Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urim Gjata: Samari i Thyer i Edvin Rames

Shko poshtë

Urim Gjata: Samari i Thyer i Edvin Rames Empty Urim Gjata: Samari i Thyer i Edvin Rames

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 06, 2009 11:52 pm



Urim Gjata: Samari i Thyer i Edvin Rames U1_UrimGjataSamari i Thyer i Edvin Rames

Nga Urim Gjata, n/kryetar lidhja e shoqatave shqiptare ne Greqi.

Ne nje moment te veshtire per partine socialiste, qe po shendrrohet ne parti qe kerkon te identifikoje "grupet armiqesore"ne nje kohe qe per kete proces zgjedhor gjithe kush po shprehet me nota realiste per zgjegjjet e 28 Qershorit.Po perben nje problem dhe nje shqetesim shume te madh persa i perket nivelit demokratik.
Ne kete konteks ku qendrimet politike te forces me te madhe opozitare po diktohen dita dites nga bazat e interesave personale te nje indiviti te caktuar tani te njohur per publikun po arrin te behet nje kercenim shume serioz jo vetem per demokracine e brendeshme te kesaj force politike por per gjithe demokracine ne vend.
Ky kryetar i pa mandatuar i partise socialiste se bashku me miqte e tij te vjeter te lene jashte parlamentit,po mundohen te hedhin cdo dite e me teper balte per kete proces zgjedhor ne nje perpjekje tani te njohur dhe shume te deshtuar per te munduar te genjejne naivet e paket ne partine socialiste se shkaku i humbjes nuk eshte shoku Rama dhe ai duhet te jete perseri ne drejtimin e partise socialiste,dhe se vleresimet do ti beje simbas standarteve te tij.
Ky njeri qe vetem njeri nuk mund te quhet,arrin te nenvleresoje apo te mohoje dhe deklaratat e ambasadorit te shteteve te baskuara z Uidhers;
Se zgjedhjet ishin nje hap perpara.
Se procesi u zhvillua ne menyre te mire dhe te rregullt.
Do te komentoja thote z Uidhers, qe nuk pati ankime serioze mbi veprimtarine e policise,diten e zgjedhjeve.Mendoj qe sistemi i numurimit paralel,apo shume prej protokolleve te miratuara per te vezhguardhe siguruar ndershmerine e zgjedhjeve,ishin te gjitha shume te mira.Gjithshka ishte nje hap perpara.
Gjithashtu pak dite me pare, z Olli Rens u shpreh se po perserit qendrimin e shprehur dhe me pare nga Brukseli,se zgjedhjet e 28 qershorit ishin nga me te mirat ne historine e vendit,duke shenuar keshtu nje arritje pozitive ne kuadrin tani te njohur te angazhimeve te shqiperise per antaresimin ne BE.
Rama shprehet se jo se ato nuk ishin zgjedhjet me te mira te zhvilluara ne keto vite demokracie ne kete vend,por ato nuk ishin te perkryera.
Pra ketu kemi te bejme me fenomenin e njohur Rama. Fenomen sa i turpshem dhe aq qesharak duke ju vene gishtin e fajit nderkombetareve qe deklarojne me fakte dhe prova konkrete se zgjedhjet e 28 Qershorit u realizuan na perputhje me standartet nderkombetare.Pra pretendimet e binomit Rama Gjinushi keto kohet e fundit nuk kane te bejne me standartet e zgjedhjeve por me mos fitoren e tyre.
Sigurisht qe Rama e fitoj partine socialiste si telebingo pa patur dhe pa dhene asnje merite per kete force politike. Jo vetem qe nuk ndoqi vlerat e arritura te saj,por i permbysi duke i bere lesh e li te tera sepse asgje nuk i interesonte nga keto arritje te cilat me vone mund dhe do ta nzirrnin Ramen lakuriq ne syte e te majteve,shqiptareve por dhe nderkombetareve.
Sigurisht duke ndjekur idete e babajt te tij politik Ramiz Alise filloj te ndjeke strategjine e re ne dukje por te vjeter ne fak "edhe ne burri te jem edhe dashnorin ta kem"pra dikur dhe diktature dhe socializem.
Ndersa sot dhe kryetar partie dhe kryetar bashkie.
Pra as keshtu dhe as ashtu,pra si babaj i tij shpirteror.Vetem ruajtje te statukuose.Ai ne ruajtje te diktatures komuniste dhe nomeklatures se kuqe mbi shqiperine,me sloganet "as hapemi as mbyllemi" "as lindje as perendim" duke arnuar ne cdo ane per te mbajtur ne kembe tmerrin dhe krimin parti pushtet.
Me idete e pluralizmit ndermjet bashkimeve profesionale, bashkimit te rinise apo te shkrimtareve,ketyre levave ndimese te partise pushtet. Edvini tani kerkon te zbatoje keto ide ne kohe te reja.Pra duke privatizuar PSne per vete dhe klanin e tij mafioz tani te njohur,sic beri me perpara me bashkine e Tiranes e cila nuk eshte as me shume e as me pak se sa cifligu i Edvin Rames.
Pra tani duket qarte se politika e re e Edvinit ngjan me shume se dy pika uje me politiken e vjeter te liderit komunist.
Hija e unit te drejtuar nga gomere te vjeter ne kohe te reja.Absolutizmi dhe totalitarizmi.
Ri ciklimi dhe jo largimi ,-nga kongresi ne kongres-, -nga fitorja ne fitore,- eshte vecse vazhdim i rruges se babajt te tij shpirteror i cili me byrostet e tij me nga kater klase shkolle ne prag te vdekjes ju kujtua qe tja leronte me teper nenken ketij populli te rraskapitur,shkaterruar dhe bastarduar me keq se kurre, me tufezat dhe arezat,per ta mbajtur me mire ne zap.
Rama ky pinjoll me mendim dhe shpirt te zi te byroisteve, kerkon te nuseroje si nuse pa dhender,te drejtoje pa fituar,te marre apo te riciklohet ne drejtimin e PSse,sikur kjo force politike te jete e njejte me lejet e ndertimit qe ai jep ne bashkiu ne kembim te milionave euro.
Rama me klanin e tij humbes ne keto dite te zeza per te dhe ata qe e rrethojne,per te shpetuar postin pra karrigen e partise socialiste, kane marre me tonelate boje te zeze, furca te zeza, njeres te zinj, per te nzire ne kete menyre para opinionit nderkombetar vendin e tyre,zgjedhjet dhe shqiptaret qe i votuan ato,duke vene keshtu kujen per humbjen e tij te merituar.
Duke harruar se tani thirrjet e tij te zeza prej korbi sterre te zi, nuk mund te shurdhojne atmosferen e punes. Te realizimit te objektivave te vena prej Natos dhe Evropes dhe te enderruara ne shekuj nga mbare shqiptaret.

Sepse e ardhmja ka thene nje filozof i lashte Grek mbillit ne te tashmen.

Pra Edi Rama humbi ne zgjedhje, sepse si udheheqes i PSse nuk ka personalitetin e udheheqesit. Kjo eshte e gjithe analiza politike.-ketu tek ky njeri i pa pergjegjshem dhe klani mafioz i tij burojne te gjitha te keqijat e humbjes politike te PSse.

Qe nje parti te fitoje ne zgjedhje,duhet qe udheheqsi te kete personalitetin e fituesit.

Zgjedhesit,-votuesit, nuk u besojne me fjaleve,-propagandave,-demagogjive.

Udheheqesi politik u jep shpresen e se ardhmes votueseve nga lartesia e personalitetit te vet politik.
Personaliteti politik i udheheqesit perbehet nga Morali
--(te edi rama kujto fotot nudo),
--Nga ndergjegjja --(te edi rama ballafaqo akuzat per korrupsion ekonomik ne bashkine e tiranes),
-- Nga besimi i fjaleve qe thote --(kujto te edi rama riperteritjen e te njejteve fjale bosh ne cdo fshat ku brodhi me dialogun e madh),
-- Nga largpamesia politike qe rrezaton personaliteti i tij udheheqes --(kujto tek edi rama percarjen e gjithe te majtes socialiste),
--Nga mirebesimi qe defton per njerezit nr prgjithesi dhe per bashkpuntoret ne vecanti --(kujto spastrimin politik ne vete PS nga edi rama),
-- Nga gjakftotesia politike --(kujto arrogancen qytetare te edi rames ne cdo bashkebisedim me njerezit),
-- Nga imazhi politik qe ngjall tek populli per te ardhmen --(Kujto qe numuri dy i PSse eshte ministri i rendit publik te qeverise te Ramiz Alise, qe organizoj me 1991 kryengritjen e jugut per te gjakosur levizjen demokratike ne Tirane).--
Sepse edi rama - si udheheqe i PSse ne kater vitet e kaluara -nuk deshmoi asnjehere dhe asgje nga cilesite e tij qe karakterizojne Personalitetin e udheheqesit.
Edi Rama ne qofte se do ishte treguar udheheqes me largpamesi politike dhe te ishte ne krye te se majtes nuk do te kishte mungesen e 80-000 votave te LSIse
Te gjithe keta socialiste - a nuk vete karakterizohen ne loloce analistesh politikane,derisa vetpranuan dhe sot i bjene kokes me duar, sikurse dhe Kastriot Islami qe "Mbeshten pa rezerve dhe pa pengese Edi Ramen.....Dhe kur shumica kishte menduar ndryshe.
Por sot ka ardhur koha qe kritiket ne PS te njgjallin mirebesimin e antareve te kesaj force, Sepse nuk duhet te heshtin kur duhet te flasin.
Pra te thyejne filozofine e Edvin Rames se ne PS jam une pa jeni ju.Sepse sic po duket supa politike ne PS eshte thjesht nje rotacion i genjeshter politik qe po perseritet ne kete katervjecar me diktatin e ketij te fundit duke diktuar dhe detyruar kandidatet e tjere te teriqen sepse fundi i tyre do te jete i hidhur.
Pra te tjeret ata qe do te zgjedhin (ishin)kryetarin e ri ne kete force politike,do ti thurin prap lavde katervjecare dhe ne humbjen e madhe pas katervjecareve--pra do te perserisin perseri korin e madh te te soteve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi