Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe një “agjent i SHIK-ut” jep dëshmi në EULEX

Shko poshtë

Edhe një “agjent i SHIK-ut” jep dëshmi në EULEX Empty Edhe një “agjent i SHIK-ut” jep dëshmi në EULEX

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 01, 2012 9:17 pm

Edhe një “agjent i SHIK-ut” jep dëshmi në EULEX

Edhe një “agjent i SHIK-ut” jep dëshmi në EULEX News-01

Pas Nazim Bllacës, Naim Miftari është i dyti dëshmitar që deklaron veten të ketë qenë pjesëtar i SHIK-ut. Por, në dëshminë e tij, ai nuk e ngarkon veten sikur që kishte bërë Bllaca. Në anën tjetër, ish-zyrtarë të lartë të SHIK-ut mohojnë që personi me emrin Naim Miftari të ketë punuar për SHIK-un
Derisa nuk ka shkuar aq larg për të deklaruar se ka kryer vrasje, sikur Nazim Bllaca, në dëshminë e dhënë javën e kaluar, më 17 janar, Naim Miftari ka rrëfyer se si ka marrë në pyetje Nexhmedin Ajetin, ish-punëtor i sigurimit shtetëror serb, dhe se atë, madje, do ta kishte vrarë po të mos ia kishte përmendur Ajeti emrat e Hashim Thaçit e Kadri Veselit. E tëra është përmbyllur me disa shuplaka që Miftari ia kishte dhënë Ajetit.
Naim Miftari (1967) nga fshati Beçuk i Vushtrrisë pretendon se ka qenë hetues në Shërbimin Informativ të Kosovës, dhe ka folur në cilësinë e dëshmitarit para prokurorit, Maorizio Salustro, për veprimtarinë e tij dhe të SHIK-ut në përgjithës. (i.o.)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi