Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Sot mbledhja e fundit me qeverinë e vjetër

Shko poshtë

Berisha: Sot mbledhja e fundit me qeverinë e vjetër Empty Berisha: Sot mbledhja e fundit me qeverinë e vjetër

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 12:08 am

Berisha: Sot mbledhja e fundit me qeverinë e vjetër

Kryeministri mbledh në drekë tek vila 31 të gjithë ministrat

Berisha: Sot mbledhja e fundit me qeverinë e vjetër Berisha-qeveria-bosh


Qeveria "Berisha" mbyll sot misionin katërvjeçar. 14 ministrat që kanë shoqëruar Kryeministrin Sali Berisha përgjatë këtyre viteve do të ulen sot ndoshta për herë të fundit në sallën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. I vetmi, me mandat të rikonfirmuar në qeveri, përveç Kryeministrit, është ministri i Financave, Ridvan Bode. Nga radhët e PD-së pritet të jenë sërish në kabinet si ministra, edhe pse në poste të ndryshme, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi. Për të tjerët, dilema është e madhe, edhe për shkak se këtë herë Kryeministri Berisha ka në duar mbi 60 biografi nga 68 mandatet që PD-ja fitoi në zgjedhjet e 28 qershorit. Koha për dekretimin e qeverisë së re është tepër e ngushtë. Pasi Kryeministri propozon emrat e 14 ministrave të rinj dhe të zv/kryeministrit, brenda 10 ditëve nga data e dekretimit të Kryeministrit, qeveria duhet të miratohet në Parlament. Mbledhja e fundit e kësaj qeverie do të zhvillohet sot, në orën 11:00 dhe në axhendën e saj do të përmbajë një numër rekord vendimesh, ku një vend të veçantë priten të zënë kërkesat e fundit të Kryeministrit Berisha për ministrat e tij në lidhje me ligje të ndryshme që ai i ka kërkuar gjatë mbledhjeve të muajit korrik dhe gusht. Të 14 ministrat aktualë janë lajmëruar posaçërisht për të qenë të gjithë të pranishëm në mbledhjen e cila është cilësuar si e fundit për mandatin e parë qeverisës. Në orën 13.00, kryeministri ka ftuar në Vilën 31 të gjithë ministrat aktual së bashku me bashkëshortet e tyre.

Kryetari i PD-së, Berisha, gjatë 1428 ditëve në poltronin e Kryeministrit, e ka qeverisur vendin me 26 ministra dhe 34 zv/ministra. Të vetmit anëtarë të kabinetit qeveritar, të cilët i kanë shërbyer për katër vjet qeverisë "Berisha" dhe i përjetuan 6 ndryshimet në qeveri, janë ministri i Financave Ridvan Bode,

Genc Ruli tek Ekonomia, Jemin Gjana te Bujqësia dhe Lufter Xhuveli te Mjedisi. Rotacion brenda qeverisë, por pa u larguar nga ajo, kanë bërë deputetët Lulzim Basha dhe Genc Pollo. Si kandidat në zgjedhjet e 18 shkurtit 2007-të, Sokol Olldashi dha dorëheqjen nga ministër i Brendshëm dhe pak muaj më pas, pas dorëheqjes së parevokueshme të ish-mikut të ngushtë të Berishës, Besnik Mustafajt, në postin e shefit të diplomacisë kalon Lulzim Basha, i cili i lë rrugë të lirë Sokol Olldashit për të hyrë sërish në kabinet. Ndërsa dikasteret që kanë pësuar më shumë ndryshime janë Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; Ministria e Drejtësisë; Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Nga riformatimi i kabinetit qeveritar në mars të vitit 2007, Kryeministri Berisha zëvendësoi Maksim Cikulin me Nard Ndokën në Ministrinë e Shëndetësisë. Qeveria në dietë, e përbërë vetëm nga 14 kabinete dhe një zv/kryeministër, është "fryr" gjatë katër viteve që lamë pas, si pasojë e riformatimit të qeverisë pas marrëveshjeve me aleatët dhe nga dorëheqjet e parevokueshme të ministrave të Berishës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi