Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PD: Rama bën politikë nga baçja

Shko poshtë

PD: Rama bën politikë nga baçja Empty PD: Rama bën politikë nga baçja

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 01, 2009 7:15 pm

PD: Rama bën politikë nga baçja



PD: Rama bën politikë nga baçja ERLA
Erla Mëhilli


Partia Demokratike reagoi sot ndaj deklarës së Edi Ramës i cili për të disatën herë brenda këtyre ditëve është shprehur publikisht se nuk do të njohë institucionet që janë produkt i zgjedhjeve të datës 28 qershor.Në deklaratën e saj Partia Demokratike shprehet se sërish shoku Rama doli në baçe, i shfazuar dhe në një ezauriment mendor sa tragjik aq edhe komik duke ripërsëritur fobinë e fundit të tij të sindromit të krijuar nga humbja e zgjedhjeve."Pasi akuzoi me dhjetra e dhjetra herë komisionerët socialist të të gjitha niveleve për mungesë integriteti, e mbasi akuzoi mediat për breshëri sulmesh ndaj tij tani ka disa ditë rrjesht që merret me të burgosurit, të cilët u lejuan të shkojnë me leje në shtëpitë e tyre në përputhje me një praktikë të të gjitha vendeve demokratike" thuhet në deklaratë. Më tej duke i shpjeguar Ramës problemin që ai ngre në lidhje me të burgosur, thuhet se ata janë lejuar dhe do lejohen të shkojnë në shtëpitë e tyre në zbatim të një rregulli që ekziston në cdo vend të lirë.
"z.Rama pati shansin sot të paraqiste qoftë edhe provën më të vogël të ndërhyrjes apo implikimit të tyre në procesin zgjedhor por nuk e bëri. E përsërisim që i vetmi rast i evidentuar ështe ai i Emiljano Kecit, i cili sapo u lirua me leje u shëndrua në bodyguardin e armatosur të Blendi Klosit, gjë që detyroi organet e policisë ta ndalojnë atë dhe ta rikthejnë në institucionet e vuajtjes së dënimit. Nëse z.Rama disponon qoftë edhe faktin më të vogël, jo lista por fakte, është i ftuar ta bëjë atë publik por të sulmojë qytetarët e këtij vendi vetëm se ata janë të burgosur e tu atribuojë akuza pa faktuar shkelje ligji dëshmon vetëm se nga frika, tmerri dhe pikëllimi nuk di se cfarë flet" përfundon deklarata e Partisë Demokratike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi