Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT

3 posters

Shko poshtë

SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT Empty SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 06, 2009 7:45 pm

SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT



7 mënyra që të humbni SHUMË në 2009!


Këtë vit ndryshoni mendimet dhe dëshirat. Mos bëni plane të mëdha se gjatë këtij viti do të humbni 20 kilogramë, në vend të saj, vendosmërisht punoni në qëllime më të vogla dhe të aritshme…cdo ditë.
Mos bëni rezoluta “Do të humbas 20 kilogramë”. Ajo është shumë rëndë të arrihet. Në vend të saj mendoni të humbni NJË kilogramë, dhe “Do ta bëjë atë me ndryshim në ushqimin e mëngjesit.” Kur t’a arrini këtë, mendoni të humbni kilogramin e DYTË, duke vazhduar me mëngjesin e shëndetshëm dhe kësaj duke ja shtuar edhe shetitjen, cdo ditë. Atëherë mendoni ta humbni edhe kilogramin e TRETË, etj, etj… Ju garantoj, ndryshimet ju sjellin një ndryshimë të dukshëm në peshën tuaj…e cila mbetet e pandryshueshme nëse vazhdoni me të njejtin ritëm.
Ju do të keni sukses vetëm me disa ndryshime të vogla në përditshmërinë tuaj. Ndëgjoni, kjo gjë nuk ndodh automatikisht…ndodh cdo ditë nga pak, cdo ditë nga një kilogram më pak. Vetëm këtë vit provoni në këtë mënyrë. Ndryshimet e vogla ju pguajnë kohën e gjatë. Këto rezoluta mund të bëhen pa ndonjë plan dhe për këtë nuk keni nevojë t’I premtoni askujt se do të dobësoheni. Këto janë ndryshime të vogla, mirëpo nëse ja premtoni vetes se do ti bëni, do të jeni më të shëndetshëm dhe më të dobët deri në Janar të vitit 2010.
1. LËVIZNI! Caktoni kohë për aktivitete cdo ditë. Nuk keni nevojë të regjistroheni në gjimnastikë, ose të bëheni billderë, mirëpo vërtet duhet të lëvizni. Filloni makinën së paku një herë në ditë, dhe dilni jashtë lëvizni minimum 25 minuta. Është e thjeshtë sit ë dilni nga shtëpia dhe vetëm të shëtisni në lagjen tuaj, ose mund t’a lëshoni radion dhe të filloni të vallëzoni në kuzhinë! Sidoqoftë, ushtrimet mundësojnë zbritje të sigurtë të kilogramëve. Dike I humbur kilogramët do të vëreni se keni më shumë energji.
2. ZGJIDHNI! Zgjidhni një copë të pemës e jo gjus; zgjidhni bukën e zezë në vend të asaj të bardhës;e kështu me radhë….. Ushqimi I zgjedhur ju mundëson të jeni të plotë dhe gradualisht e risin sheqerin në gjak.
3. MË PAK YNDYRA! Shiqoni… Nuk them “aspak yndyra.” Yndyrat dhe sheqerërat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një masë e caktuar e tyre cdo ditë. Sidoqoftë, mirëpo jot ë gjitha yndyrërat dhe sheqerërat janë të njejtë! Yndyrërat menjëherë rradhiten në qelizat e yndyrërave, dhe paraqesin karbohidrate dhe proteina të dyfishta, kështu që duhet të zgjidhni me kujdes.
4. BALANCA! Balanconi dietën tuaj; të gjitha ushqimet mund ti vendosim në dietë të shëndetshme – bëhet fjalë vetëm për shumën dhe mënyrën e pregatitjes në të cilën duhet të keni kujdes. Mos hani ushqim të njejtë cdo ditë, provoni pemë dhe zarzavate të ndryshme. Cdo javë provoni pemë që nuk e keni provuar më parë, ose që nuk e keni provuar gjatë kohë. Provoni kivi, mango…disa prej tyre mundësojnë më tepër se portokalli ose molla.
5. PLANIFIKONI! Ndryshimi nuk është I lehtë, mirëpo kur keni ushqim dhe përbërjen e tyre në duart e juaja, atëherë mesiguri do ti zgjidhni ato që janë më të suksesshme. Posacërisht në fillim, printoni menynë e juaj javore dhe listën e shopingut kështu që do të bleni vetëm gjërat e shënuara dhe ato më të shëndetshmet. Shopingu me listë është një strategji vërtet e mirë që të I përmbaheni programit të planifikuar, dhe njëherit kursen kohë, gjithashtu.
6. RELAXOHUNI! Kjo gjë është shumë e rëndësishme. Planifikoni të kaloni 5-10 minuta cdo mëngjes, dhe para se të fleni: merrni frymë thellë, rrotulloni krahun dhe clironi të gjitha muskujt, duke filluar nga gishtat e dorës, pastaj krahët, e kështu me radhë deri në gishtat e këmbëve. Kjo do ta qetësojë trupin tuaj, dhe do të ju dhurojë më tepër energji.
7. SJELLJE! Humbja e kilogramëve nuk është pozitë cdo gjë ose asgjë. Në vend që të thuani, "Do ta ha këtë copë të tortës, mirëpo ndoshta edhe ato kollacet aty afër" mësoni që sjellja juaj të reflektohet në filozofinë tuaj të re të kontrollit. Të gjitha ushqimet mund ti plotësoni në dietën tuaj … mirëpo disa mund ti hani cdo ditë e të tjerat vetëm në raste të vecanta. Ushqimin bëre shok, dhe nuk do ta keqpërdorni më tutje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT Empty Re: SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT

Mesazh nga Rrebele Sat Jan 10, 2009 6:21 pm

E sa shume keshill ka per te humbe peshen e trupit, po si nuk gjeta nje per te shtuar ore. 
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT Empty Re: SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT

Mesazh nga Saranda Mon Feb 02, 2009 1:09 am

Per te fitu pesh asht shum leht,me hanger dhe me fjetê...
akullroja te shendosh,bananet,buka e bardh,qumshti , djathi hollandez ...birra, arrat, orizi sidomos sytlijash (tomel e oriz) pite me maz .............

per mu lig pasi ti kesh hanger te gjitha duhet me ja nis me ganger UJ...

Saranda

Numri i postimeve : 4
Registration date : 21/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT Empty Re: SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi