Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Ndue Ukaj

Shko poshtë

Poezi nga Ndue Ukaj Empty Poezi nga Ndue Ukaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 03, 2009 1:04 am



Poezi nga Ndue Ukaj U1_NdueUkajNdue Ukaj

HESHTJA

E dashur… më pyete me shikimin e vrarë

Në pikën e panjohur ku derdhet heshtja jonë
… Unë rashë në krahët e heshtjes si fëmijë

U përkunda derisa sytë e mi panë zjarrin… flakën

Nën duart e ëmbla të heshtjes…
… Dhe pashë pikën e paparë nga ti:

Atje, e dashur është metafora e poetit ku s’do e shohësh dot…

*

Lehtësisht pëshpërite se heshtja është e ëmbël.
Prapë heshtje dhe ti pëshpërite e trembur,
E dua vetëm heshtjen ndërkaq ajo u plandos

Unë rashë në krahët e saj si fëmijë u përkunda,

Derisa sytë e mi panë zjarrin nën duart e heshtjes.
Si gjithmonë vetëm heshtje dhe qielli i vizatuar

Si femër e përthyer në ngjyrat e piktorit
Hënë e shndritshme vetëm heshtje dhe ca dënesje
Të herëpashershme, lehtësisht luhatet si në teh shpate

Koka ime mes heshtjes e zhurmës, kah t’ia mbajë më përpara

Shpirti im e sheh si digjet mjekra ime e palarë

E sheh, mos ta trazojë heshtjen adresës së panjohur,
Në heshtje bredh në mënyrë rraskapitëse

Me gjymtyrët e mia të rënda e të copëtuara nëpër kohë.

Kohë e vështirë e është kjo për metafora

Moti i kujtimeve të pashkruara asnjëherë të kënduara
Shpirti im përtej heshtjes shoh një ëmbëlsi

Pikërisht në pikën që ndan heshtjen dhe zhurmën,
E paprekshme, është e shenjtë e delikate.
Sa larg gjendet! E, para se të përcaktohem për njërën,
Më duhet të pyes, të lutem, sërish në heshtje:
Ta vras apo mos ta vras heshtjen … më thuaj!
Mbi gjakun si lumë të saj, të ecë bashkë me qiellin,
Me zhurmën e tingujve të padëgjuar më parë,
Me trajtat e poezisë së pashkruar më parë,
Ne refrenet e këngëve të pakënduara më parë,
Me portretet e pikturave të papikturuara më parë.

*
Më thuaj e dashur, cila ia vlen!?

Ta vras a mos ta vras heshtjen,
E bukur si asnjëherë, më the duke gërrhatë si gjumë:

Lum’ ata që besojnë në dashuri,
sepse atyre iu përkasin thesaret e panumërt të tokës;
lum’ ata që besojnë në dashuri,
sepse atyre iu përkasin thesaret e panumërt të qiellit;
lum’ ata që gjunjëzohen për dashuri,
sepse në katër këndet e botës kanë shikimet e shumëfishuara;
pastaj serish më the:

lum’ ata që besojnë në dashuri,
sepse i përkasin Krijuesit

Për shtatë ditë krijojnë botën prej asgjësë.
Lumenjtë kanë një nisje dhe një fund,
derdhen dosido shpirti im në qëllimin e tyre,
e, unë asnjëherë s’e kam analizuar atë qëllim.

Më duhet të marr një çikë pauzë.

*
T’më kuptosh zemra ime duhet të shkëputem nga gjoksi yt epshor
E të hidhem në krahët e monologut,
Aty më duhet të kërkoj kohën time të pashkruar,

Është trashë koha ime aty,
Pluhuri si marimangë gërdie ka lëshuar shtat,

Dhe një e zezë vrasëse sillet si ylber

Ndërsa gjarpri nxjerr pas secilit pickim kokën lart

Dhe molla e kafshuar në mëkat mbetet e thatë

E gjithë kjo ka një aromë mbytëse
Të papara në filma tragjedish hollivudiane,
As nga gjyshi im, as nga stërgjyshi im, as nga prindërit e mi,
E pra, më duhet dosido ta ngjesh e ngjesh mirë këtë temë,
T’i fërkoj me freskinë mëngjesore legjendat e mitet
Që janë pështjellur si lesh i pakrehur nën këmbët e mia.
S’ka alternativë shpirti im, më duhet
Ta trondit fjalën e qelbur,
Do kundërmojë pakëndshëm, helmushëm… duhet të durosh!
Ose ti fli e qetë, sërish do kthehem në gjoksin tënd
E të prehemi në qetësinë e lumit të dashurisë.

*
Mos harro, lumi rrjedh përgjithmonë,
Anipse nganjëherë valët e tij ndryshojnë
Trajtat, ritmet, përmasat.
Dhe ja ku dolëm, lumenjtë rrjedhin dhe derdhen

Në një cak. Ky është qëllimi i tyre.
Pastaj e trembur prishe heshtjen, pa më dhënë përgjigje;
Cilën ta vras heshtjen a zhurmën, shpirtushka ime

Sythi yt preku qiellin si engjëll dhe
Më pyete me shikimin e vrarë
Në pikën e panjohur: Ku derdhet heshtja jonë?

Më bërtite në ligjërimin tënd të pazakontë
Unë s’të thashë asnjë përgjigje, madje asnjë fjalë,
Asnjë shikim, madje as përqafim,
Asnjë puthje të qetë në dridhjen e parë që pësoi heshtja,
Në goditjen e parë që pësoi imazhi i saj i trembur.
Dhe shikova pikën e paparë nga ti: Atje,
E dashur është metafora e poetit ku s’do ta shohësh dot.

*
Dhe një gjë ta kesh në mbamendje:

Atje nuk shohin sytë e zakonshëm.
Ti, si asnjëherë nuk e ndale kureshtjen
Të mësosh pse duhet heshtja për ta thënë!
Ato që bota s’di t’i kultivon në regjistra
Dokumentesh burokratike,

Ku bibliotekat ruajnë rrena që rriten deri në qiell
Në fjalime e konferenca të panumërta absurde,
Në ligje të panumërta që të pëlcasin kokën,
Në teatrin absurd beketian,
Ku dramat antike e moderne janë bërë lesh…

*
Në trajtat më çoroditëse biseduam për procesin,

E ndërlidhëm me krijimin,
Zotin e paparë dhe shtatë ditët e magjike mbi tokë:

Ai tha dhe u bë mësim i përjetshëm

Në fillim ishte fjala, pastaj Adami, Eva

Një gjarpër i kuq mes tyre e dashur,
Çuditërisht u gjend, e kupton?

Kjo histori që ka një analogji rrënqethëse
Është e rënd të mbahet mbi supe,
Dhe procesi nuk u ndal, ai ende është proces.
Rrugëve të Parisit apo Pragës një personazh vdiq si qen,
Por të mos harrosh, ai mbeti proces dhe sërish u ngjall.
Tash më duhet t’i them mjaft më dialogut tonë të pazakontë,
S’do na kuptojë as heshtja jonë ndoshta, askush,
Ta vrasim zhurmën atëherë.

*
Unë sërish do të kthehem në gjirin tënd, butësisht me prit,
E dashur do të kthehem dhe do përkundem në mallin e heshtjes.
Se dilemat e mëdha me qenë a mos me qenë, nuk sqarohen me heshtje,
Më duhet zhurma, fjalët e lidhura me kuptimet e zorshme,
Për veshë të shurdhër e koka të trasha!
Tani po ec pas zhurmës,.
Bota e çartur vrapon si në një maratonë të pafund.
Ne lojtarët e parëndësishëm, poetët, të dashuruarit e gjithfarshëm,
Gjendemi nga parafundi a fundi, aspak s’ka rëndësi,
Mos u brengos të lutem, ne jemi në maratonë,
Dhe kjo s’është alegori për të pagdhendurit,
Mos e pandeh as për humor sarkastik, as tallje.
Është hera e parë që kam frikë, por mos më pandeh për frikacak,
Kam frikë, në palcë e ndjej,

Ashtu siç ndieja butësinë e trupit tënd në heshtje, shpirti im.
Megjithatë duhet të ec,
Nuk kam kohë të pres, duhet të ec…
Rrugës ka shumë gjarpërinj,
Ka mace të çartura që vrapojnë drejt meje,
Fëmijë të lënë rrugëve, e dashur… ka perandorë të vdekjes,
Ka diktatorë që jetojnë për të vrarë

Sa shumë ka të tillë shpirti im!
Po, syresh që shumëzojnë urrejtjet me spermë rrugësh,
Ka kurva që kërkojnë të dehem me to,
Të bëjmë dashuri në mënyrën më të çmendur,
Ka para e thesare të shumtë,
Më duhet të kaloj mespërmes tyre si Alkimist.
Mos u brengos asnjëherë, s’do të dashurohem në shkretëtirë,
As në arabet e çmendura për dashuri,
Ke besim, asnjëherë mos dysho në misionin e fjalës;
Të ta përkujtoj se Penelopa s’ka pritur kot,
As Odiseu nuk ka kërkuar kot natyrisht.

*
Dhe ja, sërish dolëm tek qëllimi,
Kemi arsye të ngrehim dolli e dashur,

Para se të nisem krahëhapur drejt qëllimit,
Më duhet të heq të ftohtit, nata po shkon në të sosur,
Nesër duhet të kërkoj,
Lëkurën e frikës më duhet ta heq, të lakuriqësohem.
Po agon ditë e re,
Disa zogj trokasin në dritaret tona me ritme mallëngjyese,
Mos u përmallo, shpejt do kthehemi në folenë e heshtjes,
Tash, sapo të bjerë rrezja e parë e diellit mbi tokë, nisem
Drejt zhurmës, nëpër shtatë palë kodra e male,
Deri në qetësinë absolute të cilën e njeh vetëm misteri i ironisë,
Kam shumë rrugë për të bërë në universin e gjatë,
Rrugëve me përplot kthesa, rreziqe e tundime!
Je e vetëdijshme e dashur, ka dreqër me brirë, mjekra të pakrehura,
Të shpallur profetë e antikrishtë, zotëra e zotërinj padronë,
Të atillë që na përbejnë në Zot e Tokë,
Mos u merakos, kam për mburojë metaforat,
Për armë ndjenjat, për misionin fjalën,
Për fe dashurinë, për kurajo poezinë…
Tash do përqafohemi fort,
Rrezja e parë ra mbi tokë dhe mbi këtë varg,
Më duhet të them fund por jo lamtumirë!
Do nisem tani…’

NË PASQYRË THYHEN KUJTIMET

Përdridheshim e i shtrëngonim dhëmbët,
Gishtërinjtë i mblidhnim grusht,

Sa fort shtrëngonim duart
Teksa vjeshta puthiste natyrën,
Ne strukeshim në folenë e dashurisë,

Thellë e më thellë, Engjëllushka ime

Të vetmuar me erën si bashkudhëtare,

Na mjaftonte heshtja dhe dy trupat e etur

Për të mësuar gjumin e lumturisë

Lumin e rrjedhshëm dhe këngën e afshit

I vështronim të hutuar kohët si putheshin

Herë me afsh e herë me urrejtje ujku,
Të strukur në folenë e dashurisë,

Teksa mësonim të fshehtat e jetës
Kur erren kohët, shiu pushon,

Çelet natyra, qielli heq lëkurën e zezë,
Më pëshpërite në vesh – vetëm dashuria zbrazëtirat mbulon
Në s’dinim nëse ishte ditë e hënë a e premte e lodhshme,
Gishtërinjtë i mblidhnim grusht,

Sa fort shtrëngonim duart
Nëpër ëndrra mëngjesore pa kalendar

Mësonim ëndrrën e paparë

Dhe gjumin e dashurisë nuhasnim
Numëronim frymëmarrjet dehëse,
Psherëtimat e padeshifruara folesë të dashurisë
Kilometrat e pakaluara që prisnin ecjen tonë
Dhe ofshamat si të çmendur lumin e pasionit
Si engjëj kapeshim e kapeshim pas yjeve,
Për të kapë pikën e fundit,
Përdridheshim e shtrëngonim dhëmbët,
Me kupën e dashurisë mbi krye,
Drejt Pemës së Jetës lumit të dashurisë
Gishtërinjtë i mblidhnim grusht,
E në ballë valëviste flamurin e ri,
Betejë e përjetshme për triumfin dashuri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi