Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar

2 posters

Shko poshtë

Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar Empty Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 27, 2009 2:49 am


Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar U2_SelimHasanaj
Selim Hasanaj
RRUGA E DREJTË, REAGIM CIVILIZUES ASHT MBROJTJA E IDENTITETIT KOMBËTAR


Nga Selim Hasanaj
Duket alarmante dhe asht reale frika e shqiptarve se po bindet civilizimi evroprendimor se neve jemi popull i kultures orientale islamiste. Dukunitë dhe perditshmenia e sjelljeve tona e forcon këtë frikë, dhe cka po bajmë neve per ta frenue qoroditjen bastarde? Unë mendojë se po bajmë fare pak per të mos thanë asgja. Hic disa individve të cilet shkruejn dhe shprehin indinjatat e tyne si dhe pakënaqësitë per dukunin e cila në Norvegji nga politikaj me renome të pozites dhe opozites u quejt haptas ISLAMIZIM TINZAR ( i heshtun), në Dardani dhe në Shqipni e edhe në hapsinat tona akoma të ndame dhe okupueme islamizimi tinzar moti ka kalue fazen fillestare dhe ai tash asht në vlugun e finalizimit të veprimtarisë së vetë, por askush nga autoritetet shtetnore nuk merret me këtë dukuni të rrezikshme. Institucionet heshtin dhe kjo më bind se janë ato vetë të implikueme në këte rrezik per qenjen tonë dhe të ardhmen e fëmijve tonë.
Neper gazeta ditore që në Dardani dhe Shqipni janë të shumta lexon njeriu ndonji shkrim kunder kësaj dukunie, por autori i shkrimit dihet posa ta shof lexuesi titullin. Autor mund të jet ai dhe ata që nga plasabarku ( sikur thotë populli) nuk mund hesht dhe shkruen. Edhe ky shkrim i imi asht i karakterit të tillë. Nuk po muj heshti, nuk po muj rri indiferent.
Sot në faqen 105 te tekstit të TV-së NRK në Norvegji shkruen se politikani i Arbeider parti ( partia ma e madhe dhe që ka pushtetin) z. Khalid Mahmood shpreh indinjaten e vetë per debatin dhe kritikat që kohve të fundit i asht ba fesë islame, theks të posaqem vuni në thanjen e Lideres opozitare zonjes Siv Jensen ( Fremskrits parti) se Norvegjia po islamizohet tinzisht në formë të heshtun. Z. Mahood thotë se ai mendon se muslimanet dhe qytetaret e besimit islam në Norvegji percillen nga organet e shtetit, diskriminohen e edhe pergjohen pa dijen e tyne nga organet e caktueme të intelegjences policore. Ai tutje thotë se Norvegjia , shteti i saj dhe norvegjezet mendojnë se muslimanet janë popull me moral të dyfisht dhe se kanë nji kulturë të mbrapambetun e jocivilizuese. Sipas tij kjo nuk qendron. Unë pa dasht ti hap mundësin z. Khalid Mahmood per ndonji polemikë me mue këtu po e ceku se ai me vetë këto konstatime edhe ma shumë më bind mue, zonjen Siv Jensen dhe të gjithë njerzit normal se sa moral të shumfisht kanë muslimanet. Pra orvatja e tijë per demantim të "AKUZAVE" të vendasve norvegjez qetë në pah DUBBELMORAL (sikur i thonë norvegjisht moralit të dyfisht) të muslimanve.
Shkrova pak per këto që po ndodhin këtu në nji nga shtetet ma të forta dhe ma të sigurta të botes me qellim që ti hap rrugen asaj se cka po bajmë neve shqiptaret dhe sa neve jemi vigjilent.
Në Norvegji pozitë dhe opozitë merren me këtë temë. Janë opinione të ndame por megjithate asnjiherë , dhe asnji ditë nuk kalon pa u shkrue, pa u debatue dhe pa u folë per islamizimin tinzar të Norvegjisë. Së paku ky shtet dhe ky popull ka trasue rrugen dhe ka ba planin per masat mbrojtëse nese paraqitet nevoja. C'ka bojnë shtetet shqiptare?! Asgja, apsolutisht asgja.
Pikrisht në zemrashqiptare.net ka dy vite që bahet debat i ashper nga njerz të niveleve të ndryshme por asnjiherë askund nuk u shkrue dicka nga dikush që asht kompetent dhe institucion. Janë formue shumë forume islame, vehabiste, muxhahidin, shkruhen faqe të tana ku thuhet se deri në 98% e shqiptarve në Dardani janë musliman. Bahen komente e replika në shkrimet e tilla dhe me këto nuk po arrihet asgja. Krejtë c'ka po arrihet asht hasmenia mbrenda shqiptare e cila po vazhdojë kështu padyshim nji ditë do na qojë në luftë vëllavrasese per shkaqe fetare.
Veren e vitit të kaluem si kunderpergjigje islamizimit të hapun të trojeve tona disa familje dhe individ nga Llapusha e Drenicës dhe Podguri i Dukagjinit konvertuen në fen e krishten( katolike). Unë kamë kontakte të mira me dy nga protagonistet ma në za të këtij veprimi , me z. Bajram (Gjergj) Kabashin dhe z. Enver ( Gjon) Mehaj këtu në Norvegji. Unë kamë dhanë opinionin tim per veprimin e tyne dhe e kamë pershendetë si të drejtë dhe të arsyeshem. Shumëherë bisedojmë me telefon dhe ata më ftojnë që edhe unë me familje ta marr nji hap të tillë, pra të konvertojë. Nuk jamë njeri që punet e mëdhaja i zgjidhë permes bisedave me telefon andaj vendosa ta shpreh qendrimin tim per këtë këtu publikisht në këtë shkrim.
Sado që hapi i z. Kabashi dhe Mehaj si dhe i të tjerve ishte nji hap i madhë kombëtarë megjithate mendojë se efekti i veprimit të tyne asht i vogël. Thamë kështu sepse asht injoranca dhe mosdija e shqipfolsve që deshtem neve apo jo ajo dominon në perqindje të madhe dhe ata tash hapin gojen dhe shkruejn e ofendojnë, shajnë e kerrcnojnë z. Kabashi e Mehaj dhe në njifarë mënyre ata janë stigmatizue dhe anatemue. Thanë shqip ata i kanë hap vetit telashe dhe telashet nuk ju vijnë nga njerzit e njerzishem, nga njerzit e moralshem, nga njerzit e dijshem , nga njerzit kombëtarë , por ato telashe ju vijnë nga injorant, amoral, njerz me moral të shumfisht, nga rrugaq, analfabet dhe kretena incestual, homofil e pedofil. Dhe tash a ja vlen që nji gazetar i nivelit të z. Bajram Kabashi të mirret me njerëz të tillë? A ja vlen që nji Enver Mehaj, nji djalë i mrekullueshem dhe nji patriot i mirë i familjes së njohun Mehaj nga Prigoda e Istogut të mirret me njerzit e tillë? Unë them se jo sepse per tu marr dy veta njani me tjetrin ata duhet të jen të nji nivelit ose diku perafersishtë aty. Sikur zotnitë Kabashi e Mehaj , intelektual të mirfillt e patriot jamë i bindun se( akoma) ka ma shumë se sa ka fundrrina islamiste shqipfolse ( me qellim i thrras fundrrina shqipfolse dhe kjo vlen vetem per shqipfolsit e islamizuem por jo per fenë islame dhe popujt e kësaj kulture dhe feje atje ku ajo i ka rranjet), por asht trishtuese pse këta patriot nuk po veprojnë?! Edhe veprimi i z. Kabashi e Mehaj asht pak, lumtunia kishte me ardhë sikur populli shqiptarë kolektivisht të gjithë ata që kanë gjak shqiptari të deklarohen se rikthehen në besimin e të parve në besimin e Papa Klementit të XI. Ama kjo asht utopi, kjo nuk mund të ndodhë, andaj vjen pyetja cka duhet ba? Cila asht rruga e drejtë? Si të bahet reagim civilizues i cili nuk do e lendojke askend, nuk do e nenvleftësonte askend por që do e ndalte virusin aziatik islamist të bren trungun dhe origjinen tonë kombëtare. Mendojë se ka shumë mënyra por ma e efektshmja dhe ma e mira dhe e drejta do ishte që në vend të shfryemjes së mllefit permes konvertimeve, shqiptaret ashtu sikur banin prindet tanë( kur Tito i stimulonte per tu marr me fenë islame dhe ma vonë tue i shpall turq ti dergonte në shkretinat e Anadollit) të largohen nga praktikimi disciplinar dhe ritual i namazeve dhe riteve tjera islamiste. Ti lanë xhamijat në të cilat do shkonin vetme pleqet si vend takim social i tyne, mos të shkollohen neper medrese e shkolla tjera arabe,të praktikojnë ritet dhe ceremonitë fetare ashtu sikur njerzit e civilizimit evropian dhe të punohet me të madhe në zbardhjen e realiteti tonë kombëtarë e fetar. Ndersa diaspora ose mergata në vend të namazeve neper podrumet dhe xhamijat e ndryshme të kerkojnë nga shtetet ku ata punojnë dhe paguejn tatim që tu hapen shkolla shqipe e pse jo edhe aso të nalta e fakultete aty ku asht numri i madhë i tyne. Të lobohet që neper kryeqendrat e shteteve të Evropës të vendoset busti i mbrojtësit të civilizimit evropian i atletit të Krishtit i shqiptarit ma të madhë deri më sot i Gjergj Kastriotit, të formohen shoqata humanitare bamirse me emnin e Nanës Tereze dhe të formohen qendra kulturore shqiptare gjithmonë me emnin e Nanës Tereze. Unë vitin e kaluem pata marr nji fushatë të tillë këtu në Norvegji.Që të formohet QENDRA KULTURORE SHQIPTARE "NANA TEREZE"në Norvegji. Pata kontaktue me institucionet fetare dhe shtetnore dhe ato paten premtue se do na perkrahin dhe ndihmojnë, pata folë edhe me Peshkopin Katolik në Norvegji me Hirsinë e tij z. Bernt Eidsvik si dhe pata shpernda idenë time permes letrave tek shumica e personaliteteve shqiptare neper botë. Fatkeqësisht nuk gjeta perkrahje, fatkeqësishtë askush nuk më dha nji ide se si dhe cka duhet veprue. Mora disa letra tumirse per idenë si ta zamë nga; Ndue Ukaj, Sarë Gjergji, Baki Ymeri, Paul Tedeschini, Kozeta Zylo , Naser Aliu, Kadri Mani etj etj. Por e gjitha ishte me kaq. Jamë i indinjuem se as ai në të cilin kisha ma së shumti besim kurr nuk mu pergjigj. Pra Don Lush Gjergji. I shkrova leter elektronike e thirra edhe në telefon të cilin ma sigurojë Sarë Gjergji, por z. Don Lushi kurr nuk u ndie i gjallë. Unë mendojë se hapi ma i fortë per të ju kundervue islamizimit asht të mirremi me vepra madhore sikur i ceka ma naltë e me ato vepra ta bindim civilizimin evropian se jemi jo vetem pjesë e tij por jemi themeli i tij. Kuptohet per të gjitha këto duhet perkrahja edhe institucionale e shteteve tona shqiptare. Ajo perkrahje duhet të vij permes perfaqsive diplomatike, perfaqësitë diplomatike shqiptare duhet të ndihen të sigurta se në mergatë ka kuadro, ka tru shqiptari, por atë duhet gjetë dhe duhet perkrah e jo vetem të flejnë në gjumë apo të presin pervjetore per të ba festa në të cilat mblidhen mergata dhe diplomatet si dhe delegatet nga shtetet tona dhe së bashku valzojnë vallet TALLAVA e pijnë e shfrenohen. Duhet pra shteti të veprojë si shtet e jo si po veprohet deri tash.
Fola nga plasabarku , nuk e dij a thash dicka!
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar Empty Re: Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar

Mesazh nga Lumi Fri Mar 27, 2009 3:45 pm

Zt. Selim Hasanaj sa per fillim po te tregoi se nuk paske then gje me fakte.Paske mohuar qenien tende fund e krye dhe qenke munduar ta mohush edhe emrin e babase tate edhe te stergjysherve tu. E sa per Islamin qe mendon eshte nje kulture aziatike , e shof qe qenke edhe injorant edhe i ndikuar nga fushata e atyre qe nuk besojne ne Zot e le me ne krishterimin.Nese Islami eshte aziatik athere aziatik eshte edhe krishterimi , sepse Jezusi(ISA a.s ) edhe ai vjen nga Azia vjen nga i njejti regjion nga vjen edhe Muhameti a.s.dhe qe te dyte vijne nga linja e gjakut te Ismailit djalit te profetit Ibrahim(Abraham) Asnje profet nuk vie nga perendimi as nga Norvegjia, as nje besim nuk rrjedh qe kendej te gjitha besimet ne nje Zot rrjedhin nga Azia andaj peshoje fjalen mire kur te leshosh nga goja se pastaj merr dhene dhe te perfaqeson ne menyren me injorante .E nese mendon se mund te luftosh kunder Islamit ti dhe disa kerceje tjere e keni te kot se Islamin tash jane duke e pranuar shume njerz rreth e per qark botes edhe Toni Bler mos te ardh merzi eshte ne rrugen konvertimit ne Islam.E shof qe nuk ke lidhje me historine dhe kur i theret njerzit ne besimin e pare te Iliro-Pelazgve (shqiptareve ) duhet te jesh me i ditur dhe duhet te ua qartesosh se besimi i jone i mehershem nuk eshte as Islami as Krishterimi por ishte Paganizmi(Politeizmi) gje qe edhe kjo eshte tejkaluar. Sa per te te edukuar ty pak ne rrafshin historik e kombetar se konvertimi nga feja islame ne ate katolike nuk eshte akt kombetar por eshte akt fetar dhe mos e perzij fejen me kombin se keto dyja nuk kane te bejne gje me njera tjetren. Edhe pse ata zoterinjt qenkan konvertuar eshte qeshtje private e tyre por nje ta kesh te qarte se me ardhjen e presidentit amerikan si gjysem musliman edhe rrethanat ne planet kane ndryshuar edhe me tutje do te ndryshojne .Fjalet e shumta thone jane fukarallek dhe gjithe ato fjale qe i paske thene duke e kundershtuar veten ne qdo pike e presje e duke shfaqur dyshime te llojeve te ndryshme nuk paske pasqyruar aspak realitetin e shek 21 po po jetoje ne kohen kur Kishat vrane Galieo Galileun ,Xhordano Brunon e tje njerz te shkences dhe artit .Dhe ty e disa te tjereve po ua perkujtoje nje thenjie te Faik Konices;"Po mos te Ishte Islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer dhe me pak shqiptar'

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar Empty Re: Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar

Mesazh nga Lumi Fri Mar 27, 2009 4:51 pm

Leon Tolstoji





“Kërkoj të më konsideroni pasues



të Muhammedit”






Leon Nikollajeviç Tolstoj (1828-1910),
autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe
historisë ruse. Mirëpo, pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai
ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëpamje të
tjera të tij, mbetën të pakuptueshme për kohën kur jetoi. Për këtë arsye, qe
mallkuar dhe anatemuar prej kishës, kurse miqtë dhe të afërmit e braktisën. Në
vitin 1910, në vitin e 81 të jetës, Leon Tolstoj e lëshoi shtëpinë dhe vdiq në
rrugë, në stacionin Astapovo.



Përse fundi i jetës së këtij autori të
madh qe kaq i dëshpërueshëm dhe i dhembshem dhe ku qe nisur Tolstoji, kur e
braktisi shtëpinë. Disa letra të tij i ndriçojnë këto gjera. Kështu ai shkruan
për kishën:



“Bota bëri çka dëshiroi, i lejoi kishës ta
shpjegojë rëndësinë dhe synimin e jetës. Bota vendosi jetën krejtësisht të
kundërt me mësimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me të cilat
e la popullin të jetojë në kundërshti me ligjin e Krishtit, të jetojë sipas
vullnetit të tij. Rezultati ishte se bota filloi të jetojë jetën më të keqe se
në jetën pagane, kurse kisha jo vetëm që këtë e arsyetonte, por edhe e miratonte
duke folur se kjo është në pajtim me mësimin e Krishtit …”. Clear Glade, Mars,
1909.



Rusja e cila ishte e martuar për një
musliman, E. Velikova, i shkroi Tolstojit, që bijtë e saj dëshirojnë ta pranojnë
islamin, dhe pyeti për këshillë dhe a është kjo e mundur. Autori iu përgjigj:



“Sa i përket preferimit të muhamedanizmit ndaj
ortodoksisë … mundem vetëm të pajtohem në mendimin me shpirtrat të cilët janë në
këtë kalim. … duke i kuptuar idealet kristiane dhe doktrinën kristiane në mënyrë
të drejtë, për mua nuk ka dyshim që muhamedanizmi, sipas formave të jashtme,
pakrahasueshëm është mbi ortodoksinë. Dhe, nëse personi gjendet të zgjedhë
ndërmjet këtyre dy obcioneve: ta mbajë ortodoksinë apo ta pranojë
muhamedanizmin, për çdo person të arsyeshëm nuk ka dyshim se do ta pranojë
muhamedanizmin me pranimin e doktrines: Një Zot dhe i Dërguari i Tij, në vend të
adhurimit të ndërlikuar dhe të paqartë - trinitetit, shpagimit, sakramenteve,
shenjtorëve dhe ikonave të tyre dhe ritualet komplekse.” Clear Glade, mars, 15,
1909.



Ta shqyrtojmë edhe një letër të autorit
të madh, e cila edhe më tepër e sqaron pikëpamjen, kurse është rezultat i
hulumtimit të dhembshëm.



“Do ta kisha kënaqësinë sikur ju të ishit të fesë
dhe bindjes së njëjtë sikur unë. Keni zbuluar diçka në zemrën time. Çfarëdo
suksesi në jetë, pasuria, respektet dhe falënderimet nuk më janë siguruar. Miqtë
e mi, madje edhe familja kanë kthyer kokën nga unë. Disa – liberalët dhe estetët
më konsiderojnë për budalla ose me mendje të dobët sikur Gogolin; revolucionarët
dhe radikalët konsiderojnë se jam mistik, orator, llafazan; njerëzit qeveritarë
më konsiderojnë të rrezikshëm, ortodoksët (pravosllavët) me konsiderojnë djall.
E pranoj se e kam rëndë … Prandaj, ju lutem, shikoni në mua si pasues të
Muhamedit (muhamedan), dhe çdo gjë do të jetë në rregull.”

Clear Glade, Prill, 1884.







Edituar për herë të fundit nga Lumi në Fri Mar 27, 2009 5:13 pm, edituar 1 herë gjithsej

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar Empty Re: Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar

Mesazh nga Lumi Fri Mar 27, 2009 5:03 pm

Edhe nje Skenderbeu nuk ka luftue per krishterimin por per shqiptarizmin kete ta kesh te qarte .Dhe se Skenderbeu paska qene atlet i krishtit kjo eshte nje kult i smuar i atyre qe nuk kane lidhje as me Krishtin e as me Skenderbeun.Jane te gjitha ata mosbesimtare qe mundohen te krijojne mite te paqena te krishtera rreth heroit kombetar te shqiptareve .Skenderbeu ka ndrruar fene disa here e nuk dihet saktesisht se si ka vdekur si shqiptar musliman apo shqiptar i krishter, nje eshte e qarte se ai ka vdeke si shqiptar e filozofirat tjera rreth figures dhe personalitetit te tij nuk jane asgje me shume se pjese e atyre qe po mundohen ta shendrrojne Skenderbeun ne Prift , por dihet se priftat nuk luftojne me shpata, ata merren me religjion dhe edukojne njerzine per te mirat e tyre qe te perfitojne nga besimi te cilit i takojne. Cool

Lumi

Numri i postimeve : 61
Registration date : 12/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar Empty Re: Selim Hasanaj: Rruga e drejtë, reagim civilizues asht mbrojtja e indentitetit kombëtar

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi