Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fillojnë edhe njëherë

Shko poshtë

Fillojnë edhe njëherë Empty Fillojnë edhe njëherë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 10, 2009 12:44 am

Fillojnë edhe njëherë
Pas sa jave telashesh të shkaktuara nga serbët në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë, të martën dita ka kaluar e qetë. Serbët këtë ditë nuk kanë protestuar si zakonisht, kështu shqiptarët kanë rinisur pa probleme ndërtimin e shtëpive të tyre. Mirëpo, situata nuk mbetet e qetë në tërë Mitrovicën. Një shpërthim ka ndodhur në veri



Fillojnë edhe njëherë Petrit_rrahmani_-_kroi_i_vitakut_-490x320

Nga Besiana Xharra


Edhe pse Eulex-i ka dhënë leje para disa dite që shqiptarët mund të punojnë në ndërtimin e shtëpive të tyre në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë, punimet kanë nisur normalisht vetëm mesditën e së martës.

Telashet e serbëve duke insistuar në ndërprerjen punimeve, nuk janë ndalur deri dje. Mirëpo, sipas punëtorëve të kësaj lagjeje, të martën për çudi nuk ka pasur as protesta as kurrfarë telashesh. “Rreth orës 14 kemi hyrë afër vitakëve, jemi duke bërë pastrimin, pasi që deri tash nuk kemi mujt me hy prej Eulex-it”, tha Musa Haliti, banues i kësaj lagjeje dhe kontrollues i punimeve.

Sipas tij, këtë ditë as nuk ka pasur protesta as Eulexi nuk ka qëndruar aty për t’i bllokuar. “Vetëm Policia e Kosovës është duke na ruajtur për çdo rrezik që mund të na shfaqet prej serbëve, përndryshe punët po shkojnë mirë dhe tash për tash”, tha ai.

Një ditë më herët, të hënën, serbët përmes protestave kundërshtuan rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve. Protesta është mbajtur në të ashtuquajturin “Sheshi Shumadija”, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Nebojsa Minic, njëri nga përfaqësuesit e serbëve të lagjes “Kroi i Vitakut”, ka kërkuar që parimi i kthimit të jetë i barabartë për të gjithë, pa dallim vendi dhe nacionaliteti.

Pastaj është kërkuar që Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës të jetë në zinxhirin komandues të EULEX-it e jo nga qendra në Prishtinë. Mirëpo, protesta ku morën pjesë rreth 100 persona, ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident.

Për zëdhënësin e EULEX-it, Hans Clasing, protestat janë e drejtë e qytetarëve dhe ato nuk mund të ndalen. “Na vjen mirë që protesta ka qenë e qetë dhe konsideroj se protesta është elementi kryesor i një shoqërie demokratike”, tha Clasing.

Për kryetarin e Mitrovicës Bajram Rexhepi, edhe pse pajtohet se të gjithë kanë të drejtë proteste, ai thotë se në këtë rast kërkesat e serbëve për ndërprerjen e procesit të rindërtimit reflektojnë tendencat e strukturave paralele që ligjin ta bëjnë sipas qejfit të tyre.

“Vetë motoja e protestës ‘Kundër rindërtimit dhe kundër EULEX-it’, tregon absurditetin me të cilin udhëhiqet Këshilli Nacional Serb dhe strukturat paralele në veri”, tha Rexhepi.
Një banor i kësaj lagjeje tha se sa i përket Eulex-it, serbët mund të gjuajnë edhe bomba e në fund të thuhet se është e drejtë e çdo qytetari.

Duke e parë ecurinë e punëve të Eulex-it është zhgënjyer shumë pasi që asnjëherë nuk kanë penguar serbët, të cilët vazhdimisht kanë penguar punimet. “Sot fatmirësisht situata është qetë, por jo se na ndihmoi Eulexi, por për çudi serbët nuk dolën për të penguar si herëve tjera. Sa i përket Eulexit, ata kanë qëndruar këtu vetëm për t’i përkrahur serbët, thua se ne jemi ata që kemi bërë telashe”, tha ky banor.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi