Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

20 vjet pas Luftës së Ftohtë/Bota që jetojmë është unipolare

Shko poshtë

20 vjet pas Luftës së Ftohtë/Bota që jetojmë është unipolare Empty 20 vjet pas Luftës së Ftohtë/Bota që jetojmë është unipolare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 12:03 am

20 vjet pas Luftës së Ftohtë/Bota që jetojmë është unipolare

Joshua Muravchik


1989 qe një vit shumë i jashtëzakonshëm. Ka vite të tjera që janë të ngulitura në kujtesën historike, por shumica e tyre qenë raste për ngjarje të tmerrshme (1917 ose 1939), shqetësuese (1789 ose 1848) apo konkluzione tragjedish të mëdha (1648 ose 1945). Viti 1989 qe ai moment i rrallë kur gjërat dramatike që ndodhën gjatë tij qenë jashtëzakonisht fitimprurëse. Teksa shikonim botën të ndryshonte përpara syve tanë, mësuam shumë gjëra. Duke shikuar prapa sot në mënyrën sesi ajo ka evoluar gjatë 20 viteve nga ajo kohë, sërish mund të nxjerrim mjaft perceptime shtesë.
Ekonomisti Robert Heilbroner shkruante në vitin 1989: "Më pak se 75 vjet pasi filloi zyrtarisht, gara midis kapitalizmit dhe socializmit ka përfunduar: kapitalizmi ka fituar". Ky rezultat pasqyronte një kthesë të habitshme sepse jo më pak se një dekadë përpara, socializmi, duke marrë në konsideratë të gjitha format e tij të ndryshme të marra së bashku, dukej në apogjeun e arritjes së fitores globale, dukshëm duke konfirmuar profecinë e Marksit se ai nuk qe thjesht i dëshirueshëm, por qe fat. Vëzhgimi i Heilbroner qe i vlefshëm sepse vetë ai nuk qe simpatizant ndaj komunizmit dhe dyfish kështu sepse nuk qe komunist. Duke parë çarjen armiqësore midis komunizmit dhe socializmit demokratik, pse Heilbroner duhet të ketë pranuar se rënia e perandorisë sovjetike qe ekuivalente me fundin e socializmit? Heilbroner pa se sa shumë sharmi i socializmit mbështetej në pretendimet eskatologjike që Marksi kishte bërë për të. Socialistët demokratë mund ta kenë përçmuar, bile përbuzur, versionin sovjetik, por fakti që sistemet që e quajnë veten "socialiste" janë përhapur anembanë botës duket se konfirmon pretendimin se historia po largohej pashmangshmërisht nga kapitalizmi drejt diçkaje më të re dhe ka mundësi më të mirë dhe më efikase. Pavarësisht faktit nëse Lenini dhe Stalini e interpretuan Marksin në mënyrë korrekte, adhurimi i tij si shenjtori padron i një perandorie të madhe u dha teorive të tij një peshë të pakalueshme në mendimin e shekullit XX. Gjithashtu, Heilbroner pa se rënia e komunizmit kulmonte një tendencë. Me parti social demokrate që tashmë e kishin braktisur ëndrrën e zëvendësimit të kapitalizmit dhe me botën në zhvillim që kish kuptuar se tregjet më shumë sesa planifikimi shtetëror ofronte rrugën më të sigurtë të daljes nga varfëria, kolapsi sovjetik e vulosi çështjen. Socializmi kish marrë fund.
A e ka rihapur problemin rënia ekonomike e periudhës 2008-2009? A është socializmi sërish në valle? Aspak. Fakti që tregu i lirë është mekanizmi më i mirë për marrjen e vendimeve ekonomike nuk do të thotë se më i lirë është gjithmonë më mirë. Funksionimi si në vaj i sektorit privat varet në qeverisjen për të ruajtur një strukturë ligjore, për të mbrojtur publikun kundër sjelljeve joskrupuloze dhe për të siguruar mallra jetike që nuk janë fitimprurëse për t'u furnizuar nga sektori privat. Libertarët që ëndërrojnë për një ekonomi tërësisht të lirë nga qeveria janë jo më pak utopistë se socialistët.
Në fushën e politikës, Mikhail Gorbaçovi ka bërë një figurë të keqe këto dy dekadat e fundit: fillimisht duke mbështetur Putinin e më pas duke e kritikuar atë, duke u qëndruar besnik gjurmëve të ideve socialiste dhe duke kritikuar fuqimisht Washington për ushtrim të nevojshëm të fuqisë, i paaftë ndërkohë për ta rritur popullaritetin e vet midis bashkëkombasve të vet më shumë se një numër me një shifër. Emrat më të famshëm të shekullit qenë vrasës masivë. Nga ata që kujtohen për të mirat që bënë, cili qe i pazëvendësueshëm? Boshti do të ishte mundur pa Roosevelt, bile edhe pa Churchill, megjithëse Britania mund të kish rënë e para. India do ta kish fituar pavarësinë pa Mahatma Gandhi.
Segregacioni në Amerikë do të kish përfunduar në Amerikë pa Martin Luther King Jr, por a do të shpërbëhej perandoria sovjetike, a do të përfundonte Lufta e Ftohtë dhe a do të abrogohej komunizmi të gjitha këto gjëra të arritura paqësisht, pa Gorbaçovin? Nuk mendoj se po. Është argumentuar se Bashkimi Sovjetik u shemb nën peshën e vdekur të ekonomisë absurde të tij, por kjo e fundit kish qenë e tillë prej shumë kohësh dhe nuk ishte shembur. A do të gjunjëzonte joefikasiteti dhe produktiviteti i ulët sovjetik të gjithë sistemin? Ndoshta, por kjo do të kishte dashur kohë më shumë dhe ndërkohë shteti mund të kish qenë në gjendje të ushqente veten nëpërmjet shantazhit e plaçkitjes ose në dëshpërimin e tij, mund të kish gjeneruar një luftë botërore të re.
Truri i dinozaurit ishte i vdekur, por bishti i madh i tij mund të kish goditur në mënyrë shkatërrimtare. Po, mallrat dhe ndërtimi qenë me cilësi të dobët: televizorët përmbanin pjesë kartoni që nganjëherë merrnin flakë papritmas në dhomat e ndenjes të njerëzve (përveç faktit që shumica e qytetarëve sovjetike nuk kishin dhoma ndenjeje). Por armët funksiononin dhe ndërsa qenë një çikë më pak të avancuara se ato të Amerikës, ajo çka Ushtrisë së Kuqe i mungonte në cilësi kompensohej në sasi.
Problemi është nënvizuar nga konkluzioni i sagës së të famshmit "Team B" të viteve Shtatëdhjetë - kur dy grupeve analistësh ju kërkua nga CIA që jepnin vlerësime rivale të shpenzimeve ushtarake sovjetike. Ky debat shpesh kujtohet në mënyrë të gabuar se ka qenë rreth madhësisë të forcave të armatosura sovjetike. Në të vërtetë, asetet ushtarake sovjetike qenë mjaft të mirënjohura dhe jo në diskutim. Ajo çka nuk dihej, sepse nuk mund të fotografohej nga sateliti apo avioni spiun, ishte se sa i kish kushtuar Kremlinit që t'i krijonte ato asete. Çmimi, supozohej me të drejtë, do të zbulonte diçka rreth prioriteteve sovjetike dhe, për pasojë, objektivave sovjetike. Në thelb, ndërsa analistët e rregullt të CIA-s kishin llogaritur se Bashkimi Sovjetik po shpenzonte rreth 6 përqind të GDP-së së tij për armë dhe ushtarë, lehtësisht më shumë se ajo e Shteteve të Bashkuara, "Team B" konkludoi se kostot ka mundësi që të shkonin në 12 përqind. Kur u hoq veli i sekretit nga shteti sovjetik në vitin 1989, zbuluam se përqindja e vërtetë qe dukshëm sa dyfishi i vlerësimit të "Team B", e cila vetë qe sa dyfishi i asaj të llogaritur nga analistët e rregullt të CIA-s. Kjo mospërputhje e pafundme nuk qe pse Bashkimi Sovjetik rezultoi të kishte më shumë armë nga sa kishim menduar, por sepse rezultoi të kish pasur më pak se kushdo tjetër.
Si proporcion, një e katërta e ekonomisë së tij qe e kushtuar ndaj luftës. Me fjalë të tjera, pavarësisht vështirësive ekonomike të tij, Kremlini ushqente aq shumë aftësi ushtarake sa dëshironte, më shumë se çdo shtet tjetër deri më atëhere. Nëqoftëse kjo kërkonte t'i bihej në qafë sektorit të konsumatorëve të ekonomisë, ashtu do të bëhej. Veç kësaj, sundimi i Partisë Komuniste qe tërësisht i pasfiduar, ashtu siç qe ngjitja e Gorbaçovit brenda partisë, të paktën deri në momentin e fundit të lojës. Ai qe individi më i fuqishëm i botës dhe mund ta kish mbajtur atë pushtet, me të gjitha beneficet që kishte, deri sa të vdiste, siç patën bërë shumica e paraardhësve të tij. Në vend të kësaj ai e flaku tej mundësinë. Kjo duke mos hequr asgjë nga Solidarnoshi, Karta 77, Papa Gjon Pali i II-të, Margaret Thatcher apo Ronald Reagan.
Secili luajti një rol heroik, por Gorbaçovi mund t'u kish mbijetuar të gjithëve. Fakti që ky më ciniku i sistemeve politike mund të kishte prodhuar një njeri me ndjeshmëritë e Gorbaçovit në majë na tregon diçka shpresëdhënëse rreth shpirtit njerëzor, por historia gjithashtu ka anën e saj dekurajuese. Në esenë e famshme të saj "Dictatorships and Double Standards", Jeane Kirkpatrick bëri dy vërejtje thelbësore rreth diferencave midis regjimeve totalitare dhe formave më prozaike të diktaturës. Këto të fundit kishte më pak të ngjarë të shkatërronin normat dhe zakonet e jetës së përditshme, thoshte ajo, dhe veç kësaj qenë më shumë të pritura për t'u përmbysur, diçka që kurrë nuk ka ndodhur me një regjim totalitar që nuk është mundur në luftë.
Kolapsi i perandorisë sovjetike u duk se e diskreditoi teoremën e dytë, por realisht a e diskreditoi? Vërtet, veprimi masiv çoi në rënien e sundimit komunist në atë çka atëhere quhej Europë Lindore, por ato qenë të gjithë regjime koloniale që qenë imponuar nga armët sovjetike. Revolta kundër tyre nuk qe vetëm kundër sundimit komunist, por ndoshta edhe më shumë kundër sundimit nga agjentë të të huajve. Të dy qeveritë komuniste që kishin ardhur në pushtet nga revolucionarë vendas më shumë sesa nga ushtarë sovjetikë - ato të Jugosllavisë dhe të Shqipërisë - qëndruan në pushtet edhe për disa vjet. Edhe komunistët sovjetikë përballuan pak sfidë të brendshme. Me fjalë të tjera, vëzhgimi melankolik i Kirkpatrick se represioni funksionon dhe regjimet që nuk shmangen nga mizoria janë shumë të vështirë për t'u përmbuzur duket trishtueshmërisht i fortë.
Për më shumë se 40 vjet Lufta e Ftohtë ka dominuar politikën botërore dhe qe subjekti i debateve më të zjarrta brenda politikës amerikane. Cili ishte burimi i konfliktit? Filloi ajo nga armiqësia sovjetike apo nga mosbesimi reciprok? Amerika po bënte një luftë mbrojtëse apo të dy superfuqitë qenë si "dy akrepë në një shishe", siç e përcaktoi Paul Warnke, kryenegociatori i armëve i Presidentit Carter? Po për konfliktet e ndryshme në cepat e ndryshëm të botës në zhvillim? Sa shumë qenë ushqyer ato nga ndërhyrja sovjetike dhe sa qenë të ngulitura në armiqësi të lindura të pakontrolluara?
Në vitin 1989 përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve e zbuluan veten me një qartësi kristaline. Virutalisht momenti në të cilin Gorbaçovi i dha fund ambicieve globale dhe armiqësisë sovjetike ndaj Perëndimit, Lufta e Ftohtë përfundoi. Kremlini qe në gjendje ta ndalojë atë sepse konflikti gjatë gjithë kohës e kish kryer punën e tij. me Luftën e Ftohtë të mbaruar, luftëra të vogla të nxehta midis të majtëve dhe të djathtëve në një larmi vendesh shpejt shpërthyen. Pëllumbat kishin argumentuar se fajkojtë e ekzagjeronin dorën sovjetike në këto luftëra, por në Amerikën Qendrore, Afrikën jugore dhe tjetërkund, përfundimi i ndërhyrjes sovjetike çoi menjëherë në marrëveshje kompromisi. Antagonizmat reciproke të aktorëve lokalë kishin qenë realë. Pa Bashkimin Sovjetik për të nxitur përleshjet, ata rezultuan të disponueshëm për zgjidhje. Por edhe pse ne në Perëndim e pamë humbjen e komunizmit si një trumf të mënyrave dhe vlerave tona, të tjerët e panë në mënyrë tejet të ndryshme. Usama bin Laden me bandat e simpatizantët e tij besonin se Bashkimi Sovjetik ishte mundur jo nga ne, por nga besimtarët myslimanë të Afganistanit dhe xhihadistët e huaj që u ishin bashkuar radhëve të tyre. Larg nga të demonstruarit se qytetërimi ynë përfaqësonte një ekstremitet, ai provoi përkohshmërinë e tij. Nëqoftëse islami radikal mund të mundte një superfuqi, ai mund të mundte dhe tjetrën. Nëqoftëse i kish mbijetuar komunizmit, do t'i mbijetonte edhe kapitalizmit demokratik.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

20 vjet pas Luftës së Ftohtë/Bota që jetojmë është unipolare Empty Re: 20 vjet pas Luftës së Ftohtë/Bota që jetojmë është unipolare

Mesazh nga Agim Gashi Wed Aug 26, 2009 12:04 am

Mbi 10 vjet pas vitit 1989 - më 11 shtator 2001 për të qenë të saktë - kjo ideologji e re e shkatërroi paqen e botës pashistorike. Ajo paraqet një sfidë që nuk mund të hidhet poshtë nga mendimi i Francis Fukuyama se asnjë lloj nacionalizmi nuk mund t'i paraqesë sfidë historike kapitalizmit demokratik për shkak se u mungon "domethënia universale". Parasëgjithash, islamizmi pretendon të flasë për një popullatë - Umma-në apo komunitetin botëror të besimtarëve - më i madh se ai i përbërë nga çdo vend. Më e rëndësishmja, aspiratat e tij përmbledhin të gjithë racën njerëzore. Fuqia e sfidës që i ishte paraqitur kapitalizmit demokratik nga komunizmi dhe socializmi u shikua nga shumë vëzhgues se e kishte origjinën në aftësinë e këtyre ideologjive për të shërbyer si besime fetarë zëvendësuese dhe për t'u futur në hullitë shpirtërore. Atëhere, sa më shumë e frikshme mund të jetë sfida e paraqitur nga një besim fetar i vërtetë me spiritualizëm plotësisht të mobilizuar që ushqen dëshira politike lidhur me dëshirën për pushtet?
Ndërsa ngjarjet e 11 shtatorit 2001 shtyhen në kohë, ne e gjejmë veten të paqartë lidhur me mënyrën sesi ta masin kërcënimin e paraqitur nga radikalët e islamizmit. Përderisa idhtarët e tij janë të varfër e të dobët, nuk duket e mundur për këtë ideologji që të paraqesë kërcënim për ne përtej përgatitjes së disa incidenteve të tmerrshme. Por, po sikur islamistët të vijnë në pushtet, të themi, në Pakistan dhe në Egjipt? A mund të përballemi atëhere me diçka që do të dukej shumë si një "përplasje qytetërimesh"? Dhe a mund të mos duket kjo se "historia" është tërësisht aktuale? Megjithatë, pohimi i Fukuyama për universalitetin e demokracisë mbahet mirë në 20 vitet pas 1989.
20 vjet më parë, sipas grupit të të drejtave të njeriut Freedom House, vetëm 40 përqind e vendeve të botës sundoheshin prej qeverish të zgjedhura në mënyrë legjitime. Sot ky numër qëndron në 62 përqind. Me pak fjalë, demokracia ka lëvizur nga të qënit përjashtim në të qënit rregull. Dramatike siç janë, këto përqindje minimizojnë rëndësinë e ndryshimit, për shkak se numri total i shteteve në botë është rritur më më shumë se 2 dyzina gjatë dy dekadave të fundit dhe këto shtete janë ose në botën e zhvilluar ose qenë pjesë e ish-federatave komuniste. Me fjalë të tjera, asnjë prej tyre do të përbënte "A-list" demokracive të mundshme në vitin 1989. Sigurisht, shumë prej këtyre sistemeve të reja demokratike janë të papërsosura, ashtu siç janë shumë të vjetër.
Për të hedhur një shikim më të thellë, marrim në shqyrtim një tjetër seri të dhënash të Freedom House. Përveç llogaritjes së numrit të demokracive elektorale, Freedom House klasifikon çdo vend si të lirë, pjesërisht të lirë dhe jo të lirë. Për t'u quajtur "i lirë", një vend duhet që jo vetëm të mbajë zgjedhje të vërteta, por edhe të jetë mirë në masat e lirisë së shprehjes, shtetit ligjor dhe kritereve të tjerë të ngjashëm. Vendet e renditura si "pjesërisht të lira" mund të kenë qeveri të zgjedhura, por janë deficitare në të drejta të tjera politike ose mund të sundohen nga monarkë apo deri diktatorë që gjithsesi lejojnë një hapësirë substanciale lirie. Vendet "jo të lira" sundohen nga autokratë shumë represivë. Në këtë shkallë, proporcioni i vendeve të lira është rritur nga viti 1989 nga 36 përqind në 46 përqind.
Në të njëjtën kohë, një ndryshim akoma më dramatik është regjistruar në anën e kundërt të shkallës, ku numri i "vendeve jo të lira" ka rënë me gjysmën, nga 41 përqind në 22 përqind. Kur Presidenti George W. Bush mbajti fjalimin e tij inaugurues të vitit 2005 për eliminimin e tiranisë në Tokë, ai u përqesh me naivitet. Në fakt, numri i qeverive që mund të quhen tirani ka rënë në mënyra dramatike dhe tani qëndron në jo më shumë se 42. Numri ka gjasa që të vazhdojë të bjerë. Në total, politika botërore këto 20 vjet është shënuar nga një tendencë e fortë drejt lirisë dhe larg nga sundimi arbitrar. Panorama nuk është krejtësisht rozë. Ka dëshmi të fortë se aty ku sundues të pamëshirshëm janë të përgatitur ta përdorin, reperesioni vazhdon të lulëzojë.
Në vitin 1989, ndërsa luftëtarët e lirisë kundër komunizmit triumfonin në të gjithë Europën, protestuesit në sheshin Tien An Men të Kinës u shtypën brutalisht. Në atë kohë dukej se kjo përpjekje e përgjakshme do ta shtynte të pashmangshmen vetëm për pak kohë. Siç shkroi Winston Lord, ish-ambasadori amerikan në atë vend: "Regjimi aktual i diskredituar është në mënyrë të qartë një regjim transitor.... [Ne] mund të kemi besim se, sado mizore hyrja, një lidership më i ndritshëm do të shfaqet brenda pak vitesh.... Mund të rezultojë fare mirë se ngjarjet tragjike në Kinë këtë vit e kanë shkurtuar marshimin e kombit të madh drejt demokracisë".
20 vjet më pas, ndërsa standardi i jetesës së Kinës është ngritur ndjeshëm, liria ka përparuar pak apo aspak. Por as Kina nuk është e vetme. Regjime komuniste qëndrojnë me lehtësi të dukshme në Kubë, Kore e Veriut, Vietnam, Kamboxhia dhe Laos. Megjithëse filozofia ekonomike që përbënte justifikimin fillestar për monopolin e pushtetit të Partisë Komuniste ka avulluar, këto diktatura nuk tregojnë shenja se po lëshojnë pushtet apo se po sfidohen nga poshtë. Nga vendet "jo të lira" të mbetura, dy të tretat janë vende me mazhorancë myslimane, duke nënkuptuar se islami mbetet një bastion i madh i jolirisë. Nëqoftëse mund të gjejmë ose, më mirë, nëqoftëse mendimtarët myslimanë mund të gjejnë, një mënyrë për ta transformuar diskutimin politik të botës islamike, atëhere objektivi i një botë pa tirani do të dukej pak i largët.
Mbarimi i Luftës së Ftohtë e transformoi konfigurimin global dhe dinamikat e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ishte dashur kërcënimi sovjetik për t'i tërhequr Shtetet e Bashkuara nga prirja e tyre për izolim dhe zhdukja e këtij kërcënimi domosdoshmërisht ngrinte problemin se çfarë mbetej për rolin e Amerikës në botë. Duke shkruar në fundin e viteve 1989, Jeane Kirkpatrick tha: "Do të kemi nevojë të mësojmë të jemi një fuqi, jo një superfuqi. Duhet të përgatitemi psikologjikisht dhe ekonomikisht për kthimin në statusin e një vendi normal". Se çfarë mund të nënkuptonte kjo, ajo nuk e shpjegoi.
Asgjë nuk kish qenë "normale" në botë qysh nga viti 1914. Përpara këtij viti paqja në Europë më së shumti ishte ruajtur për 100 vjet nga Koncerti i Europës. Gjëja më e afërt me Koncertin që gjendet në botën moderne të shteteve - kombe janë Kombet e Bashkuara. Shumë vazhgues spekuluan se me Luftën e Ftohtë prapa krahëve të botës, Kombet e Bashkuara më së fundi mund ta përmbushnin misioni për të cilin qenë krijuar: mbështetjen e paqes së botës. Kjo shpresë bile u zgjerua tek realistët kokëfortë që përbënin administratën e Presidentit George W. Bush. Në vitin 1992, e inkurajuar nga suksesi i saj për ta mbledhur pas vetes Këshillin e Sigurimit për çlirimin e Kuvajtit, administrata Bush nënshkroi një deklaratë, duke pranuar se Kombeve të Bashkuara "u ishte dhënë një shans i ri për të jetuar, duke dalë si një instrument qendror për... ruajtjen e paqes".
Pasuesi i Bush, Bill Clinton, kërkoi që ta ngrinte rolin e Kombeve të Bashkuara në mënyrë që ai të mund të "përqendrohej si lazeri" në çështjet e brendshme ekonomike. Megjithëse në kohën që Clinton erdhi në detyrë, Kombet e Bashkuara po demonstronin tashmë pafuqishmërinë e vazhdueshme të tyre, kësaj radhe përpara sfidës së një Jugosllavie në shkërmoqje. Ndërsa lufta dhe spastrimi etnik u përhapën nëpër Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, bota mblodhi duart. As Amerika, as Europa treguan këllqe, por Kombet e Bashkuara e dalluan veten nga aktualisht në bërjen e gjërave më keq: duke u përgjigjur në mënyrë automatike me një embargo armësh ndaj të gjitha palëve, e cila pati efektin pervers të lënies së viktimave zbuluar përpara persekutuesve tashmë të mirëarmatosur. Një vit më vonë, ndërsa gjenocidi i parë i pastër i botës qysh nga Holokausti shpërtheu në Ruandë, Kombet e Bashkuara sërish vepruan ose më shumë dështuan të veprojnë në mënyrë të turpshme. Nga fundi i mandatit të parë të Clinton, Kofi Annan, i cili shërbente më parë si shef i operacioneve paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara dhe më pas si Sekretar i Përgjithshëm i tyre, po ankohej me zë të lartë se imponimi i paqes kudo ishte përtej kapaciteteve të Kombeve të Bashkuara.
Presidenti Clinton dhe Madeleine Albright filluan të flasin për Shtetet e Bashkuara si "kombi i domosdoshëm" - një shprehje që u tingëllonte mburravece të tjerëve, por vetëm pasqyronte habinë e tyre naive ndaj këtij zbulimi. Gjatë dekadave nga fundi i viteve '40 deri në fundin e viteve '80, ka qenë pranuar gjerësisht se Kombet e Bashkuara qenë paralizuar nga Lufta e Ftohtë, por tani ishte arritur që organizata ishte e paaftë të luante rolin e saj të synuar edhe pasi Lufta e Ftohtë kish përfunduar. Difekti në konceptim u thellua më tej. Eksperimenti i mbështetjes në një trupë botërore si garantuese të paqes ka ecur deri më tani nëpërmjet tri procesesh: Lidhja e Kombeve, Kombet e Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë dhe Kombet e Bashkuara pas Luftës së Ftohtë. Secili ka rezultuar një dështim. Kjo nënkupton se barra e paqes botërore duhet të bjerë tjetërkund dhe alternativa e vetme e vlefshme janë Shtetet e Bashkuara.
As amerikanët, as pjesa tjetër e botës nuk kanë ndenjur rehat me këtë situatë. Si në fillim, ashtu dhe në mesin e viteve '90, shumë përpara luftës kontradiktore në Irak, shtetarët europianë po avanconin idenë se asnjë përdorim i forcës nuk ishte legjitim nëqoftëse i mungonte miratimi eksplicit i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ata folën hapur duke shpjeguar se qëllimi i tyre ishte që të vinin në fre "hiperfuqinë" Amerikë, fuqia e së cilës dukej në mënyrë të frikshme e pafrenueshme në një botë "unipolare". Përsa u përket amerikanëve, klisheja "ne nuk mund të jemi polici i botës" doli nga goja e politikanëve dhe editorialistëve të majtë e të djathtë. Për pasojë, ndërsa Jugosllavia digjej, James Baker, Sekretar Shteti në Administratën e George H. W. Bush, tha: "Nuk kemi asnjë punë në këtë luftë".
Më pas Clinton e injoroi kaosin e Bosnjes për pothuajse 3 vjet dhe gjenocidin e Ruandës deri në mbarim. Në mandatin e tij të dytë, Clinton ndoqi një politikë të jashtme më aktive, duke e çuar George W. Bush, si kandidat presidencial në vitin 2000, që të premtojë një rol të reduktuar jashtë vendit për Shtetet e Bashkuara. Ai mund t'i kishte qëndruar këtij premtimi, por 8 muaj nga fillimi i presidencës së tij fanatikë islamikë përplasën avionët mbi Kullat Binjake dhe bota e tij u përmbys.
Trashëgimia e reagimit të Bush ndaj ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 u hodh poshtë nga votuesit në vitin 2008. Ata zgjodhën që ta zëvendësonin atë me një President i cili gjatë fushatës dhe gjatë muajve të tij të parë në detyrë e paraqiste veten si anti-Bush. Në vend të agresivitetit të Bush, Presidenti Barack Obama premtoi që të përdorte "diplomacinë" për të zgjidhur konfliktet me Iranin dhe Sirinë, për të ngrohur marrëdhëniet me Rusinë, Kinën, Kubën, Venezuelën e Birmaninë.
Zoti Obama ka gjasa të mos ketë më shumë sukses në zgjidhjen me fjalë të këtyre konflikteve dhe problemeve sesa Clinton kishte në mbështetjen tek Kombet e Bashkuara apo se Bush në paraqitjen e Amerikës përpara botës si "një vend modest". Cilatdo qofshin gabimet dhe dështimet e Bush, kërcënimet që ai shihte qenë reale. Ato nuk kanë gjasa se do t'u nënshtrohen zgjidhjeve pa dhimbje, as ne nuk do të gjejmë shumë ndihmë të huaj në përballimin e tyre.
Pavarësisht, shqetësimi i botës me supremacinë amerikane dhe vendosmëria e Obama për të rivendosur popullaritetin e Amerikës, asgjë në të ardhmen e parashikueshme nuk do ta ndryshojë këtë pasojë të vitit 1989: bota që jetojmë është unipolare. Ndoshta nëqoftëse shikojmë sërish prapa në 20 apo 40 vitet e kaluara, do të shikojmë se historia në të vërtetë mbaroi ose filloi të mbaronte në vitin 1989. Vendet do të qenë bërë më uniformisht kapitaliste e demokratike dhe, për shkak se demokracitë rrallë në mos asnjëherë hyjnë në luftë njëra me tjetrën, bota do të qe bërë më paqësore, më harmonike. Por ky konkluzion akoma nuk është i dukshëm në horizont. Deri kur të shfaqet, nëqoftëse do të ketë ndonjë thërrime paqeje dhe sigurie, ai do të qëndrojë në të njëjtin yll karvani që bëri të mundur përparimet e mëdha për paqe dhe liri që shpërthyen në vitin 1989, mbështetur në fuqinë dhe parimin amerikan.
Joshua Muravchik është bashkëpunëtor me Johns Hopkins University School of Advanced International Studies. Libri i tij më i fundit është "The Next Founders: Voices of Democracy in the Middle East". /A.T.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi