Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Microsoft përkohësisht shpëton Word-in

Shko poshtë

Microsoft përkohësisht shpëton Word-in Empty Microsoft përkohësisht shpëton Word-in

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:26 pm

Microsoft përkohësisht shpëton Word-in

Gjykata e Apelit në Amerikë ka pranuar kërkesën e Microsoft për të shtyrë një vendim gjyqësor kontrovers që do të kishte ndaluar shitjen e aplikacionit të popullarizuar Word.


Microsoft përkohësisht shpëton Word-in Word%20(Small)

Vendimi gjyqësor, i imponuar gatë muajit gusht nga një gjykatë e qarkut me bazë në Teksas, ishte urdhëruar pasi që Microsoft është gjetur si shkelës në një patentë speciale XML, pronë nga i4i. Drejtori i i4i Loudon Owen është përgjigjur ndaj vendimit duke përmendur se gjersa Microsoft mund të ketë fituar një qëndrim të përkohshëm, kjo kompani ende duhet të përballet me një rishikim federal gjithëpërfshirës në lidhje me këtë rast. Sipas Owen, i4i pritet të vendos përmbledhjen e tyre përgjegjëse në Gjykatë, me 8 shator, 2009.
“I akuzuar Microsoft ndoshta duhet të ndalë shitjen e Word dhe Office në Shtetet e Bashkuara të Amerikës derisa të arrijë ridizajnimin e këtyre produkteve. Taktikat frikësuese të Microsoft mbi pasojat e vendimit gjyqësor nuk mund ta mbrojnë atë nga rishikimi i pashmangshëm i rastit nga Gjykata Federale e Apelit, në bazë të apelit me 23 shtator” tha Owen. “i4i ka besim se vendimi final do të jetë në favor të i4i, që përfshin një gjetje të një ndërhyrjeje të Microsoft në patentën tonë dhe një vendim gjyqësor kundrejt Microsoft Word, ishte vendimi i duhur dhe i4i do të triumfojë në apel”. Owen shtoi se koha e Microsoft eventualisht do të harxhohet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi