Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramush Haradinaj shqelmon Dugollin

Shko poshtë

Ramush Haradinaj shqelmon Dugollin Empty Ramush Haradinaj shqelmon Dugollin

Mesazh nga Agim Gashi Sun Aug 30, 2009 7:43 pm

Ramush Haradinaj shqelmon Dugollin
AAK’ja e ka shkarkuar nga të gjitha funksionet ish-Ministrin e Tregtisë, Bujar Dugollin. Propozimi erdhi nga Aleanca e të Rinjve, derisa u miratua pa asnjë votë kundër në Kryesinë e AAK’së. Në një prononcim për Express, Dugolli thotë se vendimi i AAK’së ia përkujton periudhën totalitare komuniste.



Ramush Haradinaj shqelmon Dugollin Bujar-490x320

Nga Leonard Kerquki

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shqelmoi të shtunën ish-Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, duke e shkarkuar nga të gjitha funksionet që mbante në parti. Kështu mori fund karriera e Dugollit në AAK. Vendimin për shkarkimin e ish-Ministrit e mori Kryesia e AAK’së, derisa propozimi erdhi nga Aleanca e të Rinjve.

Zyrtarët e AAK’së thanë se të gjithë të pranishmit votuan pro përzënies së Dugollit. Bujar Dugolli tash e disa muaj po hedh akuza në adresë të Kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj. Fillimisht ish-Ministri e akuzoi atë për ndryshimet në Statut, e më pas edhe për tendencën e tij për ta shndërruar AAK’në në një parti të Dukagjinit.

Pikërisht këto akuza kanë vulosur largimin e tij nga AAK’ja. Burim Ramadani, Sekretar i Përgjithshëm i AAK’së, ka shpjeguar procedurën e shkarkimit të ish-Ministrit. “Kryesia e AAK’së në takimin e vet të radhës me kryetarët e degëve dhe me kandidatët për kryetarë të komunave, ka shqyrtuar kërkesën e pranuar prej Aleancës së të Rinjve për heqjen e statusit - anëtar i AAK’së të ish-Ministrit Bujar Dugolli”, ka thënë Ramadani për Express, të shtunën.

“Kjo ka qenë nismë e të rinjve dhe pa asnjë votë kundër është miratuar nga Kryesia e zgjeruar”, ka shtuar ai. Më pas, Ramadani ka përmendur konkretisht arsyet që çuan në largimin e Bujar Dugollit nga AAK’ja.
“Arsyetimi ka të bëjë me faktin se është konstatuar që vazhdimi i kësaj gjendjeje dëmton në mënyrë permanente imazhin e AAK’së. Së pari, ai nuk ka qenë aktiv në AAK.
Dhe, së dyti, ai me paraqitjet publike ka dëmtuar frymën e proceseve në AAK”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i AAK’së. Vetë ish-Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, vendimin e AAK’së për ta larguar nga partia, e ka cilësuar pasojë e mendësisë komuniste që mbizotëron aktualisht në partinë e tij të deridjeshme.

“Sot nga një pjesë e konsiderueshme e anëtarëve të Këshillit Drejtues të AAK’së mora informacionin se Kryetari i AAK’së, z. Ramush Haradinaj paska vendosur të më shkarkojë nga partia me disa arsyetime qesharake që u ngjajnë disa kohërave të kaluara, posaçërisht të periudhave të monarkive absolute apo edhe periudhës se sistemit totalitar komunist”, ka deklaruar Dugolli për Express, të shtunën.

Ai ka thënë se i vjen keq që AAK’ja ka ardhur deri në këtë gjendje.
“Dua t’i kujtoj z. Haradinaj se veprimet e tilla nuk kanë të bëjnë aspak me demokracinë, të cilën shumë herë e proklamon, por dhe janë antiligjore edhe në bazë të akteve normative të partisë të cilën e udhëheq. Po ashtu, z. Haradinaj, me veprime të tilla nuk mund ta detyrosh dikë të mendojë apo të veprojë sikur ju, apo të bëhet argat i një politike të gabuar. Ju në vend të dialogut demokratik, zgjodhët veprimet totalitare antidemokratike”, ka shtuar ai.

Ish-Ministri Dugolli thotë se deklaratat e tij për zhvillimet negative në AAK janë dëshmuar të shtunën, kur AAK’ja vendosi ta largojë për shkak të deklaratave që ka bërë në media. “Unë shumë kohë më parë e kam shprehur mendimin tim lidhur me zhvillimet negative në AAK, po më vjen shumë keq që kreut të AAK’së nuk i pëlqen e vërteta, nuk i pëlqen liria e mendimit të anëtarëve dhe posaçërisht të themeluesve të saj.

Unë tërë jetën time jam angazhuar për lirin dhe demokracinë e Kosovës, jam angazhuar dhe do të angazhohem për lirinë e mendimit dhe të shprehjes dhe për pluralizëm demokratik. Kushdo që bie ndesh me këto parime, unë nuk do jem me të”. Ramush Haradinaj po përpiqet t’ia ndërrojë imazhin partisë së tij, duke hequr figurat që kishin qenë pjesë e skandaleve të shumta në media gjatë qeverisjes LDK-AAK. Dugolli është i pari, por duket se do të ketë edhe largime të tjera. Veçanërisht kjo mund të thuhet për ish-Kryeministrin Bajram Kosumi.

Burim Ramadani thotë se nëse do të ketë iniciative të tilla, do të shqyrtohen nga organet drejtuese të AAK’së. “Nuk guxoj të paragjykoj. Nëse ka iniciativa të tilla, do t’i shqyrtojmë. Por mbi të gjitha jemi të interesuar që të punojmë shumë për të ndërtuar dhe zhvilluar vizionin e ri të AAK’së. Jam i bindur se ky ndërtim i vizionit të ri nuk do të mund të ndalet nga asnjë aspekt dhe nga asnjë individ”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i AAK’së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi