Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ellison: Mburoja kundër-raketore edhe në Ballkan

Shko poshtë

Ellison: Mburoja kundër-raketore edhe në Ballkan Empty Ellison: Mburoja kundër-raketore edhe në Ballkan

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 28, 2009 9:26 pm

Ellison: Mburoja kundër-raketore edhe në Ballkan





Ellison: Mburoja kundër-raketore edhe në Ballkan --ellison
Riki Ellison, president i Aleancës për Mburojën Kundër-raketore (MDAA-Uashington).


Transferimi i mburojës kundër-raketore amerikane nga Polonia dhe Çekia në Turqi, Izrael dhe Ballkan ka zgjuar reagime te shumta në tërë botën. Riki Ellison, president i Aleancës për Mburojën Kundër-raketore (MDAA-Uashington), thotë se kjo është një ide që preferohet nga administrata e Obamës. Nuk kemi të bëjmë me rilocim të sistemit anti-raketor, vendosja e të cilit ishte paraparë në Poloni, por me krijimin e një sistemi krejtësisht të ri që do të vendosej në anije. “Nëse sistemi do të vendosej në Turqi, Ballkan ose Izrael, ai nuk do të mund t’i rrëzonte raketat eventualisht të hedhura nga Rusia dhe kjo do t’i ulte tensionet në marrëdhëniet e Uashingtonit dhe Moskës”, thotë Riki Ellison.
Ndërsa duke folur për gjasat që sistemi të vendoset në Turqi, Izrael ose në Ballkan,
Elison thotë se kjo është një ide e administratës së tashme amerikane që do të bëhet publike gjatë muajit të ardhshëm. Me atë rast do të prezantohen opsionet se si të evitohet kërcënimi iranian ndaj Evropës. Në aspektin teknik, NATO ka përvojë me këtë sistem. Ky sistem njëkohësisht mund të sigurojë edhe mbrojtje nga raketat me rreze të shkurtër veprimi, me të cilat disponon Irani. Elidon nuk mendon se sistemi mund të vendoset në Shqipëri, Kroaci ose Slloveni – si vende anëtare të NATO-s. “Janë edhe vendet tjera si Bullgaria, Rumania dhe Greqia. Por, edhe ato duhet realizuar marrëveshje, ashtu siç ishte rasti me Çekinë dhe Poloninë. Në këtë rast, sërish do të duhej diplomaci intensive ndërkombëtare për të bindur vendet e Ballkanit që të pranojnë vendosjen e sistemit kundër-raketor në territorin e tyre”, tha ai.
(EL)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi