Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndue Ukaj: Apokalipsia e artit- Ndue Ukaj

Shko poshtë

Ndue Ukaj: Apokalipsia e artit- Ndue Ukaj Empty Ndue Ukaj: Apokalipsia e artit- Ndue Ukaj

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 12, 2010 11:49 pm

Ndue Ukaj: Apokalipsia e artit- Ndue Ukaj 18479_223782055698_751235698_3079382_5680174_n

Ndue Ukaj: Apokalipsia e artit- Ndue Ukaj



...Zeus s' ka mbi tokë, fli e qetë dhe përkunde kohën hallakatur Njeriun e përhumbur nëpër reklama çoroditëse ...

Ndue Ukaj


Vjen dita jote poezi e mbytur nga pika e zezë në horizont,

I mermerët shtrihet kujtimi për kohën e Komedisë Hyjnore,

Prapa hapave të molisur nëpër barrikada të panumërta

Rri hije shpirti im i etur për të fshehtat tuaja


E shembur koha e pasioneve lakuriqe që fluturon si korb

Endet tamam si ylber mbi kokat tona të topitura nga betonet e gjithfarshme

Të përgjumur dehemi në universin e mendimeve shpërthyese

Ka me ardh dosido dita jote poezi,

Rri e qetë në hijen e magjisë që e njeh vetëm ti

Dhe mos e zhvesh imunitetin e trashëguar nga Zoti,


Zeus s' ka mbi tokë, fli e qetë dhe përkunde kohën hallakatur

Njeriun e përhumbur nëpër reklama çoroditëse

Dhe epokën e dokrrave, e zhurmës së gjithfarshme

S'ka vend për art, sa trishtueshëm, s'ka kohë për poezi


Digjen merimanga digjen fjalë e bashkë zemra

Në horizontin e pritjes prehet një metaforë në fyt,

I është zënë fryma, qanë pa ju kuptuar dhembja,

E ledhatoj në buzët e kallura të saj qetësohem,


Kalendari im pa data, pa muaj e pa vite po tretet

Nga djersët verore që të djegin ballin,

Duhet terapi në buzë, më duhet ta puth vargun e etshëm,

Sot nuk këndohet shpirti im,


Në vend të këngëve dëgjojmë zhurmë çmendurake

Kronika të zeza dhe aspak art.

Rropatje kotas për të prodhuar hamendësimet e panumërta:

Çdo gjë zë vendin e vet

E poezia...!.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi