Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëfimi i Paris Hilton-it!

Shko poshtë

Rrëfimi i Paris Hilton-it! Empty Rrëfimi i Paris Hilton-it!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 9:44 pm

Rrëfimi i Paris Hilton-it!

E përgatiti: Diella XHOKLI
Paris Hilton pohon se të gjithat në jetën e saj vet i ka arritur. Pas seksit një netësh me Cristiano Ronaldo-n, paralajmëron martesën me një djalosh më të vjetër

Rrëfimi i Paris Hilton-it! Peras


Për të pohojnë se është ‘gjallesa’ më e pasur e përkëdhelur në botë. Megjithatë, Paris Hilton (28-vjeçare) nuk mendon që është ashtu. Ajo, në të vërtetë, në disa vitet e fundit kishte arritur që vet t’i fitojë disa milionë dollarë, dhe atë në libra, në paraqitjet në ‘party’, CD, por edhe në një film dhe atë madje në një incizim porno.
Rrëfimi i Paris Hilton-it! Pariss
Vuan për shkak të porno incizimit
Saktësisht, Paris para 6 vjetësh kishte realizuar disa lojëra seksi me të dashurin e atëhershëm Rik Solomon-in, porno-filmi „Një natë në Paris " u plasua në publik. Duke mos arritur që ta ndalojë distribuimin e këtij incizimi, Paris ishte marrë vesh-fitoi honorarin prej 400.000 dollarësh dhe të drejtën në përqindje nga fitimi që e arrin filmi. Derisa llogaria e saj na bankë çdo ditë rritet, trashëgimtarja e rrjetit të hoteleve pohon se edhe më tutje vuan për shkak të këtij skandali. ‘Edhe pse të gjithë mendojnë që ‘nuk ma ndien’ për mua kjo ishte një përvojë shumë e dhimbshme. Shumë është e rëndë kur i beson dikujt dhe të cilin e donë, ndërsa ai të bën një gjë të tillë. Ka kaluar shumë kohë, por ai incizim më mundon edhe sot’ tha Paris dhe shtoi: ‘Nuk jam e vetmja që e ka pësuar një gjë të këtillë. Në fund të fundit, për shkak të kësaj jam bërë një femër e fortë të cilën tani askush nuk mund ta lëndojë’. Sipas pohimeve të magazinës „Forbs", periudha më e suksesshme e saj në biznes ishte 2003-2004, kur i fitoi 7,5 milionë dollarë duke aktruar në film dhe televizor, në një serial, si dhe rreth 15,5 miliona nga paraqitjet e ndryshme.
Rrëfimi i Paris Hilton-it! Parisr
Krejt vet i kam arritur
‘Nuk jam e përkëdhelur. Çdo gjë në këtë jetë e kam arritur vet-‘arsyetohet’ Hilton. Në të vërtetë, ky yll me deklaratat e saja e tmerron opinionin, i cili edhe më tutje është duke vuajtur nga pasojat e krizës ekonomike. Hilton gjithnjë krenohet, se madje edhe shtazët e saja kanë një jetë të mrekullueshme, dhe për ta dëshmuar këtë, publikut ia kishte hapur dyert e shtëpisë së qenve të saj, shumë më luksoze se shtëpitë e shumë familjeve! Shtëpia vlen 325.000 dollarë dhe gjendet pas vilës së saj në Beverly Hils. Si është pritur, shtëpia është rozë, i ka dy kate, është me klimë, secila prej këtyre e ka dhomën e vet si dhe banjon. ‘Qentë kënaqen kur shtrihen në ballkon, luajnë në oborr dhe shoqërohen në dhomën e ndejës. E adhurojnë shtëpinë të cilën ua ka bërë ‘nëna’. Po ashtu kanë dëshirë edhe të rregullohen. Shokët e mi thonë që këta kanë gardërobë më të mirë se shumica e njerëzve’, thotë Paris.
Rrëfimi i Paris Hilton-it! Parisd
Së shpejti martohet
Muajt e fundit po flitet me të madhe në opinion për lidhjen e saj një natëshe me futbollistin Cristiano Ronaldo-n. Fjalët kishin filluar që nga takimi i tyre i parë në klubin në Los Anxhelos. Të pranishmit i kishin deklaruar tablloideve se Paris dhe Ronaldo nuk i kishin ndarë duart nga njëri-tjetri dhe se në pesë të mëngjesit së bashku e kishin lëshuar lokalin. Por, Paris-i e kishte ngrohur çarçafin e Ronaldo-s vetëm një natë. ‘Nuk e ka dashur lidhjen me Ronaldo-n, pasi që nuk dua që të më përshkruajnë si gruaja e futbollistit. Njerëzit kanë filluar të flasin se jemi sikur Viktoria dhe David Beckham. Nuk ka asgjë kundër tyre, por kurrë nuk do të dëshiroja që të jem bashkëshortja e futbollistit’- tha Paris. Derisa Hilton pohon se e ka lënë futbollistin pasi që është ‘gocë deti’, Cristiano nga ana e tij thotë se ai e ka lënë trashëgimtaren e pasur sepse është shumë i zënë. ‘Ajo vërtetë është ‘cool’ femër dhe se mirë kemi kaluar duke biseduar. Vetëm kam dëshiruar pushimin e shkurtër ta kalojë më së miri që mundem’, pohoi Ronaldo. Paris pas këtij ‘kiksi’ të vogël e kishte ripërtirë lidhjen me Dag Reinhart-in, i cili në rrjetin shoqëror „Twiter" kishte shkruar se kishte kaluar për mrekulli me këtë femër të bukur dhe se atë shumë e donë. Flitet që ky çift së shpejti do të martohet. ‘Do ta fejojë, por nuk mund të them saktësisht se kurrë. Nuk dëshiroj që ta prishi befasinë’, pohoi Reinhart, derisa Paris shtoi: ‘Po, ai është burri im i ardhshëm!’ Paris ishte e lidhur me modelin Jason Sho (2003) dhe pasanikun grek Paris Lacis-in (2005).
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi