Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Shqipëria në luftë të pakompromis kundër korrupsionit

Shko poshtë

Berisha: Shqipëria në luftë të pakompromis kundër korrupsionit Empty Berisha: Shqipëria në luftë të pakompromis kundër korrupsionit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Oct 21, 2009 11:21 pm

Berisha: Shqipëria në luftë të pakompromis kundër korrupsionit

Nëpërmjet masave sa më efikase do të synohet të zmbrapset sa më shumë presioni i korrupsionit në tatime, në dogana, në polici dhe në të gjitha institucionet e tjera.


Berisha: Shqipëria në luftë të pakompromis kundër korrupsionit BERISSSHA
Kryeministri Berisha: Progres Raporti fakton se në Shqipëri ka një vullnet politik për të luftuar korrupsionin

Kryeministri ka përshëndetur evidentimin e vullnetit të ekzekutivit për të luftuar korrupsionin edhe në raportin e KE-së, ndërkohë që ka garantuar se edhe më tej, nëpërmjet masave sa më efikase do të synohet të zmbrapset sa më shumë presioni i korrupsionit në tatime, në dogana, në polici dhe në të gjitha institucionet e tjera
“Raporti fakton se në Shqipëri ka një vullnet politik për të luftuar korrupsionin”, u shpreh Kryeministri Berisha , duke folur për Progres Raportin, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kryeministri tha se është shumë e rëndësishme që në raport theksohet se Shqipëria vazhdon luftën kundër korrupsionit, si një prioritet kyç i partneritetit evropian. Kryeministri kërkoi nga ministrat e kabinetit shqyrtimin e çdo procedure të veprimtarisë së qeverisë dhe institucioneve të saj, për ta nxjerrë jashtë korrupsionit, nëpërmjet reformave. “Cilido që të jetë çmimi i këtyre reformave në rast se ato parandalojnë korrupsionin, ju garantoj se janë të dobishme.” - tha kryeministri. Ai u shpreh se procesi i dixhitalizmit do t
l; ketë përparësi absolute për të bërë sa më transparente dhe për të minimizuar problemet që shfaqen në hipoteka apo në komisionin e kthimit të pronave.
Ndër të tjera, kryeministri theksoi se nëpërmjet masave sa më efikase do të synohet të zmbrapset sa më shumë presioni i korrupsionit në tatime, në dogana, në polici dhe në të gjitha institucionet e tjera. Duke u ndalur tek prokurimet elektronike, kryeministri u shpreh se Departamenti i antikorrupsionit do të shqyrtojë me imtësi të gjitha prokurimet e ofruara me çmimin më të ulët dhe shumica e tyre do ti dërgohet organit të prokurorisë për një vlerësim. “Departamenti i kontrollit ka marrë porosi të prerë që të rikontrollojë çdo ofertë të çmimeve të ulëta e cila hidhet poshtë dhe cdo gjë që do të rezultojë pa bazë solide ligjore do ti kalojë autoritetit të prokurorisë. Në këtë mënyrë u shpreh kryeministri shmangen spekulimet dhe veprohet në dobi të interesit publik.
Më tej, Kryeministri u shpreh, lidhur me këtë çështje: “Raporti fakton se në Shqipëri ka një vullnet politik për të luftuar korrupsionin. Në Raport theksohet se Shqipëria vazhdon luftën kundër korrupsionit, si një prioritet kyç i partneritetit evropian. Zotërinj ministra është në detyrimin tonë më madhor që të shqyrtojmë çdo procedurë të veprimtarisë së kësaj qeverie dhe institucioneve të saj për ta nxjerrë atë jashtë korrupsionit nëpërmjet reformave. Cilido që të jetë çmimi i këtyre reformave në rast se ato parandalojnë korrupsionin, ju garantoj se janë të dobishme. Ndaj dhe kur theksova këtë, e theksova për një moment inkurajimi për ne, vlerësimi për punën tonë, por ne kemi punë shumë të madhe për të bërë me çdo gjë. Duke marrë një nga një çdo procedurë dhe duke u përpjekur ta bëjmë të papërshkueshme nga korrupsioni. Po marr një shembull. Sukses i madh është arritur dhe njihet nga raporti për pranimet universitare, por nuk është absolutisht ky sukses në provimet universitare. Prandaj edhe në qoftë se gjejmë forma të cilat në pamje të parë duken edhe më të cekta, në se ato përjashtojnë korrupsionin, janë dhjetë herë më të mira se këto që lejojnë korrupsionin në provime. Objektivi ynë madhor, pas atij që kemi arritur me pranimet në universitet, do të jenë provimet universitare. Ka shumë metoda. Atje ku mund të përdoren ato metoda, të cilat u përdorën për pranimet në universitet, ne jemi të fituar. Dua të përmend këtu problemet madhore që kemi me hipotekat dhe komisionet e kthimit të pronave. Zoti Ministër, cilido që të jetë çmimi i dixhitalizmit ne do ta realizojmë atë në kohë rekord dhe do të përdorim çdo metodë, e cila e bën atë veprimtari transparente dhe parandalon presionin e tmerrshëm të sekserëve, falsifikatorëve, rryshfetmarrësve, etj. Ne kemi krijuar një traditë të shkëlqyer në prokurimet elektronike. Ne do të përdorim format më eficente , më transparente në koncesione. Në të gjitha praktikat në mbështetje të bujqësisë duhet të dominojë transparenca. Korrupsioni është një problem serioz edhe në fushën e shëndetësisë. Me zotin Petrit po i shohim të gjitha modalitetet, duke vendosur luftën kundër tij prioritetin e të gjitha prioriteteve. Po kështu në ministrinë e mjedisit. Në Ministrinë e Brendshme, policia e shtetit ka bërë dhe vazhdon të bëjë një luftë konstante kundër prekjes së saj nga krimi dhe korrupsioni, por kjo luftë duhet të jetë shumë më efikase dhe është e domosdoshme që të përcaktohen të gjitha procedurat të atilla që të parandalohet ryshfeti. Po bëjmë sportelin unik dhe kjo është një fitore në këtë drejtim sepse sapo dikush i shpëtonte njërit që kërkonte ryshfet, pak më tutje do ti dilte dikush tjetër që i kërkonte ryshfetin. Duhet të vendoset me urgjencë sistemi i kamerave jo vetëm brenda territorit, por edhe jashtë territorit. Syri elektronik duhet të kapë çdo qoshe. Ne duhet ta zmbrapsim gjithnjë e më shumë presionin e korrupsionit në tatime, në dogana, në polici dhe në të gjitha institucionet e tjera. Prokurimet janë elektronike. Departamenti i antikorrupsionit ka marrë dhe do marrë porosi që të gjitha prokurimet me çmimin më të ulët ti refuzojë. Të shqyrtohen me imtësi dhe shumica e tyre ti dërgohen organit të prokurorisë për një vlerësim. Nuk them se ato janë gjithnjë më të mirat sepse kjo do ti hapte rrugën një spekulimi të madh, por çmimi juaj do të vlerësohet me seriozitetin më të madh, jo të hidhet poshtë për një germë dhe për një presje. Interesi publik predominon. Ligji do të zbatohet ,por do të zbatohet dhe në përputhje me interesin publik. Çmimi më i ulët nuk ligjëron që ky prokurim do të merret gjithnjë për bazë. Departamenti i kontrollit ka marrë porosi të prerë që të rikontrollojë çdo ofertë të çmimeve të ulëta, e cila hidhet poshtë dhe çdo gjë që do të rezultojë pa bazë solide ligjore do ti kalojë autoritetit të prokurorisë. Unë e kuptoj që ministrat nuk kanë përfshirje në procesin e prokurimeve, por për rastet e prokurimeve me çmimin më të ulët ministrat duhet të japin porosi të prera autoriteteve kontraktuese që të jenë shumë të vëmendshëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi