Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albert Zholi: Era të dua

Shko poshtë

Albert Zholi: Era të dua Empty Albert Zholi: Era të dua

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 22, 2009 12:34 pm

Albert Zholi: Era të dua U1_AlbertZholiAlbert Zholi
Era të dua
E shihja gjithmonë që kalonte para shtëpisë sime kur shkonte për në shkollë. E shihja e më shumë më pëlqente. Ecja e saj e lehtë e mos përfillëse. Krehja disi e vecantë e flokëve të zinj, dhe veshja me shije e bënin të gjithën të bukur e me fushë magnetike, që të tërhiqte e të ndizte ëndrrat.
Ajo ishte gjimnaziste, ndërsa unë në vitin e fundit të institutit. Ishte mars kur i mësova emrin.
E quanin Era.
Sa kish hyrë pranvera .Por unë mendoja se emri i saj e celi pranverën. E dashuroja fshehur.Brenda vetes. Dhe kjo më kënaqëte. Thoshja emrin e saj, që gjithmonë merrte bukuri pranvere dhe ndjehesha i lumtur. Pastaj se si m’u dha e i dola përpara ?!... Asgjë nuk i thashë, vetëm “ mirmëngjes”. Edhe atë “ mirmëngjes” mezi e nxorra nga goja.
Ajo mbante gjithnjë një qënderim indiferent, por jo fyes. Një indiferencë luleje.
E mbaj mend mirë atë ditë. Ishte e shtunë kur e ndalova. Mëngjes maji ishte. E pashë që larg duke ardhur drejt meje. E sillte rruga drejt meje. Më dukej si e veshur me rreze dielli dhe herë-herë më verbonte pamja e saj …Se si rrija në atë cep udhe, nuk mund t’a tregoj dot. Por isha i hutuar e i mpirë.
-Mirmëngjes Era,-i fola me gjusmë zëri.
Ajo i ktheu kokën nga unë, e me qetësinë e saj të zakonëshme si qetësi mermeri, më buzëqeshi.
Buzëqeshje me të bukur nuk kisha parë në jetën time.
Nuk qeshnin vetëm buzët, por gjithë fytyra, faqet, sytë, vetullat, qepallat … edhe poret e fytyrës i qeshnin…
-Mirmëngjesi, dëshironi gjë?!,- më foli mes asaj qeshjes magjike.
- Dua të njihem me ju. Unë, unë…,doja të thosha ndonjë fjalë më të rëndësishme, por nuk munda…
Balli m’u mbush me bulëza djerëse si në provimin më të vështirë, që nuk e kisha dhënë akoma.
-Tani jam shumë vonë Agron,- dhe iku duke më buzëqeshur, sic dinte ajo…Buzëqeshjen mundohesha ta thithja, sic thithet era e lules, për të dalë nga ajo gjendje hutimi.
Ajo u largua e unë mbeta duke përtypur fjalët e saj: Tani jam shumë vonë Agron ” I zbërtheja gërmë më gërmë, e pastaj i ngjisja prapë në atë fjali që mbaronte me emrin tim Agron…U jepja zërin e saj atyre, e më dukeshin magjike, si të pa folura nga asnjë zë vajze në botë. Mbas asaj dite, unë e prisja po tek ai vend, pastaj e përcillja deri afër shkollës. Era e pëlqente praninë time, dhe cdo ditë dic priste, që unë nuk mund ta përktheja në sytë e saj e në gjithë qeshjen e asaj fytyre…

****************

Vala e ikjes më rrëmbeu edhe mua e më përplasi në porta e hallit. Larg Eres. Kur e mblodha veten e u stabilizova disi, e para gjë që bëra ishte letër Erës…E gdhiva atë mbrëmje, s’e ndjeva natën deri në, mëngjes. Shkruaja e shkruaja fjalë që nuk I kisha folur asnjëherë. E mbusha një letër të madhe me nuk e di sa faqe e ia dërgova. Që të nesërmen e dërgesës prisja përgjigje …Prisja sikur Era të ishte aty mbas derës e të lexonte letrën time të më kthente përgjigje pa marrë frymë …
Por përgjigja nuk erdhi. Unë prita e prita e u mësova me pritjen time …Kaloi një vit. Era më dilte gjithmonë në ëndërr. Ënddrra më tërbonte e më lumturonte me brengën tek fyti.
U dashurova me ëndrrat e mia.
Një ditë tek stacioni i autobuzit Athinë –Kakavijë ( Ku shkova mos takoja ndonjë të njohur për të dërguar një pako familjes dhe letrën e dytë Erës mbas një viti e gjysëm ) u ndesha me një vajzë ...
O perëndi ishte Era.
-Era!
Ajo qëndroi e më pa, por jo me sytë e saj ... Nuk qeshnin më ata sy... As qepallat, as vetullat, asgjë nuk qeshte , ose më saktë nuk ishte fytyra e saj.
Vetëm zëri dicka kishte ai zë:
-Ju Agroni jeni?
-Po unë jam.
-Nuk të njoha fare- foli ajo përsëri me një indiferencë fyese...
-Më fal Era por unë të kam shkruar ... unë jam ai.Gjithmonë të kam parë në ëndër …( thashë e disa fjalë të tjera , me më pak vlerë se këto).
-Por më ke shkruar vetëm një letër. Një letër në një vit. Je lodhur shumë me mua ...Sa mundi të t ë ngrohë një letër? Ti ike kur nuk duhej. ( zëri i saj u bë më i vërtetë ). Kur unë të doja ti u largove e u harrove. –Largësia e ka shtuar dashurinë time- u hodha unë menjëherë.
-Ti nuk e vlerësove dashurinë time, as dashurinë tënde nuk e vlerësove. Nuk jetohet me kujtime Agron, as me ëndrra-
-Unë të dua Era, të dua!
-Lulja e do ujin pa u vyshkur-foli ajo dhe u largua...
Mars 1997
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi