Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi: Vajza greke

Shko poshtë

Albert Zholi: Vajza greke Empty Albert Zholi: Vajza greke

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 05, 2009 2:07 am



Albert Zholi: Vajza greke U1_AlbertZholiVajza greke

Albert Zholi

Sa vura këmbët tek trolei, fjala e parë që dëgjova ishte: “... shqiptarët maskarenj ...” Si më erdhi?! Po nuk e dija shkakun e irritimit të asaj gruaje. Ajo po u tregonte shoqeve se një natë i kishin vjedhur në shtëpi 600 mijë dhrami e disa bizhuteri. “ që kur kanë ardhur këta këtu nuk guxojmë të mbajmë dritaren hapur...” vazhdonte pa prerë ankesat gruaja e vjedhur. Të folurit e saj i kalonin kufijtë e cdo edukate. Nga të parët të merrte në qafë, dukej si për deputete, apo kryetare bashkie. Të tjerët e shihnin me kureshtje e pse jo me besdi, por nuk i fliste kush. Kur ishte në kulmin e të treguarit me të shara për shqiptarët u dëgjua zëri i një vajze.

-Pse je kaq e bindur se të kanë vjedhur shqiptarët ? Mos vallë i kape?! Qetësia dhe zëri autoritar i vajzës e hutuan gruan, sa nisi të hante gërmat e fjalimit sharës...Shikoi nëjherë rreth e rrotull, si për të kërkuar mbështetje tifozësh dhe vazhdoi: “ shihni këtë cupëlinën greke po merr në mbrojtje shqiptarët hajdutë ...”

Përsëri vajza që nuk i kalonte të tetëmbëdhjetat, foli qetë, edhe pse fjalët e zonjës ishin me përdredhje buzësh.

-Unë mora vesh se të kanë vjedhur, por vjedhësi nuk është kapur. Si mund të gjykoni pa e parë e pa e kapur ?! Në Athinë ka nga e gjithë bota. Mua nuk më lidh asgjë me shqiptarët, por akuza e kotë është ulje për atë që akuzon, vetëm e vërteta është bindëse. Po sikur ndonjë shqiptar të fliste për popullin grek kështu ? Hë, si do t’ju vinte juve ?! …Pastaj nganjëherë hajdutët janë edhe nga të tanët sic shkruante dje gzeta” Elefterotipia” , e ke lexuar? Hajdutët shqiptarë ishin grekë, shkruante…” Qëndrimi i saj ishte emocionues jo vetëm për mua shqiptarin, por edhe për udhëtarët e tjerë, që disa minuta më parë dëgjonin “fjalimin” e zonjës së vjedhur.

I skuqur në fytyrë iu afrova dhe doja t’i thosha dicka vajzës. T’i dija emrin të paktën e ta falenderoja… Ajo e vuri re sikletin tim dhe foli e para: “ Xhina quhem...Dhe ju kështu do të vepronit po të shahej pa të drejtë populli im, apo jo ?- dhe qeshi ëmbël…

Pastaj më ftoi në shtëpi. Më njohu me vëllanë dhe prindërit. Njerëz të sinqertë që të ofronoin miqësi, që dinin të cmonin e jo të përcmonin…” po të mos kishte gënjeshtra nuk do të kishte vlerë e vërteta…”

Athine 1999
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi