Pra, qëndrimi i Prishtinës është mjaftë i qartë, institucionet e Kosovës janë ato që vendosin për Prishtinën”, tha Thaçi.
Takimi i sotëm do të pasohet edhe me takime të radhës në mes të liderëve vendor dhe përfaqësuesve të EULEX-it, ku do të diskutohet edhe më tutje për të përafruar kështu qëndrimet që ka EULEX-i për nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim ndër policor me Serbinë, marrëveshje kjo që tash për tash kundërshtohet nga liderët e Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi