Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selim Hasanaj: Atdheu asht në rrezik, është koha të veprojmë

2 posters

Shko poshtë

Selim Hasanaj: Atdheu asht në rrezik, është koha të veprojmë Empty Selim Hasanaj: Atdheu asht në rrezik, është koha të veprojmë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 21, 2009 11:45 pm

Selim Hasanaj: Atdheu asht në rrezik, është koha të veprojmë U1_SelimHasanaj
FTESË SHQIPTARVE QË TI DERGOHET PETICION-PROTESTË INSTITUCIONEVE SHTETNORE TË SHTETEVE SHQIPTARE, SHQIPNI, DARDANI (KOSOVË) KUNDER ISLAMIZIMIT VEHABIST TË TROJEVE TONA ETHNIKE

FTËSE PER PERKRAHJE

Nga Selim Hasanaj

Ka kohë , por në veqanti pas luftes në Dardani , trojet e ethnikumit tonë u vershuen nga emisar të ndryshem të cilet në fillim u paraqiten si antarë të shoqatave bamirse e humanitare, por nga dita në ditë ata zhvisheshin nga maskat e tyne dhe tregonin ftyren e tyne të vertetë, ftyrë kjo e krahut ekstrem të sektit VEHABI që dihet se edhe asht pjesë e AL KAIDES famkeqe.
Pikrisht në Dardaninë e shkatrrueme nga lufta dhe barbaria pushtuese serbe si dhe në Shqipninë e shkatrrueme nga pushteti barbar stalinist i Enver Hoxhes dhe shkatrrimit (pas vetem pak ringjalljeje) të vandalve majtist në vitin 1997 ky sekt ekstrem islamist gjeti teren të pershtatshem veprimi sepse situata social-ekonomike në këtë hapsinë ishte e besa akoma asht varfni ekstreme. Nga dita në ditë emisaret "bamirës" delnin imam me mjekrra dhe ata per nji kohë rekorde u shtuen dhe u shumuen sa sot flitet per nji numer disa mijra të tyne. Besojë se edhe naivi ma i skajshem e dinë se këto grupe nuk janë fetarë të devotshem, por këto janë organizma ekstrem të krahut ushtarak të AL KAIDES famkeqe dhe këta në realitet janë XHIHADI ISLAM. Pra janë grupe politike të cilat veprojnë nen petkun fetar per ti realizue qellimet e politikave ekstreme të shteteve anti Evropë dhe anti Amerikë. Jemi deshmitarë se pas 11.shtatorit dhe ngjarjveve tragjike në SHBA deri tash në dy,tri raste janë arrestue grupacione të ndryshme terroriste e në mesin e tyne kishte fatkeqësishtë edhe shqiptarë. Rasti ma i ri asht ai i ati gjilanasi me mbiemnin Sherifi që mbahet në burg në SHBA.
Veprimtarë të ndryshem kombtarë që në start reaguen me paraqitjet e tyne në trojet tona,por fatkeqësishtë nuk reaguen ata që duhej urgjentisht të reagonin, pra nuk reaguen INSTITUCIONET E SHTETEVE TONA. Heshtja institucionale e shteteve tona solli deri te trimnimi i krijesave të tilla dhe ata nga dita në ditë u rriten per tu ba ma në fund edhe zyrtarisht SEKT ISLAM i cili pamshirshem i kundervihet jo vetem besimtarve të feve të krishtena , por në radhe¨të parë u kundervyhet XHAMIJAVE TRADICIONALE shqiptare SI DHE IMAMVE SHQIPTARË TË BESIMIT ISLAM të Shqipnisë dhe Dardanisë. Njerz këta me të cilet tradicionalisht neve si popull ishim të mësuem dhe ishim rrit e zhvillue së bashku me ndjenjen kombtare dhe me tri fet tona kryesore të cilat kurr deri sot jo vetem se nuk na ndanë por ato perkundrazi na edukuen dhe arritem këtu ku ishim në fillim të këti shekulli. Këtë dekaden e parë të fillim shekullit të ri paraqitja e mjekrroshve vehabi po krijon perqamje, po krijon kundershtime dhe po krijon situata të cilat per ditë e ma teper po trumpetojnë se po vazhdojë kështu nji ditë pa dyshim mund të ndodhë edhe ajo ma tragjikja, LUFTA VËLLAVRASËSE.
Që peshku krymbet në krye deshmojnë faktet kur ta zamë veren e viti te kaluem ( 2008) disa familjar të fshatit Prigodë të Istogut me mbiemnin Mehaj deklaruen solemnisht në kishen e Zllakuqanit se i këthehen me vullnet besimit të vjeter të të parve të vet, pra fesë katolike. I pari reagojë nji nga krenet e BIK-ut z. Qemal Morina i cili mes tjerash pat thanë: këto janë lojna të rrezikshme. Kur imami Sherif Krasniqi deklaron se e Lumnuemja Nana Tereze digjet në zjarrin e sketerres sepse ajo nuk ka kjen muslimane, myftiu Naim Ternava mas shumë reagimeve dhe protestave ashtu siperfaqësishtë u distancue nga deklarata e sherbtorit të ti. Këshilltari i parë politik i kryetarit të Dardanisë z. Fatmir Sejdiu asht ish LDK-jisti Ibrahim Berisha i cili asht shtyllë e islamizimit të qenjes kombëtare shqiptare në Dardani. Në Kryeministri zadhënes i Hashim Thaqit asht Memli Krasniqi i cili asht djalë i Milazim Krasniqit poashtu jo vetem LDK-jist i dikurshem por edhe nji nga themeluesit e kësaj Levizjeje Kombëtare shqiptare, por i cili po sikur Ibrahim Berisha sot asht nji shtyllë tjeter e islamizimit të Dardanisë. Nuk asht e rastit se djali i ti Memli asht njeri i randsishem ne¨Kryeministri.
I ceka këto raste sepse duhet të dihet se ndalimi i veprimtarisë së ekstremizmit islam nuk asht punë e lehtë perderisa ata njerz janë në krye të institucioneve të shtetit. Këtyne duhet kundervye institucionalisht , por asesi tash të perfitojnë lideret e OPOZITES PER TA MARR PUSHTETIN dhe per të vazhdue prap avazi i vjeter. Duhet të reagojmë si komb të gjithë të bashkuem dhe per ta ba nji dicka të tillë duhet formue nji INSTITUCION që do e detyron kreun e shtetit ta respektojë KUSHTETUTEN DHE PARIMET E SAJA si shtet SEKULAR dhe asesi ekstremist.
Sot ky sekt asht perhap dhe per ditë e ma shumë perhapet sa po nuk u ndal padyshim nuk do shkojë gjatë dhe do e sjell në pikpyetje egzistencen e shtetit të Shqipnisë që sapo ka fillue ti bajë hapat e sigurt mas shumë dekadash perpjekje në strukturat evroatlantike e mos të flasim per Dardaninë e cila doren në zemer akoma as që asht shtet sado i pranuem zyrtarisht nga mbi 70 shtete. Dardaninë nuk e kanë pranue organizmat kryesor nderkombëtarë dhe pranimi në këto organizma asht ma me randësi se pranimi i mvetsisë së saj nga shtetet e ndryshme të botës. Ama këto organizma asesi nuk pranojnë shtete ku sundojnë ligjet TALIBANE EKSTREME ISLAME.
Sektit dhe qoroditjes ekstreme islamiste të trojeve tona nga mjekrroshat vehabi me forcat dhe mundsitë e veta panderpre i kundervyhen shumë veprimtarë shqiptarë, por kjo nuk asht asgja. Këti sekti dhe rrezikut shkatrrimtar që vjen nga ai duhet kundervy INSTITUIONET SHTETNORE SHQIPTARE. Ky sekt deri tash ka ba shumë kerrcnime , ka ba shumë sulme, ka kerrcnue panderpre familjet shqiptare të Llapushnikut, ato Kabashi të Gurrakocit si dhe ate Mehaj të Prigodës së Istogut të cilat me vullnet deklaruen se i rikthehen fesë së gjyshërve të vetë. Dhe ma në fund këta mjekrrosha naten mes 19 dhe 20 gushtit kallin rrafsh me tokë shtëpinë e Enver - Gjon Mehaj në Prigodë. Kallin shtepinë e nji familjeje atdhetare tradicionalisht shqiptare e cila brez mas brezi dha burra patriot. Kjo familje dha TRIBUNIN kombtarë patriotin e devotshem dhe luftarin e paepun antikomunist dhe anti okupim serbosllav të Dardanisë dhe trojeve tjera shqiptare me 1945 të madhin Nimon Musë Mehaj. Sot pasardhsve të tij shqipfolsit islamist u djegin shtepi e pasuni!!!
Mendojë se asht momenti i fundit që ata që ndjejnë se në gjakun e tyne ka gjak të paster shqiptarë të bashkohen dhe permes postes elektronike dhe formave tjera të hartojnë nji PLATFORMË kombëtare kunder perhapjes së vehabizmit dhe cilit do sekt tjeter të ciles do fe , por që do jet ekstrem , që do rrezikon qenjen tonë kombëtare parimet kushtetuese të shteteve tona sekulare dhe të ciles platformë do ja bashkangjesin nji PETICION dhe së bashku të caktojnë nji delegacion që do shkojë e dorzojë nji në Tiranë te President Bamir Topi dhe Kryeminister Sali Berisha dhe nji në Prishtinë te kryetar Fatmir Sejdiu dhe kryeminister Hashim Thaqi.
Mas shumë leterkembimeve dhe shumë telefonatave me veprimtarë shqiptarë neper të gjitha shtetet e rruzullit erdha në perfundim se asht momenti i fundit ta bajmë nji hap të tillë dhe vendosa ta bajë këtë leter të cilen do ua dergojë shumë veprimtarve, shumë intelektualve, shumë gazetave dhe shumë politikajve profesionist dhe deputetve të Parlamentit të Dardanisë.
Shpresojë se idesë time dhe miqve të mijë do i bashkangjiteni dhe do veproni nga e para.
Atdheu asht në rrezik mu sikur me 1999. Koha nuk pret andaj të veprojmë per të miren e atdheut dhe per ardhmeninë e sigurt dhe të lumtun të fëmijve tanë. Perndryshe do na mbulojë terri oriental dhe egzistenca e qenjes tonë komb dhe shteteve tona do vijë në rrezik, në mos u zhdukshim fare dhe keshtu Serbia dhe Greqia të arrijnë ate që gjithmonë kanë dasht , ZHDUKJEN TON.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg: 21.08.2009
Norvegji
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Selim Hasanaj: Atdheu asht në rrezik, është koha të veprojmë Empty Re: Selim Hasanaj: Atdheu asht në rrezik, është koha të veprojmë

Mesazh nga Lumi Thu Aug 27, 2009 1:45 pm

Qka po thue me ba ti si 'udhheqs' i Dardanis.

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi