Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

In memoriam,Hevziu, na la...

Shko poshtë

In memoriam,Hevziu, na la... Empty In memoriam,Hevziu, na la...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 8:25 pm

In memoriam,Hevziu, na la...


In memoriam,Hevziu, na la... GAZETARI
La familjen, farefisin, la miq e kolegë, por, Hevzi Kryeziu, të gjithëve na e la të fortë e kryelartë, na e la kujtimin e paharrueshëm për të, si bashkëshort e prind shembullor, si mik i sinqertë, si burrë fisnik, i fjalës dhe i besës.


Lajmi ishte fjalëpak. I kursyer. Fare i shkurtër, ashtu siç, më në fund, është çdo kumt i zi motor: Hevziu, na la! – tha zëri i mbytur në lot i mikut tij të shtrenjtë kur qëllon poet dhe fjala vdekje kurrsesi nuk hyn në varg.
Në moshën e bardhë, 56 vjeçare, papritmas, papritmas fare, ndërroi jetë Hevzi Kryeziu. Si çdo herë, edhe kësaj radhe, ky haber, ky lajm veshur me rrobë të zezë pikëllimi, vinte nga Gjeneva, qytet zviceran ku Hevziu, si shumë shqiptarë të tjerë, jetoi me familje dhe punoi këto njëzet vjetet e fundit.
Sado që lajmi rëndonte me tërë peshën e tij të plumbtë, e morëm si të gabuar, si të pa vërtetë. Të pabesueshëm. Të pamundur. Vërtetë a është e mundur që Hevziu të ketë ikur, të këtë shkuar në jetën e përtejme, të këtë marrë hisen e përjetshme, të pavdekshme të jetës, aq shpejt dhe aq papritmas?
Jo, nuk është e mundur. Hiç kurrsesi nuk është e mundur që Hevziu të ketë ikur e të na ketë lënë në këtë çast kur e kishim aq afër, aq pranë. Kur nga Gjeneva në Prishtinë erdhi bashkë me pranverën, me rrobën e saj të bardhë. Erdhi mësipërmes mëmëdheut, vetëtimë rrugës së re, damarit të bashkimit të përjetshëm të kombit shqiptar kur ishte një ëndërr e moçme e tij, që ia fali tërë jetën, duke provuar kllapa në duar, privim nga liria, burg të zi. Nëpër rrugën e ëndërruar, si kalorësiak, erdhi Hevziu në Prishtinë, që bashkë me familje, farefis, bashkë me miq e kolegë, qe i kishte aq shumë e gjithkah, të ndajë gëzimin e gazmendit me rastin e martesës se djalit të madh, Vehbiut, që trashëgoi emrin e babait të tij, e që nga jeta u nda kur Hevziu ishte fare, fare i vogël, kërthinj. Hevziu nuk e zinte me tamam dasmë atë që e kishte bë në Gjenevë, gati një vit më parë. Dasmë e njëmendtë, gazmend i madh është vetëm ai që ngjanë në vendlindje, askund tjetër, sikur thoshin sytë e tij plotë optimizëm, kur e tërë Kosova është në dasmë të madhe dhe gëzon vitin e dytë në pavarësi dhe në sovranitet.
Në udhëtim për në vend të huaj, të dëshiruam gjithë të mirat, shëndet e mirëqenie duke uruar: mirë u pafshim në gëzimet tona të përbashkëta, pa na ikur fare mendja se kjo ishte përshëndetja e fundit me Ty. Por, ja e pabesa vdekje, (me keqardhje përdoret kjo fjalë prej pelini), kishte ndjekur rrugën e mistershme të pabesisë edhe të kishte zënë në befasi, atje në Gjenevën e lashtë, larg vendlindjes, ku kalove më shumë së dy decenie në Gjenevë duke kryer punë të ndryshme, duke filluar prej atyre fizike deri tek ato intelektuale, si korrespondent i mbarë shtypit shqiptar, si mësues dhe veprimtar i shquar për çështjen kombëtar, kur shtëpia a familjes sate përherë ishte derëhapur dhe me sofër të shtruar, për miq e bashkatdhetarë të syrgjynosur, të ikur nga shtëpitë e tyre, me shpirt ndër dhëmbë para stuhisë barbare të armikut, okupatorit të tërbuar.
Brenda një kohe aq të shkurtër përsëri kthehesh në vendlindje, në Prishtinë, në fshat të lindjes, ne Roganë, kudo qoftë në Kosovë, për jetë të përjetshme të qetë e të rehatshme. “shalojeni/ atin dori/ të nisëm dua/ të arrij/ atje/ në kodrinën/ mbi katund/ ku eshtrat/ e të parëve të mi/ prehen në paqe/ në qetësi” – sikurse tha në vargun e tij elegjiak, një poet i mërguar. Të qoftë i lehtë dheu i mëmëdheut, i dashuri shok Mësues, siç e kishin zakon ta thirrshim njeri tjetrin, në ato pak çaste të hareshme që i kishim në jetë. Në punë të përbashkët në Prishtinë, në Gjenevë...kudo. Bajram Sefaj,Prishtinë, 20 Gusht 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

In memoriam,Hevziu, na la... Empty Re: In memoriam,Hevziu, na la...

Mesazh nga Agim Gashi Thu Aug 20, 2009 9:39 pm

Dega e LDD-së në Zvicër ngushëllon familjen Kryeziu



E nderuara familja Kryeziu,me keqardhje morem lajmin për humbjen e bashkëshortit, babait dhe djalit tuaj, Hevzi Kryeziu. Familja dhe Kosova humbën bashkëshortin, babain, djalin, gazetarin, krijuesin, ish-punëtorin e Radiotelevizionit të Prishtinës, veprimtarin për çështjen kombëtare, për pavarësinë e Kosovës, bashkëpunëtorin e Universitetit Popullor Shqiptar të Gjeneves. Hevzi Kryeziu u nda nga jeta, por ai do jetë i gjallë në kujtimet tona, me vepren e tij të madhe që la pas. La, respektin, bujarinë, mirësjelljen, mirëkuptimin dhe dashurinë tek ne mërgimtarët në Zvicër dhe tek shqiptarët në përgjithësi.
E nderuara familja Kryeziu, LDD, Dega në Zvicër, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndan bashkë me ju dhembjen e madhe në këto ditë të vështira për humbjen e bashkëshortit, babait djalit,gazetarit dhe veprimtarit Hevzi Kryeziu.
Fli i qetë në atdheun tuaj, në tokën e Kosovës dardane, për të cilën punove aq shumë, për pavarësimin e saj. Të qoftë i lehtë dheu i saj.
Për kryesinë e Degës së LDD-së në Zvicër
Zize Pepshi, kryetare
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi