Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?!

Shko poshtë

Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?! Empty Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 28, 2009 10:53 pm

Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?!

Diella XHOKLI


Michael Jackson bëri jetë ndryshe nga të tjerët. Ai me veprimet e tij të veçanta bëri që njerëzit ta adhurojnë anë e mbanë botës, dhe me të cilat do të jetë i paharrueshëm. Por shumicës së fansave të tij do t'ju mbetet "pikë në zemër", pasi që vdekja e tij vjen përpara turneut të tij të radhës në Londër pas më pak se një muaji. Koncertet që do të rikthenin edhe një herë idhullin e muzikës pop, do të zhvilloheshin nga data 13 korrik deri në mars të 2010.
Ne kemi zgjedhur 10 gjërat më të rëndësishme me të cilat do ta kujtojmë atë.
Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?! 11

1. The Jackson 5 në “ The Ed Sullivan show”: Michael Jackson ishte vetëm 11 vjeç kur për herë të parë doli në skenë me grupin Jackson 5. Ata performuan së bashku këngën “ I want you back “. Kjo ndodhi në “Ed Sullivan show”, dhe ishte një fillim i mbarë sepse performanca e tyre bëri që kënga të vendoset në maje të toplistave, dhe e drejtoi artistin e ri Michael drejt rrugës se yjeve.
Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?! 21
2. “The wiz”-Në vitin 1978 Michael iu bashkua filmit “The wiz”, në të cilin luajti rolin e gogolit të stërholluar e të ngadalshëm. Me rolin e tij ai mori shumë lëvdata nga njerëz të shquar të cilët e vlerësuan si një performancë të shkëlqyer dhe mbresëlënëse.
Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?! 31
3. “Thriller”-video spoti i tij 13 minutësh “Thriller” arriti shikueshmërinë më të lartë të asajkohe . Michael ishte i vetmi person që mundi ta bëj mumjen të kërcej pop dhe të duket bukur. Aq shumë pati ndikim në njerëz sa të gjithë, në rrugë apo në shtëpitë e tyre bënin “thrillerin” nga mënyra e tyre. Xhaketa e tij e kuqe, sytë e verdhë, mumiet ritmike, ujqit frikësues, ishin këto pjesë e koreografisë së mrekullueshme të këtij video spoti. Të gjitha këto bënë që “The guinness world records” ta shpall si videospotin më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?! 41

4. “We are the world”: Në vitin 1985 Michael me shumë bashkëpunëtorë si: Quincy Jones, Diana Ross, Lionel Richie, Stivie Wonder, Bruce Springesteen etj realizuan këngën ”We are the world”, që kishte për qëllim sensibilizimin e opinionit dhe mbledhjen e parave për të lehtësuar gjendjen e të sëmurëve dhe atyre që vuanin nga uria në Afrikë.

Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?! 51
5. Shoku i tij: Por natyrisht, mbreti i popit nuk ishte vetëm yll por edhe një shok i mirë. Në 1985 ai adaptoi një shimpanzë me emrin Bubbles nga një institut për kërkimin e kancerit. Për një kohë, ata u bënë të pandashëm. Dyshja u bë ikona, dhe në vitin 1998, Jeff Koons bëri prej porcelani tri statuja të Michael dhe Bubbles, të cilat u vlerësuan me nga në 250.000 dollarë secila. Fakt qesharak: Bubbles u prezantua nga Michael gjatë regjistrimit të albumit "Bad". Ky album ishte i mrekullueshëm, prandaj një pjesë e suksesit i takon edhe Bubblet për kontributin e tij.
Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?! 61
6. "Capiten EO": The Jonas Brothers në këtë maj kanë fituar tituj për "3-D Koncertet me Përvoja", por Michael Jackson këtë “terren” e kishte shkelur më shumë se dy dekada më parë. Në mes të viteve ‘80 MJ e realizoi këtë në 3-D nëpërmjet "Capiten EO,", Francis Ford Coppola-e kishte drejtuar këtë gjë dhe kjo përvojë Sci-fi u luajt ekskluzivisht në parqet e Disneyt. Michael u prezantua me fjalët "Ne jemi këtu për të ndryshuar botën!" Dhe ai këtë e bëri. Filmi - "Star wars"- zgjati 17 minuta dhe ishte një përzierje e efekteve speciale, mjegullës, laserëve të ndryshëm, dhe me këtë gjë Michael e fitoi “tiparin dallues” “Moonwalking”- i cili ishte pari i këtij lloji.
Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?! 71
7. The Moonwalk: Hapat e parë të Neil Armstrong tashmë ishin 14 vjet prapa dhe “nën hije”, kur Michael Jackson e realizoi “Moonwalk-n” (i pari video incizim që masa e kishte parë këtu, rreth 3:41, kur e gjitha kjo shkojë në mënyrë balistike). Buzëqeshja e tij e butë, graviteti i cilësuar “so-cool”, lëvizjet karakteristike që ai i servojë masës, i bëri që adhuruesit “të çmenden”, dhe ky moment të jetë i paharruar dhe të mbetet në histori. Ky vallëzim u bë objekt frymëzimi për filmin film, "Moonwalker”.
Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?! 81
8. Pjesëmarrja në Oskar me Madonnan: Kur ju jeni gjëja më e madhe që e ka “goditur” skenën e pop kulturës, çka ju mbetet tjetër në qoftë se keni biletë për pjesëmarrje në Oscar? Natyrisht që të keni përkrah një ikonë femër e cila kishte bërë tashmë epokë. Më 1991, Michael dhe Madonna shkuan së bashku në Oscar, duke shkaktuar një valë dhe interesim të madh të medias që Brangelina këtë gjë kurrë nuk mund të ëndërrojnë. Derisa Madonna kishte “vjedhur” stilin e të veshurit të Marilyn Monroes ku kishte një fustan të bardhë, Michael kishte dalë me një kostum të bardhë me një xhaketë, një diamant masiv, çizme si dhe dy dorashka të zeza. Ai është ndoshta i vetmi person në histori që mund të thonë se ishte jashtë stilit të Madonnas.
Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?! 91
9. Puthja në skenë me Lisa Marie Presley: Ata puthen ... Michael Jackson dhe Lisa Marie ishin puthur në MTV Video Music Awards në vitin 1994. Të sapo martuar dhe mjaft të diskutueshëm ky çift doli në skenë dorë më dorë para turmës që i shikonte. Jackson tha: "Ashtu mendojnë: Askush nuk do të mendojë se kjo është e fundit" dhe ia dha një puthje “epike” Lisa Maries në buzë. Çifti u nda më vonë, por ky ishte një moment i madh për TV-në.
Cilat janë 10 gjërat me të cilat do ta kujtojmë Michael Jackson-in?! 101
10. Turneu rikthyes: Pas disa viteve të kaluara në Neverland në fermë, Michael njoftoi rikthimin e tij para të tifozëve të etur dhe të mediave. Ai këtë e quajti "thirrjen përfundimtar për të larguar mjegullën", duke thënë, "Këto do të jenë shout e mia përfundimtare që do t’i këndojë në Londër."Kjo është ajo që 'vërtetë do të thotë diçka’ dhe unë do t’i performojë këngët që adhuruesit e mia i duan nga unë. Do të shihemi në korrik dhe unë ju dua shumë", ishin fjalët e tij. Biletat e turneu ishin shitur brenda një ore, dhe kanë lënë shumë shpresë për rikthimin e tij për të gjithë që e prisnin. Që nga dita e vdekjes së tij, ky turneu mbeti vetëm tri javë larg.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi