Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selim Hasanaj: Ta tregojmë atdhedashurinë dhe ta dëshmojmë vetinë tonë të popullit humanist

Shko poshtë

Selim Hasanaj: Ta tregojmë atdhedashurinë dhe ta dëshmojmë vetinë tonë të popullit humanist Empty Selim Hasanaj: Ta tregojmë atdhedashurinë dhe ta dëshmojmë vetinë tonë të popullit humanist

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 8:59 am


Selim Hasanaj: Ta tregojmë atdhedashurinë dhe ta dëshmojmë vetinë tonë të popullit humanist U1_SelimHasanajTA TREGOJMË ATDHEDASHUNINË DHE TA DESHMOJMË VETINË TONË TË POPULLIT HUMANIST‏

A P E L

Si shqiptarë dhe si njeri lusë shqiptaret kudo që janë dhe që e shofin dhe lexojnë këtë shkrim që të tregohen bujar dhe human, që të tregohen se janë ata dhe bijt e atyne që neper shekuj krah per krah me njani tjetrin të gjithë si vëllazen pa dallim feje dhe besimi luftuen pushtuesin cilido që ishte ai. Të tregojmë se jemi bijtë e Nanës Tereze, humanistes legjendë e botes e cila u ba simbol i bamirsisë dhe dashurisë njerzore dhe edhe neve të bajmë të pamundunen, por ta ndihmojmë materialisht z. Gjon Mehaj nga fshati Prigodë e Istogut të cilit dora kriminale e vandalve pirroman që naten kallin shtepia e diten duken të pafajshem i dogj shtepinë dhe krejt cka pat mbrenda sajë para disa ditesh.
Unë shpresojë se humanizmi i jonë do i demanton shpirtkëqinjet dhe ata anmiq që mundohen të fusin popullin shqiptarë në luftë vëllavrasëse per shkaqe të besimeve fetare dhe se me aq sa sejcili mundet do mblidhen mjete per ta ba shtepin e re të familjes Mehaj aty ku kjo familje i ka rranjet dhe trungun familjar. Shpresojë se këti apeli do i pergjigjen shqiptaret e vertetë ngado që janë dhe veren e vitit 2010 në oden e shtëpisë se re të familjes Mehaj në Prigodë të Istogut do festojmë së bashku me Dom Lush Gjergjin dhe Naim Ternaven si dhe me priftin e Zllakuqanit dhe imamet e Istogut.
Lusë bashkatdhetaret neper shtetet e botes kudo që janë të hapin konto ku do i grumbullonin mjetet dhe ato pastaj do i dergoni në këtë konto në Norvegji : 10300854953 Sarpsborg Sparebank1. Organisasjonsnr. NO 937884583 Telefon: 08851 Post boks 265, 1702 Sarpsborg Norge. Pronar i kontos Selim Hasanaj.
Pra shkrova këtë konto dhe parat e grumbullueme aty do ja bart direkt z. Gjon Mehaj të cilin e kamë mik dhe jetojmë afer së bashku këtu në Norvegji.
Per secilin cent të derdhun do mbajë transparencë dhe i pergjigjem secilit që ka ndihmue.

Shpresojë në mirkuptim dhe ju jemi mirënjohes.
Selim Hasanaj
Struerveien 3.B
1725 Sarpsborg
Norge
Tel: ++4799552439
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Selim Hasanaj: Ta tregojmë atdhedashurinë dhe ta dëshmojmë vetinë tonë të popullit humanist Empty Sqarim i Familjes Mehaj ndaj një apeli të z. Selim Hasanaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 12:32 am

Sqarim i Familjes Mehaj ndaj një apeli të z. Selim Hasanaj

Redaksi e nderuar,

Përkundër qëllimit te mirë e njerëzor te z. Selim Hasanaj i cili permes webfaqes www.zemrashqiptare.net i bënë një thirrje, apel, opinionit publik për rindëtimin e shtëpisë sonë së djegur në Prigodë të Burimit-Istogut, në emër të familjes së gjërë Mehaj dhe në emrin tim personal, unë, Gjon Mehaj, kërkoj nga redaksia e nderuar që menjëherë të hiqet nga faqja ky apel, për ne i panevojshëm, sado që ne tregojmë respekt për qëllimet humane të z. Hasanaj. Familja Mehaj ia bënë të ditur opinionit publik shqiptar në Kosovë e gjetiu se e vetmja gjë që kërkojmë ne është respektimi i vijes ligjore në kontekst me këtë krim. Hulumtimi dhe zbardhja e këtij akti kriminal për të cilin ne i kemi njoftuar organet përkatëse në Kosovë, është me rëndësi parësore. Dëshirojmë t'i falenderojmë të gjithë ata persona të cilët hapur na kanë ofruar ndihmë sic është profesori i nderuar Lukë Gegaj nga Gurrakoci, i cili na ka ofruar falas jo vetëm një shtëpi të tij në Gurrakoc, por edhe një hektar tokë! Ne atë dhe të gjithë të tjerët sikurse edhe Selim Hasanajn i falenderojmë nga zemra për bashkëndjesinë që tregojnë. Por, e ritheksojmë se ajo që na intereson është që zjarrvënësit e tillë pa marrë parasyshë motivet shtytëse që i nxisin për aktet e tilla të përgjigjen para drejtësisë së Kosovës. Për ne si familje rindertimi i asaj shtëpie e paraqet problemin ndoshta më të vogël por ajo që kërkojmë ne është vetë ndjekja dhe denimi i veprimtarisë së supozuar kriminale, pasi jemi të vetëdijshëm, ashtu sic janë edhe shumica shqiptare, se zjarrvenësit e tillë e dëmtojnë shtëpinë tonë të përbashkët që quhet Kosovë e të cilën nuk guxon ta prekë askush. Unë e shumë të tjerë apelojë te institucionet e Kosovës dhe opinioni publik që Isak Ismet Mehaj nga Prigoda e Istogut të i mundësohet një siguri e nevojshme për jetë si dhe të ndalen maltertimet me telefonata kërcënuese ndaj tij.

Me respekt
Familja Mehaj
Prigodë Istog
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi