Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thaçi rithekson: Për institucionet e Kosovës çështja e protokollit është e mbyllur

Shko poshtë

Thaçi rithekson: Për institucionet e Kosovës çështja e protokollit është e mbyllur Empty Thaçi rithekson: Për institucionet e Kosovës çështja e protokollit është e mbyllur

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 08, 2009 8:58 pm

Thaçi rithekson: Për institucionet e Kosovës çështja e protokollit është e mbyllur



Thaçi rithekson: Për institucionet e Kosovës çështja e protokollit është e mbyllur ---thaci



Prishtinë, 8 shtator 2009
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar dhe në shoqëri të kryetarit të komunës, Ramadan Muja, ka vazhduar edhe sot serinë e zgjerimit të hapësirave të gjelbëruara, kësaj radhe në qytetin e Prizrenit. ku ka përuruar disa parqe, ndërkohë ka inspektuar edhe punimet qe po bëhen në infrastrukturën rrugore dhe në kanalizmin e qytetit.
Gjate rrugëtimit të tij këmbë nëpër lagjen Jeni Mahallë, Lakuriq, por edhe Tusus të Prizrenit, kryeministri Hashim Thaçi u takua dhe bashkëbisedoi edhe me qytetarët e shumtë të cilit kishin dalë për ta pritur.
Rreth 3 hektarë hapësirë e gjelbëruar, e shtrirë në lagje të ndryshme të Prizrenit, kanë përjetuar sot mbjelljen e fidaneve nga kryeministri Thaçi, ministri Yagcilar dhe kryetari i komunës së Prizrenit, Muja.

Kryeministri Thaçi gjatë vizitës në Prizren i është përgjigjur edhe interesimit të medias lidhur me rezultatet e mundshme të zgjedhjeve komunale të 15 nëntorit.

“Është herët të flitet për rezultate, këtë duhet t’ua lëmë sovranit me 15 nëntor, të angazhohemi në agjendën shtetërore...”, ka thënë kryeministri Thaçi.
Duke theksuar vazhdimin e investimeve qeveritare në qytetin e Prizrenit, në ngritjen e mirëqenies për qytetarët, kryeministri Thaçi ka rikujtuar se së shpejti do të fillohet të punohet në projektin e autostradës Morinë-Prizren-Prishtinë, e cila, siç tha kryeministri, krijon mundësi të reja punësimi dhe përveç kësaj edhe prurjen e qytetit të Prizrenit më afër bregdetit dhe më afër Prishtinës.
Gjatë vizitës në qytetin me vlera të larta të trashëgimisë kulturore, kryeministri Thaçi ka thënë se qyteti i Prizrenit është qytet model i ndryshimit për të mirë, ashtu siç është model i bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike. Z.Thaçi, me këtë rast ka përgëzuar udhëheqjen komunale për të arriturat në Prizren, duke ofruar përkrahjen e plotë të qeverisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi