Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama i shkruan letër presidentit Topi

Shko poshtë

Rama i shkruan letër presidentit Topi Empty Rama i shkruan letër presidentit Topi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 02, 2009 9:22 pm

Rama i shkruan letër presidentit Topi




Rama i shkruan letër presidentit Topi ---rama1
Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste i ka dërguar sot një letër presidentit Bamir Topi, me anë të së cilës e ka vënë në dijeni në lidhje me shqetësimin e tij dhe të socialistevë për mënyrën e realizmit të zgjedhjeve të datës 28 qershor në vend. “Ne nuk mund të pranojmë që Shqipëria të jetë vendi ku parlamenti dhe qeveria lindin nga shkelje të standardeve demokratike deri në bashkëpunim mes autoriteteve të shtetit dhe “autoriteteve” të krimit, ashtu sikundër nuk mund të lejojmë që ky problem kaq i rëndë jo thjeshtë për zgjedhjet, por për sigurinë e shtetin e së drejtës në Shqipëri, të mbetet pa u treguar deri në fund në të gjitha rrugët e mundshme ligjore institucione” thuhët nmdër të tjera në këtë letër. Letra në fjalë ka shoqëruar një dosje me thjetra faqe të cilat sipas Ramës janë fakte të mbledhura nga vetë ai dhe socialiste që tregon hapur se çfarë është bërë ditën e zgjedhjeve dhe se kush janë kriminelët me të cilat ka bashkëpunuar sipas tij kryeministri Berisha për t’u rikonfirmuar edhe një herë në pushtet.
Nga ana e tij, presidenti akoma nuk i ka dërguar një përgjigje kreut të opozitës. Vlen të kujtohet në këtë rast se Bamir Topi akoma nuk ka shprehur publikisht qendrimin dhe velerësimin e tij në lidhje me zgjedhjet e qershorit. Ndëkohë kryeministrin Berisha e kanë uruar të gjithë krerët e tjetër të shteteve, homologë nga mbarë bota, kongresmenë e diplomatë të ndryshëm, njerëz të artit dhe të shkencës e deri tek përfaqëues të ndryshëm të shoqërisë civile. Sot ishte edhe mbledhja e fundit e kabinetit Berisha I, kabinet i cili ushtroi aktivitetin e tij në pjesën më të madhe të legjislaturës së presidentit Topi. Kabinet i cili me votën e tij e zgjodhi atë në detyrën më të lartë, jo vetëm duke e vlerësuar por edhe duke e ngritur në piedestal si një njeri të paanshëm. Dhe sot, presidenti nuk thotë dot asnjë fjalë në lidhje me këtë kabinet qeveritar. Nuk tha dot asnjë fjalë në përmbyllje të misionit të kësaj qeverie.
Të hënën presidenti Topi do të duhet të ngarkojë me detyrë sërish kryeministrin aktual për formimin e qeverisë së re, një qeveri e cila në përbërje të saj do të ketë përfaqësues nga të gjithë rrymat politike, të majta dhe të djathta, qeveri e para e këtij formati. Nuk e dimë se çfarë do të thotë kreu i shtetit të henën. Sigurisht që këtë ditë nuk kanë asnjë vend fjalët për falenderime, sepse ajo nuk do të jetë një mbledhje e zakonshme parlamenti. Në atë mbledhje nuk do të ketë më ministra, por ishë të tillë. Dhe velërësimet e tij nuk kanë asnjë vlerë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi