Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi:KËNGA E SHQIPTARIT TË MADH

Shko poshtë

Demir Krasniqi:KËNGA E SHQIPTARIT TË MADH Empty Demir Krasniqi:KËNGA E SHQIPTARIT TË MADH

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2009 9:43 pm

Demir Krasniqi:KËNGA E SHQIPTARIT TË MADH U1_DemirKrasniqi




Parodi rapsodike:



KËNGA E SHQIPTARIT TË MADH



Jam shqiptar – SHQIPTAR I MADH ,

Kryet fushë , mendjen livadh ...

Jam bë i mjeri kurbetçi –

Shita tokë , shita shtëpi ,

Rashë n’ kontakt me një Agjenci ,

Me m’ kalua nëpër kufi ...

Shita delet me gjithë lopë –

Mora rrugën me dalë n’ Evropë !



Rrugë e gjatë me shumë havale –

Nëpër përrenj e nëpër male ,

Nëpër lum e nëpër det ,

Mezi dola në kurbet !

Për pa ikë nuk pata çare –

Thash – Serbia do t’ na qet fare !

Po sa e preku shkau Drenicën –

Unë ua ktheva prapanicën !

Iu thashë shokëve :”Lamtumirë !

Mirë u pafshim n’ Kosovën e lirë !”



Larg n’ Evropë , ku jetoj sot –

Për Kosovë , po qajë me lot !

Shkruaj , flas e nuk rri kot –

Jam ma i madhi patriot !

Ditë e natë jam duke ëndërrua –

Një ushtri me e formua ,

Me e nisë luftën me luftua ,

Krejt armiqtë rend me i farua !



Do t’ mbledh armët dhe fuqinë –

Do ta qes fare Turqinë ,

T’ gjallë e t’ vdekur do t’ i qes n’ det ,

Pse na mbajti gjashtëqind vjet ?!

Kur ta qes fare Turqinë –

Do t’ luftoj me Arabinë

Dhe gjithë shtetet muhamedane ,

Pse na e dhanë fenë myslimane ?!

Si t’ kryej luftën me Arabinë –

Do t’ sulmoj me ‘i herë Greqinë ,

Pse na e mori Çamërinë ,

Artë , Prevezë edhe Janinë?!...



Kur t’ ia thyej qafën Greqisë –

Do t’ i turrëm me ‘i herë Serbisë ,

T’ ia sulmoi Nishin , Kralevën ,

T’ ia bashkoi Kosovës – Preshevën !...

Me Serbi do ta bëj fet –

Pse na mbajti njëqind vjet ?!



Si t’ ia heq flamën Serbisë –

Do t’i mëshoj Maqedonisë ,

T’ ia marr Shkupin , Iliridën,

Kumanovën edhe Dibrën ,

Ia qes flakën , ia la hirin ,

Ia marr Prespën, Manastirin !...



Si ta kryej n’ Maqedoni –

Do t’ i turrëm Malit t’ Zi ,

T’ ia marr Plavën me Gucinë ,

Podgoricën me Cetinë ,

T’ ia marr Tuzin dhe Malësinë,

Vlladimir, Ulqin, Vraninë,

T’ ia marr detin me Tivar –

Kështu luftojnë trimat shqiptarë !



Pas kësaj lufte ballkanike –

Do ta bëj Shqipëri Etnike !

Do ta formoj Qeverinë –

Do ta ndryshoj historinë !

T’ gjithë figurat kombëtare –

Do t’ shikoj a kenë shqiptare ?!

Do t’ filloi prej Skënderbeut –

A ishte birë i këtij dheut?

A ishte trim legjendar ,

Malazezë, apo shqiptar ?!

Nënë Tereza, ajo zulmëmadhe –

Maqedone , apo shqiptare ?!

Për këtë bijë t’ lindur nga Shkupi –

Disa thanë :”Është bijë magjupi?!”



Për gjykatë do ta bëjë një listë –

Për ata që kenë zogistë ,

Asht e rrashtë do t’ ua qes fare ,

S’ do t’ kenë vend n’ tokat shqiptare !

Prapë vazhdoj ta bëjë një listë –

Për shqiptarët enveristë ,

Leninistë e stalinistë ,

Hrushqovjanë e komunistë ,

Mao Ce Tung e ateistë ,

T’ gjithë çka janë n’ qytet , n’ katund ,

Do t’ i grijë , t’i bëjë sapun !



Prijatarët e demokracisë ,

Që ia hapën kufijtë Shqipërisë ,

Do t’ i shti t’ gjithë në një listë –

Berishistë e nanoistë,

Majkoistë e milloistë,

Ramoistë edhe metistë ,

Do t’ i qoj krejt te kasapët ,

Do t’ qëroj me ta hesapet !



Kur me ta, ta kryej këtë sprovë –

Do t’ vazhdoj rrugën n’ Kosovë ,

Do t’ shikoj nëpër shumë breza ,

Kush do t’ hyjë në lista t’ zeza ?!

Kush ishin ata dai ,

Që e lanë Kosovën nën Serbi?

Kush kenë ata komunistë –

Që u rreshtuan si titistë,

Me drazhistë, rankoviqistë ,

Me kasapë millosheviqistë ,

Fadilistë e mahmutistë,

Sinanistë e alishukristë ?!...



vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Demir Krasniqi:KËNGA E SHQIPTARIT TË MADH Empty Re: Demir Krasniqi:KËNGA E SHQIPTARIT TË MADH

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2009 9:47 pm

Kush iu priu studentëve shqiptarë –

N’ demonstrata kundër- revolucionare?

Kush na e prishi vëllazërim – bashkimin ,

Kumbarinë e pobratimin ?!...

Kush ia rrëzoi themelet vendit –

Do t’ i djeg në zjarr t’ xhehenemit !



Kush kenë ata nismëtare ,

Që formuan Ushtrinë Çlirimtare ,

E na qitën nëpër male ,

E na i kallën shtëpitë me zjarre ?!

Do t’ i çoj n’ Gjykatë Ndërkombëtare ,

S’ do t’ iu la vend as për varre !



Do t’ vazhdoj prapë të bëjë lista –

Për marksista e leninista,

Stalinista e enverista ,

Demaçista e lajçista ,

Osmanista e hysenista ,

Për qosista e rugovista ,

Për thaqista e ramushista ,

Për dacista e pacollista...

Do t’ i qes t’ gjithë në gjykata ,

Do t’ iu japë dënime t’ gjata !



Po sa punën këtu ta ujdisë –

Do t’ ia mësyjë Maqedonisë ,

Për tradhti do t’ përpiloj lista ,

Për rufista e xhaferista,

Menduhista e ahmetista ...

Kam Preshevën , Bujanocin ,

Me do djem që m’ tharbin kosin ,

Unë , atje do ta luaj llosin ,

T’ i shti n’ burg , t’ ua thyej kocin !

Dhe n’ Mal t’ Zi , janë do lider –

Nuk i lëshoj pa ua bë ndo ‘i sherr !

S’ do t’i la n’ skenë politike ,

Se do t’ bëjë Shqipëri etnike !



Kur ta bëjë këtë Shqipëri t’ mbarë –

Vet do t’ zgjidhem Kryetar ,

Vet kudo do t’ jem i parë ,

Se unë jam ma i miri shqiptar !

Do t’ vë ligj e do t’ vë rend –

Do ta zhduki kudo fenë ,

Do t’ rrëzoj kisha e xhamia ,

Se këto fe s’ i do Shqipëria !

Kush do t’ shkruhet ortodoks –

Do t’ i qes fare me boks !

Kush do t’ shkruhet myslimanë –

Ua shti zjarret n’ katër anë !

Kush do t’ shkruhet katolik –

Do t’ i mbys krejt me kamxhik !

Do t’ bëj shtet, do t’ bëjë atdhe –

Ku s’ do t’ ketë ma asnjë fe !



Kur ta bëjë kështu shtet Shqipërinë –

Do t’ ia ndërroj dhe gjeografinë !

Do t’ ia ndërroj këto toponime –

Si ma thotë kjo mendja ime !

Male, fusha, fshat , qytet –

Ua vë emrat qysh dua vet !

Emrat e njerëzve që janë pa krip –

Do t’ ua ndërroj e t’ua vë shqip !

Krejt Shqipërinë e bëjë livadh ,

Se unë jam Shqiptar i Madh !



Gjilan, më 04. 09.2009. Demir KRASNIQI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi