Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fshehtësia e martesës së lumtur, shtretërit e ndarë

Shko poshtë

Fshehtësia e martesës së lumtur, shtretërit e ndarë Empty Fshehtësia e martesës së lumtur, shtretërit e ndarë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 12:55 pm

Fshehtësia e martesës së lumtur, shtretërit e ndarë

E përgatiti: Diella XHOKLI
Nëse dëshironi martesë të gjatë dhe të lumtur, filloni të flini në shtretër të ndarë, këshillojnë ekspertët. Përveç që kjo renditje e fjetjes së partnerëve do t’u sjell ‘ëndërrim’ më të mirë, do të evitojë edhe ngatërresat e vazhdueshme për mbulesën dhe pozitën në shtrat


Fshehtësia e martesës së lumtur, shtretërit e ndarë Fjetja


Dr. Neil Stanley cili e hulumton të fjeturit pohon se fjetja e ndarë ka një ndikim të madh në shëndetin e partnerëve, por edhe në lidhjen e tyre dhe kështu do t’ua zvogëlojë rrezikun nga sulmi në zemër dhe tru. 'Gjumi i keq ndikon negativisht në shëndetin fizik, mental dhe emocional të njeriut. Nëse e keni mirë të flini më partnerin dhe mundeni që të ngopeni me gjumë të mirë dhe kualitativ, atëherë mos ndryshoni asgjë.
Fshehtësia e martesës së lumtur, shtretërit e ndarë Gjumia
Por nëse nuk ndiheni ‘rehatshëm’ patjetër flini në shtretër të ndarë, pasi që kjo gjë do t’u ndihmojë te dyve', këshillon dr. Stanley. Problemi qëndron në atë se njëri nga bashkëshortët gërhet, dhe për këtë nuk të ndihmon as shtrati i ndarë. Dr. Stanley këshillon që partnerët në këtë rast të flenë në dhoma të ndara. Eksperti për gjumin edhe vet i implemton këto këshilla dhe nuk flenë në dhomën e njëjtë me gruan e tij. Në këtë mënyrë dëshiron që ta dëshmojë vlerën e zbulimit të tij, e cila thotë që gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Shumë studime e vërtetojnë tezën e dr. Stanley-t. Shtatë nga tetë orë të gjumit kualitativ dhe të pandërprerë i siguron njeriut një jetë të gjatë dhe të shëndetshme.
Fshehtësia e martesës së lumtur, shtretërit e ndarë Gjume
Siç qëndrojnë punët tani, duhet se fjetja e mirë mund ta shpëtojë edhe martesën. Dr. Stanely tha që bashkëshortët nuk kanë fjetur gjithmonë në dhoma të njëjta dhe në shtretër të njëjtë dhe se kjo traditë është ‘futur në përdorim’ në kohën e revolucionit industrial. Ai tha që në atë kohë njerëzit janë zhvendosur në qytet dhe banesat kanë qenë të vogla, kështu që janë detyruar që ta ‘kursejnë’ hapësirën. Ai mendon që ka ardhur kohë e re dhe se njerëzit duhet që ta ‘përqafojnë’ mënyrën e fjetjes së ndarë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi