Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nënë, po vijnë kongresmenët....

Shko poshtë

Nënë, po vijnë kongresmenët.... Empty Nënë, po vijnë kongresmenët....

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 21, 2009 5:53 pm

Nënë, po vijnë kongresmenët....

Gëzim Llojdia


Nga mali po zbresin. Vardharë-vardharë. Nuk kanë torba në duar. As maliherë. Dhe as poture ushtarake. Kanë një ngarkesë gati të çuditshme. Nuk vijnë më nga Helmësi. Quhen kongresmenë.
Pasqyrimi për portretet e tyre na lejon të qartësojmë thellësinë nën suprinën e atyre portreteve. Brenda këtyre kontureve, d.m.th brenda këtij kortezhi do të gjeni ushtarë që kanë marrë pjesë edhe në Helmës. Në të vërtetë, pa bërë hasha do ta themi, atë që dihet mirë. Ka më tepër brigadierë. Përgjëegjës lëmi. Përgjegjës turni.Sekretar byroje. Ngase kanë ardhur se janë tepër të sigurt se kënga e votës do te dëgjohet atje ku është hapësirë dhe rrojnë shpirtrat e tjerë socialistë. Atje ku është dielli i paperëndishëm Edvin. Ose shoku Mao. Pra këndo një këngë vote,që ta dëgjojnë edhe të vdekurit e pavdekshëm.Në shtatë qiej larg nesh. Përndryshe nëse shoku Edvin do të thoshte :këndo o lahutar një këngë trimërie..., ajo do të dëgjohej ose ndihej vetëm brenda hapësirë socialiste. Pra përkushtimi në këtë rast do t’u përkiste vetëm të vdekurve të vdekshëm, pjesës tokësore, që mbetet e vdekshme për çdo rast, sepse për turravrapit e bashkisë Edvini është dielli i paperëndueshem. Ndërkaq ata kongresmenët kanë rastin të tregojnë se si votohet dhe ai Gjonçaj që punon me Edvinin t’i numërojë votat e tyre. Ndërkaq kënga pra vota e tyre do të mendohet kështu fatsjellëse. Madje ka gojë që thonë se këta kongresmenët janë ca fakir fukerenjë, që i kanë sjellë këtu me pahir sepse duhet votuar Edvini. Dhe ky projekt i shokut Gramoz është përpunuar mirë. D.m.th ja një ligjërim labçe: Doni kongres? Kongres po bëjmë. Ju vajtoni fatin tonë tronditës, por të parathënë, për shuarje ose shurdhërim të kryetarit nga partia. Ai nga padukshmëria mbërrin tek përjetësia, në botën tonë. “Ky engjëll, që m’u qas pranë quhet Edvin”.
Të gjithë kanë orë shpirti, por ora e Gramozit e ndjen ikjen ose e dëgjon largimin e Edvinit. Ora e Gramozit është ora e kuptimit të ditë-ikjes së engjëllit të tij në kongresin e kongresmenëve.
Madje ka gojë që thonë se ka një vend të lartë në hapësirën qiellore ku shkruhen veprat Dhe këto i ruajnë gramozët. Kështu edhe thelbi i vet i ardhjes së kongresmeneve ishte se ata i thirri, kryeustai për t’u thënë hidhni votat tek kjo kutia këtu do t’i numërojë ato, ai shoku që punon me Edvinin në bashkinë e Tiranës. Njerëzit djallëzor i përshkon djallëzia.
Etimologjia e fjalës djallëzor jepet me dashuri për djallëzinë. Është një art i të jetuarit, një moral që konsiston në të sjellurit në mënyrë të arsyeshme, për të realizuar shmangur çdo sjellje, për të pritur çdo ngjarje nën diktatin e tyre. Djallëzia ka përshkuar si vijë ngatërrestarët.
Më duket një kortezh tepër i pasur, i shkurtër por i thellë. Kryqëzime rrugësh. Duke rrugëtuar sërish nëpër “Istoria e Edvinit”. Zbresim disa. Ecjen e bëjmë si nëpër kalldrëm Çdo rresht ka një shtresë pllakash të çimentuara mirë, harmonike me njëra-tjetrën. Ka punuar mirë kryeustai Gramoz.
Ja dhe një tabelë që lexon: Ju votoni, ne numërojmë votat tuaja.
Të tre këto kanë frymën shpirtërore të Gramozit, ato përbëjnë një lloj piramide me një kulm. Lexojmë përveçse kulmin: Edvini. Nga burojnë këto? Të gjitha këto fjalë posedohen aty si një qëllim, që shoku Edvin të fitojë. Rivjen në këtë kongres edhe Shkëlqimi. I ka humbur ndriçimi, mirëpo gjendet sa herë që duhet të kandidojnë shokët dhe të fitojnë, ata, gjendet një gur shahu. Për kongresmenët kjo nuk ka rendësi. Votat e tyre do të hidhen në kuti dhe nëse ata nuk i hedhin, nuk është e vështirë që Gramozët t’i mbushin kutitë.
Kongresmenet në fund do t’u shtrohet një drekë. Edi do të thotë ca llafe të bukura. Gramozi do të ngrejë dolli për fitimtarin. Autobusët do të mbushen ata do të udhëtojnë nëpër provincat e tyre. Në kujtesë shkruajnë: ishim kongresmenë, nuk votuam ne, por Gramozi, votat i numëroi Gjonçaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi