Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seks e pare për Mister

Shko poshtë

Seks e pare për Mister Empty Seks e pare për Mister

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 1:13 am

Seks e pare për Mister

Seks e pare për Mister Pol1-490x320
Shërbime seksuale dhe para. Në rast të plotësimit të këtij kushti, një i ri nga Gjakova ka mundur të shpallet Mister-Internacional Kosova 2009. Drejtori i OJQ “Arti”, Kreshnik H. nga Gjakova, është arrestuar nga policia, nën dyshimin se i ka kërkuar një të riu 1300 euro dhe seks, në këmbim të zgjedhjes së tij Mister Internacional Kosova 2009.

Nga Nebih Maxhuni

I vetmi kusht që një i ri nga Gjakova të zgjidhet Mister-Internacional Kosova për vitin 2009, ka qenë që ai të bëjë seks dhe të ofrojë para për drejtorin e një OJQ-je që ka organizuar spektaklin.

Kreshnik H. nga Gjakova është arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se një qytetari nga Gjakova i ka kërkuar shumën prej 1300 eurosh në këmbim të zgjidhjes së tij Mister- Internacional Kosova 2009.

Ky i arrestuar, në cilësinë e të dyshuarit ka qenë drejtori – koordinator i një OJQ-ja që ka organizuar spektaklin, i cili ishte planifikuar të mbahej nesër në Gjakovë.

Policia thotë se ka gjetur fakte të mjaftueshme se i arrestuari ka kërkuar të holla nga viktima, me qëllim që ai të zgjidhej mister në spektaklin e bukurisë Mister-Internacional Kosova 2009.

“I dyshuari është arrestuar nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale marrje e ryshfetit nga neni 343 dhe tentim të shpërdorimit seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin nga neni 200 i KPK-së, ndaj qytetarit- viktimës”, tregojnë zyrtarë për media nga Policia e Kosovës.

Arrestimi i këtij personi që ka kërkuar para dhe shërbime seksuale nga një qytetar i Gjakovës, është bërë nga Drejtoria për Hetime të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë me urdhër të Prokurorisë, rreth orës 11 të paradites.

Burime të gazetës thonë se emri i organizatës joqeveritare është ”Arti” nga Gjakova dhe se Kreshnik H. është 28-vjeçar (1981).

”Viktima pas asaj që i ka kërkuar drejtori i kësaj OJQ-je, ka paraqitur rastin në polici, ku pas konsultave me Prokurorinë dhe me urdhër të prokurorit, është vendosur që ai të arrestohet”, thotë një burim i gazetës.

Sipas këtij burimi, i gjithë aksioni për arrestimin e Kreshnik H. është bërë duke u simuluar i gjithë aksioni për dhënien e të hollave nga viktima për drejtorin e OJQ-së.

“Policia ka arrestuar këtë të dyshuar duke simuluar të gjithë ngjarjen me urdhër të prokurorit. Të arrestuarit i janë dhënë të hollat e kërkuara, ku e gjithë ngjarja ka qenë nën përcjelljen e policisë. Pas kësaj, ai edhe është arrestuar”, tregon ky burim.

Drejtorit të OJQ ”Arti”, Kreshnik H., me urdhër të Prokurorisë Komunale në Prishtinë, i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh në polici.

Viktima që kishte konkurruar për Mister Internacional Kosova 2009, sipas burimeve të gazetës, nuk ka qenë i mitur.

Ky është rasti i parë i raportuar në Kosovë që të rinj që konkurrojnë për mister të kenë telashe të tilla. Shpeshherë, organizatorët e spektakleve të bukurisë për femra nuk i kishin mbajtur të gjitha premtimet për vajzën më të bukur të zgjidhur gjatë ceremonisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi