Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kimete Berisha:Jugoslloveni i fundit-Edi Rama

Shko poshtë

Kimete Berisha:Jugoslloveni i fundit-Edi Rama Empty Kimete Berisha:Jugoslloveni i fundit-Edi Rama

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 30, 2013 11:37 pm

Kimete Berisha:Jugoslloveni i fundit-Edi Rama 403x302138685kim
Jugoslloveni i fundit-Edi Rama

Nga Kimete Berisha


Kurrë s'besoj që kryeministri i shqiptarëve me vullnet do ta kishte shënuar Ditën e Çlirimit të Jugosllavisë, 29 Nëntorin, por nuk ka çare prej ujqërve dhe

ujkeshave plaka, që dikur ishin gratë e zonja të komunizmit. 
Nuk e lë Dritëro Agolli pa e kënduar edhe këtë vjeshtë me borë internacionalen jugosllave!
Ditën e çlirimit të Jugosllavisë sivjet Shqipëria e shënon natën, si "Natë të bardhë". 
Çfarë metafore e fuqishme! 
Demek, kur është çliruar Jugosllavia, edhe nata u bë ditë. 
Por, jo për Slloveninë e për vende të tjera që ishin peng të ish Jugosllavisë.
Sllovenia e para, më 1990, u pajtua me vdekjen e Jugosllavisë.
Por, me vdekjen e Jugosllavisë nuk pajtohet ende Shqipëria, që ishte shoqja më e ngushtë e Jugosllavisë, për shkak të Serbisë.

Nuk pajtohet me vdekjen e Jugosllavisë, shkaku i kujtimeve të bukura që Partia Komuniste e Shqipërisë kishte me Serbinë. 
Se, neve të gjithve na mban peng e kaluara, kujtimet, nga të cilat çlirohemi vetëm kur vdesim. 
Prandaj derisa të vdesin dashnorët e komunizmit në Shqipëri, gjithmonë do të festohet Dita e Republikës (së vdekur) Jugosllave. 
Nuk ishte aspak virtuoz e as kreativ kur e mori të gatshme moton e 29 Nëntorit (Ditës së çlirimit të Jugosllavisë), pra moton "Netët e bardha". 

Bota ka pasur para Edi Ramës "Netë të bardha", por "netët e bardha" perendimore janë festivale rokerësh që mbahen në verë, e jo tubime komuniste të Edi Ramës, që mbahen në vjeshtë, me bukë me sheqer. 

Edi Rama ka kërkuar nga të gjitha restorantet e Shqipërisë që në atë "Natë të bardhë", më 29 Nëntor 2013, të lirojnë çmimin e mishit dhe mezeve në përgjithësi. 
Që ditën kur u çlirua Jugosllavia, u lirua ushqimi dhe birrat. 
Plot nuk pajtohen me vdekjen e Jugosllavisë as Azem Vllasi, si i shkretë kur vraponte mbas Millosheviqit në Fushë-Kosovë dhe e përbente në shpirtin e Mira Markoviqit që mos ta shkatërrojë "parajsën" e tij jugosllave. 
Shqipëria u çlirua me 28 Nëntor. 
29 Nëntori është "Nata e vampirëve" sllav që nuk pajtohen me vdekjen e tyre!/standardi.info
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi